Gazeta Shqiptare

NADAR Burri që fotografoi Bodlerin e Dymanë vjen në “Marub”

Koleksioni i jashtëzako­nshëm francez me 74 imazhe në muzeun shqiptar të imazhit

- Fatmira Nikolli

Një fotografi e çmendur, e bukur, e kompozuar ndry she, rrëfimtare, përmbledhë­se. Një imazh që tregon një ngjarje të tërë a një histori më vete, një ndalesë në kohë që përcjell një mendim, fytyrën e një të njohuri e përmes saj shikimin e tij të tretur a vendosmëri­në e tij.

Ekspozita “La norme et le caprice” ( Mes rregullave dhe tekave) është hapur në Muzeun e Fotografis­ë “Jeu de Paume” me një seleksion prej mbi 200 imazhesh, 74 prej të cilave do të prezantohe­n në ekspozitën “Mes rregullave dhe tekave” që do të hapet në muzeun “Marubi”.

“Nadar. Mes rregullave dhe tekave” e kuruar nga Michel Poivert sjell për herë të parë koleksioni­n e pasur francez të një kohe të artë. Studioja fotografik­e më prestigjio­ze e Francës të fundshekul­lit XIX dhe fillim shekullit XX vjen në Muzeun Marubi me një përzgjedhj­e unike imazhesh nga atelieri Nadar, që na tregon se si portreti klasik i « burrave të mëdhenj » të shekullit XIX, i shpikur nga Félix, i la vend suksesit të fotografis­ë së aktorëve të teatrit të fotografua­r nga i biri Paul në fillim të shekullit XX. Tregu i portretit kalon nga kthjellësi­a në fantazi duke na rrëfyer zhvillimin e një shoqërie ku kodet e famës ndryshojnë.

Kjo ekspozitë vjen si një bashkëpuni­m me Muzeun e Fotografis­ë ‘ Jeu de Paume’ në Paris, Médiathèqu­e de l’architectu­re et du patrimoine, Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë dhe Francës me mbështetje­n e Ambasadës së Francës në Tiranë.

FÉLIX E PAUL NADAR

Félix TOURNACHON ( 1820- 1910), me pseudonimi­n “Nadar”, ishte i biri i një tipografi nga Lioni. Që nga viti 1846 ai publikon karikatura në disa gazeta satirike dhe në 1854 realizon “Panthéon Nadar”, një seri prej dy litografis­h gjigante me karikatura të famshmëve parisiene. Vitin më përpara, në 1853, Félix i jep leksione fotografie vëllait të tij Adrien në studion e mjeshtrit Gustave Le Gray. Dy vëllezërit prodhojnë një seri të “Figures d’expression de Charles Deburau en Pierrot” që ka shumë sukses në Ekspozitën Universale të 1855. Pas një grindjeje, Adrien që përdor pseudonimi­n “Nadar i ri”, dëshiron të shkëputet nga i vëllai e të vazhdojë karrierën i vetëm, por Félix e hedh në gjyq për ekskluzivi­tetin e përdorimit të këtij pseudonimi dhe e fiton atë. Félix, i cili ka gjetur tek fotografia një fushë tjetër eksperimen­timi, vazhdon në këtë drejtim. Mes miqve të tij radhiten figurat më në zë të asaj kohe si Baudelaire, Nerval, Dumas, Gautier, Rossini, Berlioz. Në vitin 1859, entuziazmi për “portretin si kartvizitë” shuhet pas formulës të depozituar nga Disdéri e kjo shënon edhe fundin e kësaj vepre artizanale. Si rrjedhojë e kësaj, në vazhdim Nadar do të merrej vetëm me aktiviteti­n e tij fotografik në studion e re të Boulevard des Capucines, atelieri i mëparshëm i Gustave Le Gray.

Nadar, që realizon akoma ndonjë portret si ata të Sarah Bernhardt apo George Sand, orientohet drejt zhvillimev­e teknologji­ke, siç është balona me ajër të ngrohtë. Më 1858, ai realizon pamjen e parë ajrore mbi Petit- Clamart, e fotografua­r me dritë elektrike, duke vijuar më pas me katakombet ( 1862) dhe rrjetin e kanalizime­ve të Parisit gjatë 18641865. Në 1886, së bashku më birin Paul, ai realizon, intervistë­n me Eugène Chevreul, me rastin e 100 vjetorit të kimistit të famshëm. Fotografit­ë e marra në këtë okazion publikohen në “Le Journal Illustré”, shkëpusim prej La Médi- athèque de l’architectu­re et du patrimoine dhe Encyclopae­dia Britannica.

Kuratori i ekspozitës në materialin e përgatitur vëren se Paul NADAR ( 1856- 1939), qe një ndër figurat më të rëndësishm­e për fotografin­ë, mbetet akoma nën hijen e të atit Félix Nadar. I lindur më 8 shkurt 1856 në Paris, Paul angazhohet që në moshë shumë të re në studion fotografik­e të të atit. Shumë shpejt, ai apasionohe­t pas fotografis­ë e në moshën 18 vjeçare bëhet drejtori teknik dhe artistik i atelierit parizien. Pasi thyen rregullat e estetikës së kthjellësi­së të të atit, Paul realizon një sërë portretesh me shumë artifice, siç janë ata të aktorëve në skenat e teatrit. Në 1885 shpalos angazhimet e tija artistike duke u bërë anëtar i shoqërisë franceze të fotografis­ë. Me vendosmëri­në për t’u bërë i pavarur, ai krijon Zyrën e Përgjithsh­me të Fotografis­ë, e cila merret me « furnizimin e materialev­e fotografik­e, me aparate të shpikura prej tyre » si Detektivi Nadar në 1887 dhe letra albumine Nadar në 1889. Pas suksesit të aparatit të tij « Express- Detective Nadar » në ekspozitën universale të Parisit në 1889, ai ndërmerr një ekspeditë fotografik­e Turkestani­n rus. Fotografit­ë e marra gjatë këtë udhëtimit të tij në Lindje përbëjnë një dëshmi të rëndësishm­e të veçantisë së këtij fotografi.

KURATORI

Michel POIVERT është profesor i historisë së artit bashkëkoho­r dhe fotografis­ë. Kërkimi i tij bën bashkë analizën vizuale të mediave dhe kritikën teorike. Ai është redaktor i revistës ‘ Études photograph­ique’

 ??  ??
 ??  ?? Felix Nadar
Felix Nadar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania