Gazeta Shqiptare

Cungu e kap me Rexhinaldo­n: I duket vetja lider

Trajneri i Kukësit pret përforcime në merkato

-

Kukësi

ka pësuar hum bjen e dytë radhazi dhe të tetën në këtë kampionat. Dhe tri humbje ende pa u mbyllur faza e parë janë shumë për një ekip që pretendon të shpallet kampion. Trajneri i veriorëve, Armando Cungu, pas humbjes me të kuqtë u shpreh se ekipi i tij prodhon lojë, por nuk arrin të shënojë dhe kështu vuan për rezultatin. Cungu ka vlerësuar edhe lojtarët e rinj të Partizanit: "Normal që keqardhja është e madhe, pasi ka nervozizëm. Që në fillim Kukësi ka bërë lojë dhe ka dominuar, duke krijuar raste e volum, por dua ta kritikoj ekipin për shënimin e golave, që nuk po vijnë çuditërish­t. Kukësi luan futboll, por në fund janë pikët që kanë rëndësi. Mungesat peshojnë shumë dhe ne kemi futbollist­ë të rëndësishë­m që mungojnë. Ata kanë fituar trofe dhe mbajnë peshë. Edhe Partizani ka lojtarë me personalit­et dhe eksperienc­ë, por ka edhe të rinj që marrin përgjegjës­i, siç është Asani, ndërsa te ne kjo gjë mungon. Presion psikologji­k? Të gjithë po e shohim që bëjmë futboll, por diferenca e pikëve nuk është e vogël. Do të vijë edhe momenti i kundërshta­rit për të gabuar. Ndërprerja është në momentin e duhur për ne. Duam trofe dhe kjo s'duhet të jetë vetëm me fjalë, por edhe në fushë. Më parë ekipi nuk luante, merrte rezultat dhe kishte kritika, por edhe tani që bën lojë dhe nuk merr rezultat, ka kritika. Gabojmë dhe kemi tension në momentin final. Jemi ekip me djem të rinj dhe po të shihen lojtarët që kanë ardhur në verë dhe me objektivat që ekipi ka, janë lojtarë që premtojnë. Rexhinaldo është lojtar goli dhe ka luajtur mirë më parë. Në Korçë edhe këtë javë nuk ishte në nivelin që pritet. Nuk ka munguar kritika nga ana ime, por mungoi mbështetja nga mbrapa për të. Nëse do kishte më tepër konkurrenc­ë, do të ishte më mirë, por ndoshta edhe mendon se është lider e thotë që pa mua nuk luhet futboll. Më mirë të humbë një lojtarë vendës se sa një i huaj. Rasti i Atandës? Mendoj se ishte penallti, megjithatë ai ishte vendimi i gjyqtarit. Nuk kam pretendime, sepse gjyqtarët kanë qenë mjaft korrektë si këtu, si në Korçë. Kompliment­e! Të jem i sinqertë, është evidente dhe e nevojshme ndërhyrja në merkato, pasi kanë luajtur të gjithë. As Partizani nuk ka sulmues ' race', por të gjithë lojtarët dinë të shënojnë dhe ka lojtarë që dinë se çfarë është Superliga, apo edhe të rinj që marrin përgjegjës­i e për të bërë diferencën. Shpërdoroh­en raste pa fund dhe ndërhyrja është evidente. Ne nuk bëjmë dot gol kur duhet vetëm ta ' fryjmë', e jo më ta godasim topin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania