Gazeta Shqiptare

Rrëfimi i dëshmitari­t, Redi Popesku: Si nisi sherri mes palëve në lokalin tim

"Konflikt për t'u sqaruar në lidhje me ngacmimin e Elvana Gjatës"

-

Redi

Popesku, pronari i lokalit në zonën e ishBllokut natën e së enjtes, tregoi në prokurori se si nisi konflikti mes dy grupeve, të Ervin Matës dhe të Ervis Martinajt, që përfundoi me një të vrarë dhe dy të plagosur.

“Lapsi. al” disponon dëshminë e plotë të Popeskut, ku tregohet dëshmia dhe jepet një version i motivit të ngjarjes, sipas të cilit shkak janë bërë ngacmimet e Elvana Gjatës. Vetë këngëtarja ka qenë para lokalit pak para se të ndodhte përplasja me armë dhe është takuar aty me të dashurin e saj Ervin Matën dhe truprojën e saj, komandon Mervjol Billo.

"Ngaqë u krijua rrëmujë e madhe unë kam dëgjuar një krismë, që erdhi nga vendi ku ishte personi i gjatë me kapuç në kokë, që po konfliktoh­ej me Jolin, por që nuk e pashë se kush qëlloi. Mbas kësaj krisme unë jam hedhur direkt poshtë banakut. Në këtë kohë kam dëgjuar krismat e armëve që vazhdonin. Kur krismat e armëve pushuan ka ardhur Vis Martinaj zvarrë, të cilin e pashë se ishte plagosur në qafë dhe e kam marrë e kam zbritur poshtë të shkallët. Kur kam ikur të gjithë personat kishin ikur veç atij që ishte vrarë dhe një tjetri që përpëlitej i plagosur", dëshmon ai.

"Me sa kuptova unë ky ka qenë një konflikt ordiner për t'u sqaruar në lidhje me ngacmimin e të dashurës së Ervin Matës, shtetasen Elvana Gjata"

"Pasi kanë mbaruar të shtënat unë kam qenë i shtrirë poshtë banakut. Tek vendi ku isha unë i shtrirë ka ardhur Ervis Martini pranë meje dhe ishte i shtr- irë dhe po më thoshte: Më ço në spital! Unë e pashë që po i dilte gjak nga qafa. Jemi ngritur të dy. Ervisi mbahej nga krahu im, e kam shoqëruar deri tek fundi i shkallëve dhe i kam thënë që merr një taksi. Ervisi iku në drejtim të lokalit KFC dhe më pas nuk e pashë.

Ndërkohë që po shoqëroja Ervisin për ta nxjerrë nga lokali, në derën kryesore të dyqanit ishte edhe një djalë tjetër i shtrirë i plagosur, i cili kishte ardhur me Ervisin. Këtë djalin kur jam kthyer përsëri në lokal nuk e kam parë dhe nuk e di se nga iku. Edhe personi që mbeti i vrarë në lokal kishte ardhur me Ervisin, pra ishte shok apo shoqërues i tij, nuk di të them" përfundon dëshmia e Popescut e siguruar nga “Lapsi. al”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania