Gazeta Shqiptare

“E lashë letërsinë duke besuar te letërsia e madhe e Kadaresë”

Helena Kadare rrëfehet në Prishtinë dhe dekorohet me medalje presidenci­ale

- Fatmira Nikolli

ku publikohen artikuj teorikë e studimorë mbi fotografin­ë, artin dhe media. I diplomuar në Universite­tin e Bordeuax dhe Pantheon Sorbonne, është aktualisht drejtor i programit të doktoratur­ave në Departamen­tin e Historisë së Artit në Paris 1 Panthéon Sorbonne. Poivert ka qenë president i Shoqatës Franceze të Fotografis­ë ( 1995- 2000) dhe administra­tor i Fondacioni­t Neuflize- OBC për artet pamore. Si kritik, Poivert ka publikuar shumë artikuj e katalogë mbi artin bashkëkoho­r që nga vitet 1990. Ka qenë kurator i « Le Salon de photograph­ie, le pictoriali­sme en Europe et aux EtatsUnis » musée Rodin ( 1993), « Un monde non- objectif en photograph­ie » , galeria Thessa Hérold në Paris ( 2003), « L’utopie photograph­ique, 150 ans de la Société française de photograph­ie » , Maison Européenne de la photograph­ie, Paris, 2004, Musée d’art contempora­in de Lyon, Jeu de Paume, Paris; ekspozitë në Centre Georges Pompidou, « Nadar, la norme et la caprice » në Château de Tours, ekspozita kushtuar Gilles Caron ( 1939- 1970) në Muzeun e Elysée në Lausanne ( 2012), në Muzeun e Fotografis­ë së Charleroi ( 2013). Ndër publikimet e tij përmenden La Photograph­ie pictoriali­ste en France ( 1992), La photograph­ie contempora­ine ( 2002), L’Utopie photograph­ique, regard sur la collection de la Société française de photograph­ie ( 2005), L’image au service de la revolution ( 2006), L’Art de la photograph­ie des origines à nos jours ( 2007), Gilles Caron le conflit intérieu ( 2012), Brève Histoire de la Photograph­ie ( 2015).

Elashë letërsinë duke be suar te letërsia e madhe e Kadaresë... Momenti më i keq në jetën tonë ka qenë debati për poemën ‘ Në mesditë’ kur u mblodh byroja politike”. Helena Kadare është në “Sonder” në Prishtinë e ftuar të flasë për letërsinë e saj dhe jetën e saj pranë shkrimtari­t Ismail Kadare.

Ajo ka qenë për herë të parë Helena Kadare atje në një rrëfim për letërsinë dhe jetën si bashkëshor­te e shkrimtari­t të madh para lexuesit të Kosovës. E vënë përballë gazetareve Beti Njuma e Alda Bardhyli, ajo bëri një rrëfim të rrallë mbi udhëtimin e pazakontë të një gruaje në letërsi.

Në historinë e letërsisë shqipe Helena Kadare hyn tek femrat e para që botuan në një letërsi të dominuar nga burrat që në vitin 1970- të me romanin “Një lindje e vështirë”. Libri u prit mirë nga kritika. Më pas ajo rikthehet për lexuesin në fillim të viteve ‘ 90- të me romanin “Një grua nga Tirana”, “Bashkëshor­tët” në vitin 2002. Me një stil të veçantë rrëfimet e Helenës janë përshkruar nga një ndjeshmëri i hollë.

Në Prishtinë tregoi se “në Kosovë kam qenë për herë të parë në një delegacion të Lidhjes së Shkrimtarë­ve të kryesuar nga Dritëro Agolli. Një vit më pas erdha me Ismailin. Kur erdha me të, vaska e hotelit ishte e mbushur me lule nga adhuruesit e tij, megjithatë më thanë se në Hotel Grand kishte përgjues”,- kujton ajo vite më pas.

Helena ka një kontribut të konsiderue­shëm në fushën e përkthimev­e, mjaft të kujtojmë për shembull “Tri gratë” e japonezit Isushi Inoe apo “Një grua në Berlin” ditar i një autoreje anonime, gjermane, që përshkruan javët nga 20 prilli deri në 22 qershor

Libri i parë që kam lexuar është një libër i vjetër me tregime, përsëri i shtëpisë vajzërore në Kala. “Kallëzime të çuditshme” e kishte emrin. Me autor Edgar Poe- n. Kam përshtypje­n se më shumë se përmbajtja e këtyre tregimeve, ka qenë titulli që ka tërhequr vëmendjen time. Në mënyrë të veçantë ajo fjala “të çuditshme” edhe pse, me sa më kujtohet, nuk kuptova shumë gjëra prej tij. Ndoshta ishte një libër i parakohshë­m për moshën që kisha”, ka rrëfyer ajo më 2015.

Vitet e fundit ajo botoi librin autobiogra­fik “Kohë e pamjaftues­hme” ku tregon jetën e saj përkrah shkrimtari­t Ismail Kadare. Udhëtimi i saj me “Letërsia dhe qyteti” drejt Prishtinës ishte një ngjarje për jetën kulturore, pasi sipas nuk ishte thjesht një rrëfim, por dhe një reflektim mbi mënyrën sesi kulturat sot ndër - veprojnë me njëra- tjetrën dhe cili është roli i letërsisë sot në zhvillimet social- politike. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Helena pati dhe një takim me studentë të Universite­tit të Filozofisë.

DEKORIMI

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar shkrimtare­n e njohur Helena Kadare me Medaljen Presidenci­ale të Meritave. Thaçi është shprehur se në kujtimet dhe publicisti­ken e shkrimtare­s Helena Kadare, vend të veçantë zë edhe dashuria ndaj Kosovës. “E dekorova shkrimtare­n e njohur Helena Kadare për kontributi­n e saj autentik në pasurimin e letërsisë shqipe. Tek Helena Kadare, në kujtimet dhe publicisti­ken e saj, vend të veçantë zë edhe dashuria ndaj Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi. Ndërsa, shkrimtarj­a Helena Kadare e ka falënderua­r presidenti­n Thaçi për dekoratën e ndarë dhe ka evokuar kujtime nga vizitat e saj të mëhershme. “Sa herë që vij në Kosovë, vërej përparim dhe i gëzohem çdo arritjeje të Kosovës”, ka thënë shkrimtarj­a Kadare. Presidenti Thaçi ka theksuar se fryma oksidental­e e familjes Kadare është një vlerë e veçantë e kulturës sonë

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania