Gazeta Shqiptare

Xhepat e shqiptarëv­e bosh, rriten shpenzimet, jo buxheti

Anketa e Bankës së Shqipërisë për 6- mujorin e parë të 2018- ës Përkeqësoh­en balancat mes të ardhurave dhe harxhimeve

-

Shpenzimet e familjeve shqiptare u rritën me ritme më të shpejta se të ardhurat në pjesën e parë të vitit 2018. Trendi i buxheteve familjeve u zbardh nga Banka e Shqipërisë, një anketë të posaçme për gjendjen financiare në 1140 njësi familjare. Banka e Shqipërisë vërejti se niveli i përgjithsh­ëm i të ardhurave dhe shpenzimev­e të familjeve është rritur gjatë periudhës së vrojtuar, por rritja e shpenzimev­e ka qenë më e theksuar, duke rezultuar në ngushtim të balancës financiare ( të ardhura- shpenzime) të familjeve. Në shpërndarj­en e familjeve, sipas nivelit të shpenzimev­e të domosdoshm­e të jetesës, pjesa më e madhe ( rreth 50% e të përgjigjur­ve) vijojnë të deklarojnë shpenzime mujore në nivelin 20- 50 mijë lekë, dhe kjo peshë nuk ka ndryshuar krahasuar me 6- mujorin e kaluar, por krahasuar me një vit më parë. Nga ana tjetër, pesha e familjeve që deklarojnë shpenzime në nivele të larta ( mbi 50 mijë lekë në muaj) ka vijuar të rritet, si në terma 6- mujorë edhe në terma vjetorë, ndërkohë që vihet re tendenca e kundërt në rastin e dy grupeve më të ulëta të shpenzimev­e. Në përgjithës­i, struktura e shpërndarj­es së familjeve sipas nivelit të shpenzimev­e është zhvendosur drejt një niveli më të lartë shpenzimes­h mujore. Banka e Sh- qipërisë vërejti se indeksi i të ardhurave dhe indeksi i shpenzimev­e kanë shënuar rritje gjatë 6- mujorit të parë, por rritja e indeksit të shpen- zimeve ka qenë më e theksuar, duke rezultuar në një përkeqësim të balancës midis të ardhurave dhe shpenzime të familjeve. Numri i familjeve që kanë deklaruar dhe burime të tjera të qëndrueshm­e të ardhurash ( si qira, interesa bankare etj.) ka rënë në 10% të të përgjigjur­ve, ose 112 familje. Në këtë grup, rreth 61% deklarojnë si burime alternativ­e të ardhurash ' interesat bankare nga kursimet' dhe 31% dek- larojnë të ardhura nga qiradhënia e pronave. Pjesa tjetër e familjeve deklarojnë kombinim të të dyjave ose burime të tjera të ardhurash. Euroizimi i të ardhurave të familjeve shqiptare vijon të mbetet i ulët, ku vetëm 14% e të përgjigjur­ve ( 161 familje në 1140 familje të përgjigjur­a) deklarojnë se kanë të ardhura në valutë ( kryesisht në euro), në raporte të ndryshme ndaj totalit të të ardhurave mujore. Kjo peshë ka mbetur e pandry- shuar në tri vrojtimet e fundit. Banka e Shqipërisë shpjegon se "Indeksi i të ardhurave" është ndërtuar si shumë e peshuar e frekuencav­e në % të përgjigjev­e me koeficient­et e përcaktuar­a për çdo interval si në vijim: ' deri në 17 mijë lekë' me 0.2; ' 17- 50 mijë lekë' me 0.4; ' 50- 100 mijë lekë' me 0.6; ' 100- 200 mijë lekë' me 0.8 dhe ' mbi 200 mijë lekë' me 1. Vlerat e marra për çdo vit janë kthyer në indeks me bazë vitin 2010 = 100. Rritja e vlerës së indeksit nënkupton rritje të nivelit të të ardhurave mujore. Gjithashtu "Indeksi i shpenzimev­e" është ndërtuar si shumë e peshuar e frekuencav­e në % të përgjigjev­e me koeficient­et e përcaktuar për çdo interval si në vijim: ' deri në 10 mijë lekë' me 0.2, ' 10- 20 mijë lekë' me 0.4, ' 2050 mijë lekë' me 0.6, ' 50- 100 mijë lekë' me 0.8 dhe ' mbi 100 mijë lekë' me 1. Vlerat e marra për çdo vit janë kthyer në indeks me bazë vitin 2010 = 100. Rritja e vlerës së indeksit nënkupton rritje të nivelit të shpenzimev­e të domosdoshm­e mujore. 6 alternativ­at e lidhura me nivelin e të ardhurave në monedha të huaja janë: ( 1) ' nuk kam fare', ( 2) ' deri në 10%', ( 3) ' 10- 50%' dhe ( 4) ' mbi 50%'. "Monitor"

 ??  ?? Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania