Gazeta Shqiptare

I shet makinat më shtrenjtë se sa i blen, gjyqtarja e Korçës rrezikon detyrën

KPK: Bëri deklarim të rremë, fshehu pasurinë

-

TIRANË - Kryetarja e Gjykatës së Apelit Civil në Korçë, Entela Prifti rrezikon shkarkimin nga detyra për shkak të pasurisë. Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka zhvilluar dje seancën dëgjimore për Priftin. Trupa gjykuese përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja. Sipas raportit të ILDKPI- së, të lexuar në seancë rezulton se gjyqtarja në fjalë ka bërë deklarim të rremë. KPK deklaroi se pas këtyre indicieve janë zhvilluar hetime të thelluara nga ku rezultoi se gjyqtarja ka burime financiare të paligjshme. Po kështu, u tha se Prifti ka apartament 55 m ² në Korçë, një pasuri e bashkëshor­tit dhe nuk është deklaruar bashkëpron­ësia. Sipas KPK- së, ka mungesë të dokumentac­ionit ligjor justifikue­s. Ndërkaq, rezulton se gjyqtarja Entela Prifti ka të ardhura nga shitja e makinave. KPK deklaroi se Prifti i shet disa herë më shtrenjtë makinat se sa çmimi i blerjes dhe çmimet nuk reflektojn­ë me tregun. Një tjetër problemati­kë sipas KPK- së, ka qenë mosdeklari­mi i transferta­ve në llogarinë e së motrës. Ndaj, KPK theksoi se gjyqtarja Prifti ka disa pasuri dhe llogari të padeklarua­ra. Entela Prifti ushtron prej 10 vitesh detyrën e kryetares së Gjykatës së Apelit të Korçës, që pas emërimit të saj në vitin 2008. Më parë, ajo ka ushtruar detyrën e gjyqtares pranë së njëjtës gjykatë. Në vitin 2011, Entela Prifti ka qenë anëtare e Kolegjit Zgjedhor. Paralelish­t me detyrën, ajo ka ushtruar gjithashtu mësimdhëni­e në universite­tin "Kristal" në Korçë për një periudhë disavjeçar­e. Analiza e pasurisë është një ndër tri shtyllat e rivlerësim­it për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesiona­le.

 ??  ?? Gjyqtarja Entela Prifti para KPK- së
Gjyqtarja Entela Prifti para KPK- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania