Gazeta Shqiptare

Gega: Titulli? Sikur të ishte java e fundit, por jemi ende në fillim

-

Skënder

Gega nuk zh balancohet aspak. Timonierit të kuq fitorja e katërt radhazi i ka shijuar pa masë, por menjëherë pas saj, trajneri i Partizanit kërkon të fokusohet te ndeshja e radhës. Fjala titull edhe nëse mendohet, nuk thuhet me zë të lartë, pasi Gega dhe çdokush në klub e ka fare të qartë se ende nuk ka mbaruar njëra nga katër fazat, ndërsa pas përballjes me Luftëtarin, do të ketë përfunduar vetëm çereku i garës. Por vendi i parë mbetet vend i parë, ndonëse Gega me një batutë thotë se do të preferonte që të ishte fundi dhe jo fillimi i kampionati­t!

Vendi i parë për Partizanin. Çfarë ndjesie është?

Unë mendoj se është ndjesi shumë e mirë. E kam theksuar se është fillimi dhe kemi edhe tri faza të tjera. Do të kisha dëshirë të ishim drejt fundit, por rëndësi ka që kemi një ecuri të mirë. Sigurisht që patëm probleme edhe ne. Kukësi ishte një ekip jashtëzako­nisht i fortë. Luajtëm ashtu si dimë ne, me mënyrën tonë. Djemtë po përgjigjen dhe grupi është në rrugën e duhur. Fitore me rivalët direkt? Kemi vështirësi­të tona. Patëm një lodhje fizike. Doja t'i freskoja. Mala ishte detyrim i detyrueshë­m. Është një lojtar që na ndihmon në dy faza, megjithatë edhe në momentet më të vështira mund t'i godisnim.

Raporti midis dëshirës për të mbrojtur rezultatin apo dyfishimi? Mungon dëshira për ta dyfishuar?

Ke shumë të drejtë. Kemi lojtarë, ndoshta tek ne nuk kemi asnjë bomber, megjithatë kemi bërë mirë. Zgjidhet më lehtë me një sulmues që finalizon. Me të ardhmen e Hasanit, Malës dhe Bardhit që po bën kilometra pa fund do të ndryshojmë. Atë u thash pas ndeshjes, po të kishit besim, do të shënonit edhe të dytin. Jemi grup i ri dhe po ecim mirë.

Keni pikasur ndonjë lojtar, qoftë dhe jashtë vendit për të zgjidhur problemin e finalizimi­t?

Kemi tri faza të tjera. Nëse ekipi ka nevojë dhe klubi e shikon të arsyeshme për ndryshime, do të bëhen. Nuk jemi absolutë dhe të përkry- er, por është një lojë grupi, që unë personalis­ht dua që të luajnë në mënyrë kolektive. Jam i kënaqur tani me lojtarët e mi.

Keni luajtur me të gjithë rivalët? Kush është më i vështiri?

Çdo ndeshje ka pasur vështirësi­në e vet. Edhe me Krujën hasëm vështirësi, pasi patëm një pjesë të dytë të dobët. Kukësi pati një ekip të mirë, na futi në presion. Ka ekipe të mira, rivalët i vlerësoj, megjithatë me të gjithë këta rivalë do të ndeshemi edhe tri herë. Duhet të kemi kujdes që të vlerësojmë çdo gjë.

Sjellja e lojtarëve në fushë me arbitrin?

E kërkoj çdo minutë që të jenë të disiplinua­r. Jemi rritur në një sistem me një grup trajnerësh që na kanë edukuar. Është shumë e rëndësishm­e që ajo që shikoni ju në fushë është edhe pasqyrë e asaj që jemi jashtë fushe. Jemi shumë "OK", ka njerëz që japin kontribut të madh. Të gjithë e kuptojnë pozicionin e tyre, si një 20- vjeçar edhe një me eksperienc­ë po i respektojn­ë rregullat njësoj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania