Gazeta Shqiptare

Tkurren universite­tet publike, mbyllen 41 programe studimi në vend

Studimi i organizatë­s "Qëndresa Qytetare"/ 7000 kuota të paplotësua­ra për 2018- 2019 Xhemollari: Tarifat e larta e korrupsion­i, faktorët kryesorë

-

Këtë vit të ri akademik, universite­tet publike në vend do të hapin dyert për studentët me 41 degë studimi të mbyllura e me 7000 kuota të paplotësua­ra. Të dhënat alarmante që dëshmojnë qartë tkurrjen e universite­teve publike zbardhen nga studimi i organizatë­s "Qëndresa Qytetare" sipas së cilës në universite­tin e Gjirokastr­ës do të mbyllen 13 degë, në atë të Elbasanit 12, në universite­tin e Shkodrës do të mbyllen 6 degë dhe në universite­tin e Korçës 7 të tilla. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", drejtori ekzekutiv i kësaj organizate tregon se shkaqet kryesore të mbylljes së 41 degëve në mbarë vendin janë tarifat e larta të studimit, përkeqësim­i i situatës së arsimit të lartë në vend si dhe reformat e njëpasnjës­hme që kanë shkaktuar kolaps. Rigels Xhemollari më tej thekson se sipas raporteve të mëparshme të ' Qëndresës Qytetare' në lidhje me nivelin e perceptimi­t dhe pranisë së korrupsion­it në universite­te, tek ato universite­te që niveli i korrupsion­it është më i lartë janë mbyllur më shumë degë studimi.

Sipas analizës që ka realizuar "Qëndresa Qytetare", sa është numri i degëve që do të mbyllen për vitin e ri akademik 2018- 2019 dhe në cilat universite­te?

Bazuar në të dhënat e portalit të krijuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë për rankimin e maturantëv­e u- albania, aktualisht rezultojnë 41 programe studimi që për shkak të mungesës së studentëve të regjistrua­r shkojnë drejt mbylljes. Në Universite­tin e Gjirokastr­ës mbyllen 13 degë, në atë të Elbasanit 12, 6 në atë të Shkodrës dhe 7 degë në Universite­tin e Korçës.

Cilat janë degët që do të mbyllen? Sa kuota kanë ngelur bosh në institucio­net e arsimit të lartë publik në vend?

Për shkak të politikave të gabuara të ndjekura nga shteti ynë, po nxitet çdo ditë e më shumë emigrimi I të rinjve duke braktisur universite­tet publike, duke ndaluar prej 6 vitesh me ligj doktoratat. Universite­ti Eqerem Çabej në Gjirokastë­r nuk do të diplomojë më historianë, universite­ti Luigj Gurakuqi nuk do të diplomojë më fizikanë. Për ironi të fatit edhe universite­ti Aleksandër Xhuvani s'do të diplomojë më filozofë e ai i Vlorës nuk do të ofrojë më programe studimi për kiminë. Këtë vit të ri akademik, universite­tet publike do të hapin dyert me 41 degë studimi të mbyllura në total dhe 7000 kuota të lira, kuota në dispozicio­n të studentëve shqiptarë në kërkim.

Sa është numri i degëve

që rrezikojnë të mbyllen?

Përveç programeve të studimit që nuk plotësojnë numrin minimal të studentëve që është 10 studentë për program studimi, sipas analizës së ' Qëndresës Qytetare', edhe 22 Programe te tjera rezultojnë me 12 - 13 studentë, të cilët për arsye emigracion­i ose humbje të interesit apo për shkak të mos arritjes së rezultatev­e të duhura nuk e kalojnë vitin akademik, do të çojë në vazhdimin e tkurrjes së programeve të studimit duke i kthyer këto universite­te në shkolla - kolegje 2 - vjeçare.

Cilat janë arsyet kryesore që kanë ndikuar në mbylljen e 41 degëve?

Sipas analizës sonë arsyeja kryesore përse situata e arsimit të lartë është përkeqësua­r duke mos u preferuar më nga të rinjtë shqiptarë është mungesa e trajtimit të arsimit si prioritet kombëtar duke investuar vetëm 3% të GDP dhe duke u renditur të fundit në rajon sa i takon këtij treguesi. Ne me ligj kemi ndaluar shkencën duke bllokuar doktoratat për 6 vite, po me ligj po shkatërroj­më edhe universite­tet. Pra, në vendin që ka më shumë nevojë për arsim dhe rritje të cilësisë së kapitalit human, investohet më pak.

Mendoni se tarifat janë faktor për tkurrjen e universite­teve publike?

Studentët shqiptarë paguajnë tarifat më të larta në Europë të studimit për universite­tet publike dhe marrin shërbimin më pak cilësor të mundshëm. Gjithashtu, vendi ynë edhe pse rezulton me pagat minimale dhe mesatare nga më të ulëtat, ju ofron atyre jetën studentore më të shtrenjtë në Rajon. Këtë fakt na e vërteton edhe raporti i Fondacioni­t Gjerman Friedrich Ebert "Pabarazia në Europën Juglindore" ku theksohet se vetëm 1% e të varfërve shqiptarë kanë akses në arsimin e lartë, ndryshe nga vendet e rajonit ku kjo shifër shkon deri në 11%. Ky fakt tregon se politikat tona sociale janë më të dobëta, pagat minimale 180 euro dhe mesatare 290 euro nuk arrijnë të përballojn­ë tarifa deri në 2500 euro, përpos jetesës, qirave dhe shpenzimev­e të tjera që kanë studentët. Këto tarifa krahasuar me vendet e zhvilluara europiane janë absurde pasi po të marrim shembullin e Gjermanisë dhe Austrisë, ku pagat mesatare shkojnë deri në 2200 euro, tarifat e studimit janë 0- 600 euro.

Po reformat e njëpasnjës­hme në arsim si kanë

 ??  ?? Rigels Xhemollari
Rigels Xhemollari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania