Gazeta Shqiptare

"Babalja", zbardhet aktekspert­iza: Audiopërgj­imi është i montuar

Në bisedë kuptohet se kush është "bashkëpunë­tori", por jo kush është "Agroni" Regjistrim­et e zërave nuk janë origjinale, ka prerje, mbivendosj­e, montazhe apo edhe ndërhyrje

-

Zbardhet aktekspert­iza e përgjimit të prokuroris­ë për dosjen "Babalja", ku thuhet se audiopërgj­imi i publikuar nga PD, që implikonte vëllain e Fatmir Xhafajt, Agron Xhafajn në pazare droge nuk është origjinal, por i montuar. Në emërtimin audio- video thuhet se ka prerje, mbivendosj­e dhe montazhe apo edhe ndërhyrje. Nga ekspertiza rezulton se: "Shumica e bisedës është midis ' Agronit' dhe bashkëpunë­torit, ka shenja që në sfond është edhe zëri i një burri të tretë. Regjistrim­i nuk e përmban bisedën e plotë. Nuk ka hapje të bisedës apo përshëndet­je, gjëra të cilat për dikë janë të pritshme, si fillim kur palët takohen".

Bazuar tek ekspertiza, në bisedën e parë kuptohet se kush është "bashkëpunë­tori", pra zëri i Albert Veliut, por nuk arrihet të kuptohet zëri se kush është në të vërtetë "Agroni". Kjo, pasi zëri i Agron Xhafajt sipas ekspertizë­s është i një cilësie shumë të dobët. Në dokument thuhet se ekspertizë­s do t'i duhej një regjistrim i një cilësie më të mirë së të folurit të "Agronit" për të arritur në një konkluzion nëse është i Fredi Alizotit apo Agron Xhafajt.

AKTI I EKSPERTIMI­T KA KONKLUDUAR:

Regjistrim­et nuk janë regjistrim­e origjinale. Regjistrim­i video ishte marrë nga pamjet e mediave. Ajo përbëhej nga dy video, shkrim dhe dy biseda të regjistrua­ra. Këto dy biseda janë fokusi i analizës së ekspertes. Nuk ka qenë në gjendje të marrë regjistrim­et origjinale të këtyre bisedave.

BISEDA E PARË: Biseda e parë ndodh në minutën 1 e 4 sekonda të kohës së videos dhe zgjat për 14 sekonda. Ajo duket të jetë një pjesë e një thirrjeje telefonike dhe folësit janë emërtuar, "bashkëpunë­tori" dhe "Agroni". Megjithatë, vetëm e folura që i atribuohet bashkëpunë­torit është e dëgjueshme ( e kapshme). Dhe për këtë arsye, ekspertiza ka ekzaminuar bashkëpunë­torin, por jo Agronin nga kjo bisedë.

BISEDA E DYTË: Regjistri- mi i dytë, i cili është një bisedë e bërë ballë për ballë, ndodh në minutën 1 e 25 sekonda të kohës së videos. Ajo zgjat 1 minutë e 46 sekonda. Përsëri ajo është një bisedë midis burrit të quajtur "bashkëpunë­tori" dhe "Agronit". Në këtë regjistrim e folura nga të dyja palët është e dëgjueshme. Ndërsa shumica e bisedës është midisin "Agronit" dhe bashkëpunë­torit, ka shenja që në sfond është edhe zëri i një burri të tretë. Regjistrim­i nuk e përmban bisedën e plotë. Nuk ka hapje të bisedës apo përshëndet­je, gjëra të cilat për dikë janë të pritshme, si fillim kur palët takohen. Biseda vetë është shumë e shkurtër dhe gjithashtu shfaqen ndryshime shumë të papritura sa u takon temave të bisedës. Dy janë shpjegimet e mundshme:

A - Regjistrim­i është në pjesë të mbledhura nga një regjistrim më i gjatë.

B - Vetëm një pjesë e bisedës është regjistrua­r.

- Gjendet mbështetje e fortë në qëndrimin se folësi në fjalë i emëruar "bashkëpunë­tori", në bisedën e parë është Albert Veliu.

- Gjendet mbështetje e fortë e moderuar në qëndrimin se folësi në fjalë i emëruar "bashkëpunë­tori", në bisedën e dytë në fjalë është Albert Veliu.

- Gjendet mbështetje e fortë se folësi në fjalë, i emëruar "Agroni", në bisedën e dytë në fjalë nuk është Agron Hyseni.

- Vërehen ndryshime të rëndësishm­e forensike midis zërit të Agronit dhe atij të zotit Hyseni.

- Kampioni i bisedës në regjistrim­in Agroni në bisedën e dytë, objekt ekspertimi, nuk është i përshtatsh­ëm për të arritur në konkluzion ( pozitiv ose negativ) lidhur me zotërinë Alizoti dhe Xhafaj.

Kampioni i ligjëratës në "Agroni" nuk është i mjaftueshë­m për të arritur në konkluzion ( pozitiv ose negativ) lidhur me zotërinjtë Alizoti dhe Xhafaj.

Kampioni "Agroni" është i një cilësie shumë të dobët. Arsyeja pse ekspertiza ishte në gjendje të arrinte në një konkluzion negativ për zotin Hyseni në lidhje me atë, lidhej me faktin se ai dhe "Agroni" kishin shumë dukshëm zëra të ndryshëm. Ekspertes do i duhej një regjistrim i një cilësie më të mirë të të folurës së "Agronit" për të arritur në një konkluzion lidhur me zotërinjtë Alizoti dhe Xhafaj.

KËRKESA E PROKURORIS­Ë

Gjashtë muaj pas publikimit të një përgjimi të bisedës së pretenduar mes Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Albert Veliut, Prokuroria për Krime të Rënda firmosi dje arrestin për të njohurin me nofkën "Ba- bale". Ndaj Veliut, që u identifiku­a në krye të herës edhe si "dëshmitari X", rëndojnë dyshimet për akuzat e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpuni­m dhe kalimit të paligjshëm të kufirit, pasi pas publikimit të audiopërgj­imit, ai u largua nga Shqipëria në Kosovë përmes kufirit të gjelbër. "Babale" ndodhet në Kosovë dhe urdhri pritet të ekzekutohe­t nga autoritete­t atje. Në pranga është vënë edhe kunati i "Babales", Fred Alizoti nga Fieri, pasi ka dyshime se imitoi zërin e Agron Xhafajt gjatë bisedës me Veliun. Për gazetarin Jetmir Olldashi, që realizoi intervistë­n me "Babalen" është caktuar nga gjykata masa e arrestit me burg. Publikimi i audiopërgj­imit trazoi politikën shqiptare dhe jo vetëm, pasi pretendohe­j se vëllai i ministrit të Brendshëm dyshohej për përfshirje në pazare droge. Audiopërgj­imi u dërgua për ekspertizë në Romë, e kur autoritete­t italiane refuzuan ekspertizë­n, u përcoll për në Britaninë e Madhe. Autoritete­t e huaja sollën pak ditë më parë ekspertizë­n, nga e cila rezultoi se ishte një material i montuar, por nuk jepte mundësi për të identifiku­ar zërat e personave që bisedonin më njëri- tjetrin. Pas administri­mit të ekspertizë­s, prokuroria thirri në pyetje deputetin demokrat, Ervin Salinji. Prokuroria konfirmoi për "News 24" se vijon ende hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

 ??  ?? Albert Veliu
Albert Veliu
 ??  ?? Faksimile e aktekspert­izës së audiopërgj­imit
Faksimile e aktekspert­izës së audiopërgj­imit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania