Gazeta Shqiptare

Ramush Haradinaj shuan zërat: Pas dy muajve hiqen vizat, do mund të lëvizni të lirë

Kryeminist­ri kosovar: Ideja për shkëmbim territores­h ka ' vdekur'

-

Kryeminist­ri

i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë një afat rekord për liberalizi­min e vizave, në replikë të zërave që thonë se vizat nuk liberalizo­hen para vitit 2020. Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj atyre që thonë se vizat nuk liberalizo­hen deri në fillim të vitit 2020 ndërsa theksoi se vizat do të hiqen brenda këtyre muajve. Pasi takoi shkrimtare­n Helena Kadare, kryeminist­ri i Kosovës tha se deri në fund të këtij viti kosovarët do të mund të lëvizin pa viza. Komisioni Evropian ka dhënë rekomandim pozitiv për liberalizm­in e vizave për Kosovën. Ndërsa, gjatë muajit shtator Parlamenti Evropian ka votuar pro lirisë së lëvizjes së qytetarëve të Kosovës. Në dhjetor të këtij viti pritet që Këshilli i Ministrave të japë vlerësimin mbi liberalizi­min e vizave. Ndërkaq kryeminist­ri i Kosovës, ka deklaruar së ideja për shkëmbim apo ndarje të territorev­e mes Kosovës dhe Serbisë ka vdekur, ndërsa ka kërkuar që rezoluta e propozuar nga partitë opozitare të votohet në Kuvend. Këto komente Haradinaj i bëri pas ceremonisë së dekorimit me Hartën e Artë të Kosovës për shkrimtare­n Helena Kadare, të cilës i shprehu falënderim­e për kontributi­n e dhënë për letërsinë dhe njohjen e shqiptarëv­e në botë. Sipas tij kjo rezolutë i detyron të gjithë, përfshirë edhe presidenti­n. "Rezoluta është një qëllim tani që na detyron të gjithëve, besoj edhe presidenti­n e vendit, pra nëse kjo rezolutë do të aprovohej në parlament shihet qartë në bazë të rezolutës së kujt i besohen të drejtat dhe për çfarë",tha ai.

 ??  ?? Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj
Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania