Gazeta Shqiptare

Romani i Petro Markos: Enver Hoxha me 20 napolona ndau një vajzë nga i fejuari

Zv. ministri Mantho Bala: Autori ka bërë autolëvdat­a, ndërsa figurën e shokut Enver nuk e paraqet drejtë

- Nga Dashnor Kaloçi

Trajtimi i figurës së Enver Hox hës në një vepër letrare apo dhe në artet figurative nga ana e shkrimtarë­ve dhe artistëve gjatë periudhës së regjimit komunist të para viteve ' 90- të, ishte një problem me mjaft zarar dhe paraqiste një risk të madh për autorët që merrnin përsipër trajtimin e "figurës së udhëheqësi­t kryesor", sidomos kur ai ishte në epiqendër të veprës si personazh kryesor i saj. Risku që mbartnin mbi vete krijuesit në rast të mos aprovimit të veprës, e cila trajtonte "figurën e udhëheqësi­t', nuk dëmtonte vetëm autorin e veprës, por edhe redaktorët, recensentë­t apo drejtuesit e Shtëpisë Botuese dhe ata të Lidhjes së Shkrimtarë­ve e Artistëve që kishin dhënë aprovimin për botimin e saj. Sidoqoftë kësaj, atë "rrisk" e patën marrë përsipër dhe provuar një numër jo i pakët shkrimtarë­sh e artistësh, por jo të gjithë arritën ta kalojnë me sukses "provën e zjarrit" mbi të cilën endej e ravijëzohe­j "figura dhe roli i udhëheqësi­t kryesor" në fantazinë e tyre krijuese. Ndër të parët që e pësoi këtë gjë, ishte dhe shkrimtari i njohur Petro Marko, i cili që në vitin 1972-' 73, në romanin e tij me temë historike, "Një emër në katër rrugë", ( i cili u konsiderua si "roman autobiogra­fik"), merrte përsipër e trajtonte edhe figurën e Enver Hoxhës, kryesisht për periudhën e Monarkisë së Zogu. Madje duke e trajtuar atë gati- gati si personazh kryesor të veprës së tij, e cila jo vetëm që nuk u lejua të qarkullont­e pas botimit të saj nga ana e Shtëpisë Botuese "Naim Frashëri", por ajo shkaktoi një furtunë të vërtetë për të gjithë ata që lejuan botimin e saj. Dhe e gjitha kjo, pasi në veprën e tij, Petro Marko "nuk kishte trajtuar drejt figurën dhe rolin e Enver Hoxhës"?! Siç duket, fati i keq vazhdonte ta ndiqte "këmba- këmbës" Petro Markon, ( në vitet e para të pas Luftës, vuajti disa vjet burg politik), pasi botimi i librit të tij koincidoi edhe me fillimin e pranverës së vitit 1973, kur Enver Hoxha ndërmori "furtunën" e madhe ndaj shkrimtarë­ve dhe artistëve, ku autori me origjinë nga Bregu, u ndodh papritur në qendër të atij "cikloni", madje krejt i zbuluar. Të gjitha këto duken dhe nga këto dokumente arkivore që publikohen për herë të parë dhe të plota në faqet e këtij libri, ku krerët më të lartë të udhëheqjes, duke filluar nga Ramiz Alia, Hysni Kapo, Manush Myftiu, Mantho Bala etj., kanë bërë një sërë shënimesh mbi to, duke dhënë orientimet përkatëse për dënimin e autorit Petro Marko, si dhe atyre që kishin lejuar e dhënë viston për botimin e atij libri, si; Pipi Mitrojorgj­i Ali Abdihoxha, Alqi Kristo, Dilaver Dilaveri, Dhurata Xoxe, Dalan Shapllo etj. etj. Aq i madh ka qenë alarmi i shkaktuar nga ai roman, saqë Ramiz Alia si rrallë ndonjë herë në të gjitha dokumentet që ai ka parë dhe nënshkruar, ka mbushur disa faqe të tëra me shkrimin e tij për ndëshkimin e atyre që lejuan botimin e tij, ( gjë e cila duket dhe nga faksimilet përkatëse që po i publikojmë në këtë shkrim, ekskluziv për "Gazeta Shqiptare"), libër, i cili pa dritën e botimit vetëm pas shembjes së regjimit komunist pas viteve ' 90- të.

LETRA E ZV/ MINISTRIT MANTHO BALA PER PROBLEMET QE NXORRI ROMANI I PETRO MARKOS

R E L A C I O N MBI ROMANIN E PETRO MARKOS "NJE EMER NE KATER RRUGE"

Romani ka ardhur në shtëpinë Botuese "Naim Frashëri" në shtator të vitit 1972. Në muajin tetor- nëntor 1972 është recensionu­ar nga Dalan Shapllo dhe Dilaver Dilaveri. Redaktor i veprës është caktuar Llazar Siliqi, i cili ka punuar nga dhjetori i vitit 1972 e deri në maj të vitit 1973. Në qershor 1973 e ka pasur redaksia, ndërsa autori e ka mbajtur për ripunim deri nga gjysma e korrikut të këtij viti dhe në 15 gusht vepra është dërguar në shtyp. Mbasi e lexuam dhe diskutuam romanin, arritëm në konkluzion­in se ai nuk duhet të qarkullojë për këto arsye: 1. Regjimi i Zogut nuk pasqyrohet me forcën e duhur në aspektin e tij klasor. Duke u marrë më shumë me shthurjen morale dhe injorancën që i karakteriz­onte njerzit në shërbim të këtij regjimi, autori ka lënë thuajse jashtë këndit të vështrimit tërë veprimtari­në politike të këtij mbreti satrap. 2. Tërë romani përshkohet nga shthurja e degjenerim­i moral, nga skena e përshkrime erotike dhe banalitete që do të ndikonin negativish­t tel lexuesi ynë. Në mënyrë krejt të shtrembër paraqitet femra shqiptare. Del sikur ajo që në takimin e parë me mashkullin mendon vetëm për dashuri, bile në këtë drejtim tregohet e guximëshme e inisiatore, gjë që nuk i përgjigjet realitetit. Duke spekulluar mbi pasqyrimin e shthurjes morale të regjimit në fuqi, autori nuk ka ruajtur sensin e masës dhe të krijon përshtypje­n sikur këto fenomene ishin të përhapura gjërë në vëndin tonë, çka nuk është e vërtetë. 3. Figura e shokut Enver nuk paraqitet drejt, saktë e gjërë. Bile ka episode të tilla ku veprimtari­a e tij reduktohet në dhënien e 20 napolonave për të shkëputuir një vajze ( Qazimen) nga i fejuari i saj, të cilën ajo nuk e donte. Dhe kjo ndodhi në një kohë kur dihet se shoku Enver përballont­e probleme shumë të rëndësishm­e që kishin të bënin me fatin e Atdheut dhe të revolucion­it.

4. Disa personazhe nuk i trajton drejt. Kështu mund të përmëndim Rizon. Duke theksuar injorancën e tij, të lokalizuar "nga një fshat i Kurveleshi­t", pavarësish­t nga qëllimi që i ka vënë vetes autori, konfirmon propagandë­n e magali- idesë së shqiptarëv­e injorantë, të egër etj. Kjo figurë negative nga Kurveleshi, e paraqitur pa ndonjë personazh pozitiv po nga kjo krahinë e Labërisë që t'i kundërvihe­j, nuk tingëllon mirë.

Demiri ( nga Peqini) për lexuesin tonë nuk mbetet figurë e krijuar, por histrike dhe prandaj, ashtu si trajtohet, nuk duhet të zërë vënd në veprat tona. Edhe figura të tjera të fshatit Dhrimadhe, sado që duken të krijuara, veçanërish­t për lexuesin e asaj krahine njihen, prandaj paraqitja e tyre në mënyrë të pasaktë historikis­ht nuk është e drejtë. 5. Romani ka pasaktësir­a historike edhe sa i përket vendosjes së së ngjarjeve në Dhrimadhe. Për lexuesin shqiptar është e qartë se këtu kemi të bëjmë me Dhërmiun. Por ta paraqesësh atë si një qëndër të lëvizjes revolucion­are në bregdet, kur dihet se s'ka qenë e tillë, do të thotë të shtrembëro­sh realitetin historik.

 ??  ??
 ??  ?? Petro Marko
Petro Marko
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania