Gazeta Shqiptare

Bleu një makinë të blinduar për Gruevskin, dënohet me 6 vjet burg ish- ministrja maqedonase

U përfshi në afera tenderësh, Jankullovs­ka akuzohet për shpërdorim detyre

-

Ditën

e djeshme, ish- min istrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovs­ka, u dënua me 6 vjet burgim për shpërdorim të detyrës në aferën e njohur me emrin "Tanku". Gjykata Penale e Shkupit e shpalli fajtore Jankullovs­kën për shkelje të procedurës së blerjes së një makine të blinduar për ish- kryeminist­rin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në vlerë prej 600 mijë eurosh. Gjykatësja Dobrilla Kacarska tha se makina është blerë nga MPB- ja, por nga dëshmitë e siguruara ka rezultuar se, në fakt, ajo "është blerë për ish- kryeminist­rin Gruevski". Automjeti u ble nga Ministria e Brendshme për sigurinë e ish- Kryeminist­rit. Por krahas çmimit të konsiderua­r si fiktiv me qëllime përfitimi, ishministr­ja u shpall fajtore për prishje të procedurav­e të tenderit. Nga hetimet rezulton se ish- kryeminist­ri e paracaktoi personalis­ht automjetin, duke shkelur procedurat e përzgjedhj­es me tenderim, e duke i shkaktuar shtetit dëm të konsiderue­shëm ekonomik. Jankullovs­ka ishte mes emrave të procesit gjyqësor "Tank" që përfshinte të gjithë të akuzuarit për këtë çështje. Por ajo u gjykua në mënyrë të veçuar për shkak të shtatzënis­ë. Pak ditë më parë, Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për Gruevskin, i cili në maj u dënua me 2 vite e gjysmë burg. Gjykatësja tha se aspektet teknike të tenderit kanë favorizuar një kompani, ndërsa janë kërkuar edhe kushte të tjera të posaçme, me çka është përjashtua­r mundësia e subjekteve tjera për të marrë pjesë në tender. Për të njëjtin rast, me 2 vjet burgim është dënuar edhe Gruevski, ndërsa me 4.5 vjet Gjoko Popovski, ish- zyrtar i lartë në Ministrinë e Brendshme. Skandali është zbuluar nga afera e përgjimeve që ishte publikuar nga opozita në shkurt të vitit 2015, ndërsa rasti është proceduar nga Prokuroria Speciale e Maqedonisë, e cila është themeluar për hetimin e shpërdorim­eve të qeverisë së kaluar. Akuzat janë hedhur poshtë nga zyrtarët e dënuar duke i vlerësuar ato si "të motivuara politikish­t". Jankullovk­ska vazhdimish­t ka qenë në shënjestër të kritikave, në veçanti të opinionit shqiptar, për shkak të ofendimeve në adresë të shqiptarëv­e, të cilët në disa raste i ka quajtur "indianë".

 ??  ?? Gordana Jankullovs­ka, ishministr­ja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë
Gordana Jankullovs­ka, ishministr­ja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania