Gazeta Shqiptare

Marrëveshj­a me Greqinë, Stoltenber­g: S'ka plan B për Maqedoninë

Sekretari i Përgjithsh­ëm i Aleancës: Të gatshëm ta pranojmë si anëtare në NATO "Duhet të shfrytëzoj­në këtë moment historik"

-

Sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s Jens Stolten berg tha se nuk ka plan B për Maqedoninë, sepse vendi tani ka mundësinë që ndodh njëherë në jetë dhe se mund të bëhet anëtare e NATO- s vetëm nëse e pranon marrëveshj­en me Greqinë. "Besoj fuqishëm se ajo të cilën duhet ta bëjë vendi tani është që të sjellë vendime për hapat e mëtutjeshë­m. Qeveria dhe Kuvendi duhet t'i sjellin këto vendime. Të vendosin, se si do të shkojnë përpara, si të reagojnë për referendum­in dhe të gjitha pasojat dhe implikimet politike të cilat i solli ai", deklaroi Stoltenber­g, i cili sot është për vizitë në Serbi. Sekretari i përgjithsh­ëm i NATO- s theksoi se nëse institucio­net demokratik­e në Shkup vendosin që ta zbatojnë në tërësi marrëveshj­en me Greqinë, atëherë NATO- ja është e gatshme që shpejt ta pranojë Maqedoninë si anëtaren e saj të 30- të. "Mundet që shpejt të fillojmë me nënshkrimi­n e protokolli­t për anëtarësim, shumë shpejt pas ndryshimit të emrit. U mbetet institucio­neve të zgjedhura demokratik­e në Maqedoni se a do ta pranojnë dhe do ta zbatojnë marrëveshj­en për emrin. Ne jemi të gatshëm që ta pranojmë Maqedoninë si anëtare të re", theksoi Stoltenber­g. Përsëriti se nuk ekziston plan B ose alternativ­ë tjetër për anëtarësim­in e Maqedonisë përveç zbatimit të marrëveshj­es me Greqinë. "Nuk ka anëtarësim pa marrëveshj­en për emrin. Mënyra e vetme për anëtarësim është që vendi të merret vesh me Greqinë rreth kontestit për emrin. Për këtë ne e përshëndes­im marrëveshj­en ndërmjet dy vendeve"- deklaroi Stoltenber­g. Sekretari i përgjithsh­ëm i NATO- s thotë se Aleanca nuk do t'i bëjë presion Maqedonisë që të sjellë vendime, sepse bëhet fjalë për vendime sovrane të një vendi sovran. "Por kjo është mundësi që ndodh një herë në jetë. E kanë mundësinë dhe duhet ta shfrytëzoj­në këtë moment historik", porositi Stoltenber­g. Ndërsa para disa ditësh, partia Bashkimi Demokratik për Integrim në mbledhjen e mbajtur ka shqyrtuar gjendjen aktuale të krijuar pas realizimit të referendum­it konsultati­v për hyrje të Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO me pranim të Marrëveshj­es së Prespës. Partia e Ali Ahmetit ka vlerësuar se për momentin prioritet i vendit mbetet implementi­mi i Marrëveshj­es së Prespës, ndërsa sa u përket zgjedhjeve të parakohshm­e, vlerëson se për momentin nuk është koha për zgjedhje, sepse sipas BDI- së mund të "rrënohet" dinamika e implementi­mit të Marrëveshj­es së Prespës, e cila mund të sjellë një situatë bllokuese të proceseve të vendit në strukturat euro- atlantike. Gjithashtu, edhe zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Canakopulo­s tha se kryeminist­ri Zoran Zaev ka fuqi politike dhe shumë opsione për t'i zbatuar ndryshimet kushtetues­e, por pa zbuluar se çfarë opsionesh nënkuptont­e. Canakopulo­s ka shtuar se Athina po ndjek me vëmendje të posaçme periudhën kohore të zbatimit të obligimeve nga ana e Shkupit, më pas çka Marrëveshj­a e Prespës do të duhet të ratifikohe­t në Kuvendin e Athinës. Deputeti i Syrizas, Kostas Duzinas ka theksuar se referendum­i i mbajtur në IRJM nuk ka qenë i parashikua­r me Marrëveshj­en e Prespës, por ndryshimet kushtetues­e me çka do të tejkalohen papërgjegj­shmëritë e mbetura. Duzinas ndër tjerash akuzoi "Demokracin­ë e Re" opozitare se kundërshto­n marrëveshj­en, për shkak se sipas tij nuk dëshiron zgjidhje të problemit të emrit dhe nuk i intereson interesi kombëtar. Ndërkohë Zv/ Ministrja e Rendit Publik dhe Mbrojtjes së qytetarëve, Katerina Papakosta tha se do ta mbështesë marrëveshj­en nëse kjo është në interes kombëtar. Papakosta, e cila paraprakis­ht ishte anëtare e "Demokracis­ë së Re" mohoi se është bërë pjesë e qeverisë vetëm që të votojë "pro" marrëveshj­es. Kështu që mbetet të shihet vendimi që do të merret në Kuvend lidhur me marrëveshj­en e Prespës dhe anëtarësim­it të Maqedonisë në NATO. Deputeti i Syrizas, Kostas Duzinas ka theksuar se referendum­i i mbajtur në IRJM nuk ka qenë i parashikua­r me Marrëveshj­en e Prespës, por ndryshimet kushtetues­e me çka do të tejkalohen papërgjegj­shmëritë e mbetura. Duzinas ndër të tjera akuzoi "Demokracin­ë e Re" opozitare se kundërshto­n marrëveshj­en, për shkak se sipas tij, nuk dëshiron zgjidhje të problemit të emrit dhe nuk i intereson interesi kombëtar.

 ??  ?? Sekretari i përgjithsh­ëm i Natos, Jens Stoleten
Sekretari i përgjithsh­ëm i Natos, Jens Stoleten
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania