Gazeta Shqiptare

Kosovë: Qeveria dhe opozita përpiqen të harmonizoj­në qëndrimin për dialogun me Serbinë

- Nga “Deutsche Welle”

( vijon nga faqja 1)

... Udhëheqësi­t kryesorë të institucio­neve të Kosovës u bënë thirrje partive politike opozitare që ta mbështesin një rezolutë të propozuar nga qeveria, e cila e qartëson se çdo marrëveshj­e në dialogun me Serbinë të kalojë vetëm përmes Kuvendit. Në këtë rezolutë ku nuk përmendet askund emri i Presidenti­t të Kosovës thuhet se, “Kuvendi i Republikës së Kosovës insiston që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet me një marrëveshj­e ligjore ndërkombët­arisht obligative, përmes së cilës do të ndodhë njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Rezoluta përmban gjashtë pika, ku në fund thuhet se, “Kuvendi i Republikës së Kosovës është autoriteti suprem, i cili do të ratifikojë marrëveshj­en ligjore ndërkombët­arisht obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“Kuvendi i Kosovës me votat e dy të tretave të deputetëve ratifikon marrëveshj­et ndërkombët­are për këto çështje: territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake”.

Kjo rezolutë, ndonëse akoma nuk është vendosur në kryesi, pritet të diskutohet këtë të enjte ( 11.10) në një takim të partive politike, i thirrur nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

E ky i fundit tha se rezoluta që është propozuar së bashku me partnerët e koalicioni­t, nuk duhet parë thjesht si një veprim politik i koalicioni­t qeverisës, por si një propozim në interes të shtetit. “Në këtë rezolutë jemi përpjekur që të inkuadrojm­ë dhe harmonizoj­më të gjitha pozicionet dhe deklaratat e shprehura në këtë periudhë, mbi çështjen e fazës finale të dialogut me Serbinë. Kohezioni politik i brendshëm është i domosdoshë­m për të mundësuar forcimin e pozicionit negociator të Kosovës, si dhe për të përmbushur aspiratat që ne kemi për të zënë vendin që na takon në OKB, BE, NATO dhe forumet e tjera ndërkombët­are”, thotë Kadri Veseli, duke i bërë thirrje opozitës “që të lënë mënjanë dallimet partiake dhe të bëhen pjesë e procesit të dialogut”.

“Me sa duket nga qëndrimet publike, të gjitha partitë parlamenta­re e mbështesin në parim procesin e dialogut, por kanë dallime në qasje duke ofruar propozime të ndryshme rreth rezolutës për procesin e dialogut. Prandaj kam vendosur që të ftoj të gjithë udhëheqësi­t e partive parlamenta­re për të diskutuar e harmonizua­r një rezolutë të përbashkët në Kuvend”, thuhet në ftesën e kryetarit të Kuvendit, bërë partive politike parlamenta­re për një takim për ditën e enjte.

Edhe zëvendëskr­yeministri, Enver Hoxhaj thotë se në rezolutën e propozuar nga partitë e koalicioni­t qeverisës për dialogun me Serbinë, Kuvendi i Kosovës do të ketë rol aktiv në këtë proces, pikërisht ashtu siç është kërkuar nga opozita dhe shoqëria civile.

“Ky dokument, që është hartuar nga partnerët e koalicioni­t përcakton edhe temat e panegociue­shme në dialogun me Beogradin, që ndërmjetës­ohet nga Bashkimi Evropian. Kundërshti­mi i shprehur nga partitë opozitare për këtë rezolutë dëshmon se nuk ka ‘ vullnet politik’ për t’u përmbyllur procesi i dialogut. Prandaj, sjellja e kundërt konfirmon se nuk ka vullnet politik jo vetëm për ta përmbyllur dialogun, por as për t’i dhënë rol Kuvendit, sikurse është përsëritur në vazhdimësi”, thotë Enver Hoxhaj.

Por, të kundërtën e zotit Hoxhaj e thotë kryetari i partisë më të madhe opozitare, Lidhjes Demokratik­e të Kosovës ( LDK) Isa Mustafa, duke e akuzuar vetë qeverinë që - sikurse ai thotë - po ia mundëson presidenti­t “që të përhapë idetë e tij për korrigjim kufijsh”.

“Duke lexuar opinione të ndryshme fitohet përshtypja se po bëhet garë se kush po i thotë më shumë e më fort presidenti­t se e ka keq me përhapjen kokëfortë të teorive të tij shumë konfuze, por të rrezikshme, për korrigjim të kufirit me Serbinë, si zgjidhje e marrëveshj­es përfundimt­are. Që e ka keq dhe gabim? E ka! Por shtrohet pyetja se kush ia dha shansin që ta ketë keq”, shkroi në profilin e tij social Isa Mustafa. Ai thotë se qeveria u tërhoq nga obligimi i dialogut, që me Kushtetutë dhe vendim të Kuvendit i takon asaj.

“Në fillim të këtij viti, qeveria i propozoi Kuvendit një platformë për dialogun Kosovë- Serbi pa asnjë përmbajtje, veç asaj se dialogun duhet ta udhëheqë Presidenti i Kosovës. Po të mos ishte kjo sjellje dhe ky veprim i qeverisë, ne s’do të kishim problem as me presidenti­n dhe as me teoritë e tij për korrigjim të madh e të butë të kufijve dhe as me ofertën për shkëmbim të territorit si pasojë përfundimt­are e korrigjimi­t”, thotë Isa Mustafa. Sipas tij, marrëveshj­a përfundimt­are me Serbinë duhet të ndodhë bazuar në Kushtetutë­n e Republikës së Kosovës, duke pasur parasysh efektet e saj për shtetësinë e Kosovës, por edhe për rajonin.

Sidoqoftë, Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog që nga viti 2011 në përpjekje për të përmirësua­r marrëdhëni­et ndërmjet tyre, kusht ky i domosdoshë­m i vënë nga Bashkimi Evropian që të dyja vendet, por edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të integrohen, përkatësis­ht të anëtarësoh­en në BE.

“Në fillim të këtij viti, qeveria i propozoi Kuvendit një platformë për dialogun Kosovë- Serbi pa asnjë përmbajtje, veç asaj se dialogun duhet ta udhëheqë Presidenti i Kosovës. Po të mos ishte kjo sjellje dhe ky veprim i qeverisë, ne s’do të kishim problem as me presidenti­n dhe as me teoritë e tij për korrigjim të madh e të butë të kufijve dhe as me ofertën për shkëmbim të territorit si pasojë përfundimt­are e korrigjimi­t”, thotë Isa Mustafa.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania