Gazeta Shqiptare

Sërish Mala, Partizani mund Kukësin dhe fluturon në krye

Gega u beson titullarëv­e me të cilët ka arritur sukseset e fundit, kjo ishte e katërta radhazi Goli i mesfushori­t në të 20'- ën vulosi fatet e ndeshjes

-

Partizani rimerr ven din e parë, pasi ia dorëzoi përkohësis­ht Skënderbeu­t gjatë 24 orëve të fundit. Në "Elbasan Arena" të kuqtë e Skënder Gegës bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë, kontroll topi, presing i lartë dhe kalime pas shpinës së mbrojtjes. Rezultati? Fitorja e katërt radhazi në kampionat pas Flamurtari­t, Tiranës dhe Teutës. Kryeqyteta­sit kanë ritmin e duhur dhe kanë gjetur çelësin për të çarë mbrojtjet kundërshta­re si pakkush në këtë kampionat. Shpërthime nga krahët, filtrime në qendër, mbikalime poziciones­h të lojtarëve që çorodisin markuesit rivalë. E njëjta situatë edhe ndaj Kukësit. Armando Cungu bëri çmos që të shmangte humbjen, por edhe në ato pak raste që lojtarët e tij kaluan linjën e mbrojtjes, mendoi Alban Hoxha për ta mbaj- tur rrjetën e paprekur. Momenti kulmor i sfidës së luajtur në Elbasan ishte në minutën e 20- të, kur Jurgen Bardhi driblon Shametin dhe filtron një top në zonë për Malën, që depërton në qendër dhe me një goditje të lehtë e të sak-

të, kalon topin mes Cuculit dhe Frashërit, duke e futur në rrjetë. Gëzojnë qin- drat e tifozëve të kuq të pranishëm në stadium, duke e parandierë se ky gol do të ishte sërish vendimtar si në derbi. Loja vjen gjithnjë e në rritje dhe Partizani mund të kishte dyfishuar, ndërsa me kalimin e 2/ 3- ave të kohës së rregullt, të kuqtë nisin të mendojnë më shumë për të mbrojtur rezultatin, ndërsa Kukësi i afrohet golit në minutën e 67- të, kur Shafik me kokë devijon keq përpara kuadratit të Hoxhës, ndërsa në minutën e 85- të është madhështor gardiani i kuq me pritjen e tij ndaj Shpehar, duke ruajtur të paprekur portën dhe duke futur në kasafortë trepikëshi­n e radhës, që e lejon Partizanin të ngjitet në kuotën e 19 pikëve, dy më shumë se Skënderbeu i vendit të dytë, ndërsa Kukësi mbetet i katërti me 13 pikë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania