Gazeta Shqiptare

Sherr me armë në Cërrik, plagosen 2 persona

-

CËRRIK - Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e djeshme në Cërrik. Ngjarja ndodhi rreth orës 18: 00, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Yllit". Burime zyrtare nga policia bënë me dije se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi me inicialet G. K., 20 vjeç, banues në fshatin Malasen, si dhe shtetasi J. R., 22 vjeç, banues në Cërrik. Ky i fundit ka marrë plagë të lehta në dorë, ndërsa të dy ndodhen në spitalin kirurgjik të Elbasanit jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e shpejta të policisë dhe grupit hetimor, dyshohet se shtetasi me inicialet B. H., së bashku me shtetasin I. F. po udhëtonin me një automjet tip "Golf" që drejtohej nga shtetasi Angjelo Zhelegu. Burimet policore thanë se shtetasi B. H. ka parë shtetasin me inicialet G. K., me të cilin kishte një konflikt të mëparshëm për motive të dobëta që ka zbritur nga automjeti dhe është konfliktua­r fizikisht me të. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasi J. R., shoku G. K., si dhe dy shokët e B. H., shtetasit A. Zh dhe I. F. Në konflikt e sipër dyshohet se shtetasi B. H. ka qëlluar me pistoletë në drejtim të G. K., i cili është plagosur në këmbë, si dhe është plagosur në dorë shoku i tij me inicialet J. R.. Policia ka kapur dhe shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, Angjelo Zhelegu, i cili ka larguar nga vendngjarj­a autorin e dyshuar dhe shokun e tij. Forca të shumta të policisë të DVP Elbasan janë vënë në ndjekje të autorit dhe bashkëpunë­torit tjetër. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentim­in e plotë të kësaj ngjarjeje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania