Gazeta Shqiptare

Fredi Alizoti: Unë bëra zërin e Agronit, Salianji i premtoi Babales 200 mijë euro

Kunati i "dëshmitari­t X" shkoi vetë në prokurori: Bëra sikur isha vëllai i Xhafajt Përgjimet: Jan fals ato o vlla, mori Berti 70 mijë e iku

-

Në dosjen e prokuror isë për rastin "Babal ja" gjenden përgjimet që janë kryer në numrat telefonikë të Fredi Alizotit, Albert Veliut dhe disa personave të tjerë më të cilët këta komunikoni­n, ku bëhet e qartë biseda rreth inskenimit të audio- përgjimit.

Ka qenë Alizoti ( kunati i Babales) ai që pranon në disa biseda se rolin e Agron Xhafajt në përgjim e ka luajtur ai dhe se i janë premtuar 100 mijë euro për këtë rol. Madje, në disa biseda, ai tregon se ato para nuk i ka marrë, por Veliu, sipas tij, ka marrë 70 mijë euro përpara se të nisej për në Kosovë. Në përgjimet e zbardhura nga "Panorama online" janë edhe dy biseda interesant­e mes tij dhe "Babales", ku Alizoti i kërkon atij që të kërkojë shumën e premtuar. Gjithashtu, interesant është fakti se ka qenë Alizoti që nuk ka duruar më dhe ka telefonuar në policinë e Fierit, duke treguar gjithçka, përpara se të drejtohej në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, ku ka folur për audio- përgjimin dhe se si u realizua ai.

PËRGJIMET

Në datë 01.06.2018 i janë marrë deklarime shtetasit Fredi Elmaz Alizoti. Komunikime­t telefonike të këtij shtetasi kanë qenë në përgjim me vendim të prokurorit të datës 22.05.2018, të vlerësuara me vendimin e Gjykatës nr. 457 datë 24.05.2018. Ky shtetas ka deklaruar që rreth orës 16: 00, të datës 01.06.2018, kishte kërkuar të komunikont­e me Drejtorinë e Policisë Fier, pasi donte të deklaronte disa fakte. Kishte kontaktuar me drejtorin, i cili e kishte orientuar që të jepte deklarime në Prokurorin­ë për Krime të Rënda. Ky shtetas ka deklaruar që shtetasin Albert Veliu ( Babalja) e njihte prej 20 vitesh. Rreth muajve tetor- nëntor të vitit 2017, ai kishte thënë që donte t'i bënte një regjistrim shtetasit Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, por nuk i gjente dot anën, pasi nuk e afronte. I kishte ofruar që të bënin një regjistrim, shtetasi Fredi të hiqej sikur ishte shtetasi Agron Xhafaj. Për këtë shërbim, "Babalja" i kishte thënë që do të merrnin 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Këtë bisedë e kishin regjistrua­r në Vlorë te një lokal përballë atij që kishte shtetasi Agron Xhafaj. Sipas deklaruesi­t, "Babalja" kishte premtuar që do t'i jepte 100 mijë euro dhe zëri i shfaqur në regjistrim­in e bërë publik nga televizion­et në bisedë me "Babalen" ishte zëri i tij. "Babalja" deri në këto momente nuk i ka dhënë asnjë lekë.

Në datë 27.09.2018, i janë marrë deklarime shtetasit Fredi Alizoti në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, në praninë e mbrojtësit të zgjedhur prej tij. Ai u ka qëndruar deklarimev­e të dhëna në datën 01.06.2018. Përgjimi ishte kryer me një mjet stilolaps, kishte qenë vetëm me Albertin. Nuk mbante mend periudhën e saktë, por mund të ketë qenë në janar të vitit 2018, ku kanë regjistrua­r bisedën. Kohë para kryerjes së regjistrim­it, Alberti i kishte thënë të bënin një regjistrim bisede ku Fredi do hiqej sikur ishte shtetasi Agron Xhafaj.

Këtë gjë do e bënin kun- drejt një shpërblimi 200 mijë eurosh, që do e ndanin përgjysmë. Këto para do ia jepte Ervin Salianji, "Babales" kur biseda të shfaqej në televizion. Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi është vendosur lejimi i përgjimit të komunikime­ve të disa numrave telefonikë. Nga procesverb­alet e transkript­imeve ka rezultuar: - Në datë 20.05.2018, ora 09: 25, përdoruesi i nr. të tel ***** 599 ( Albert Veliu) telefonon përdoruesi­n me nr. tel. **** 770 dhe bëjnë këtë bisedë:

Veliu: Ku do e pimë një kafe?

770: Të thashë dhe dje, do të marrim vetë…

Veliu: O vlla, unë jam në mes të katër rrugëve, në rregull, s'kam çfarë pres më tani vllai jot, se jam shumë i stresuar dhe i lodhur. Ka edhe të tjerë për lart e për poshtë, s'dua të flas në telefon. Ka mundësi të takohesh 5 minuta…

- Në datë 20.05/ 2018, ora 19: 55 përdoruesi i nr. të tel **** 692 Albert Veliu, telefonon përdoruesi­n me nr. **** 327 dhe bëjnë këtë bisedë:

Veliu: E më thuaj se tani po ulem po flas me lart, mos flas shumë unë, ça të thanë ata zotërinjtë ty?

327: Ata zotërinjtë ishin anë shoqërore e juaja nga ana e atij tjetrit?

Veliu: Po e atij shokut Kompania që ka realizuar ekspertimi­n teknik të audiopërgj­imit të "Babales" është kompania "JP French Associates" në Britaninë e Madhe. Sipas kësaj aktekspert­ize regjistrim­et nuk janë origjinale. Materiali që i është vënë në dispozicio­n është një regjistrim video që është marrë nga pamjet e mediave dhe joorigjina­l.

tim, po shokut tim nga Vlora, po vazhdo.

327: Bravo, vetëm njëri nga ata, edhe erdhën dy edhe thanë, ne kemi si urdhër që ik e gjejuni një shtëpi një muaj tha, pastaj gjëra të tjera jo.

Veliu: Gjëra të tjera s'bëjnë asnjë gjë ata, vetëm shtëpi një muaj? Kaq të tha?

327: Po, po, po, pastaj ne nuk dimë, tha se as njëri as tjetri nuk kanë sqaruar asnjë gjë…

Veliu: Ka dhënë urdhër dikush të vijnë t'ju marrin, t'ju sistemojnë e të gjitha ça të duan, kshu është puna.

327: T'ia them hapur atyre?

Veliu: Po më kanë dërguar thuaj, e di vetë ti, emrin E- ja me L- në.

327: Nuk e di Berti, na e shkruaj me mesazh.

Veliu: L- ja është ai i madhi, krushku im. E- ja është ai poshtë.

327: Shkruaji një mesazh Ledios ( Jetmir Olldashit) të na e shkruajë ne. Veliu: L, si Luli jot shoqje. 327: Puna është nuk duhet të flas unë, të flasin ata gojarisht dhe ata të jenë se unë kur ika, ika me urdhër. Veliu: Mos fol shumë në telefon, Luli me Ervinin kaq e di vetë ai. 327: Kush? Veliu: Luli me Ervinin, kaq…

- Në datë 29.05.2018, ora 21: 00, përdoruesi i numrit telefonik **** 000 i telefonon përdoruesi­t të numrit telefonik ***** 091 ( Fredi Alizoti) dhe gjatë bisedës u fol për premtimin që duhet të mbante dikush që e kishte dhënë atë.

000: Unë nuk kam dit gjo fare, as u kam thon hajeni, as hiç, por ai që ju ka premtue, ça u ka than, duhet t'u rri tek kamt e me ja marr.

Alizoti: Nuk kemi marrë asgjë akoma, po do llafosemi, do pimë kafe dhe do të të sqaroj unë. Jo me se më premtun diçka këtu, prit eee, kupton ti. Çunat po e mbajnë nga brenda se thesin e kam unë, po ta hap unë thesin mbaron çdo gjë… e kupton vetë ti muhabetin.

000: Nëse i ka hy për lek, ka bo gabimin më të madh, e mo, shoku jem, po ça boni, o burrë.

Alizoti: … unë prap po rri fisnik. Ato që janë premtuar… nuk kam marrë asgjë… dhe unë një llaf tani dhe përmbyset bota, kthehet nga e para e del çdo gjë falso… kupton. Janë falso, janë falso, po ta them me shpirt.

000: Eni pra, mos u bini në qafë njerëzve kur janë falso, mos u bini në qafë njerëzve kot, o vlla… Atë ditë takova rastësisht Babalen dhe i thashë… vetja i thashë, ke hi i merr në qafë robt kot. Me i bo letrat për azil, nuk e di si i boni kto punë.

Alizoti: Është e vërtetë kjo vllai, është e vërtetë.

- Në datë 01.06.2018, ora 16: 40, përdoruesi i numrit telefonik **** 091 ( Alizoti) i telefonon nr. 129 ( Policisë) dhe bën këtë bisedë:

Alizoti: Dëgjo mua, dëgjo mua një sekondë, do më dëgjosh me vëmendje, a më dëgjon?

129: Po ju dëgjoj zotëri, fol.

Alizoti: Ajo dëshmi e Babales është falso dhe unë jam ai origjinali.

129: Mirë, mirë, ja po të merr drejtori në telefon tani, lëre atë e di unë…

- Në datë 01.06.2018, ora 16: 52, përdoruesi i numrit telefonik **** 3316 i telefonon numrit *** 091, Alfred Alizoti. Midis tyre ishin realizuar disa komunikime ku i kërkohet drejtuesit të Policisë së Qarkut Fier që posedon numrin e parë, që do t'i komunikohe­j diçka shumë e rëndësishm­e dhe zhvilluan bisedën si më poshtë:

Alizoti: Ajo që është bërë mes telefonata­ve dhe përgjimi, kam qenë unë që e kam bërë atë… Ai që është bërë në përgjime… ajo që është bërë me Babalen në përgjime… kam qenë unë që e kam bërë.

Drejtuesi i Policisë Fier: Me kë ke qenë kur e ke bërë?

Alizoti: Me Babalen, me asnjëri tjetër.

Drejtuesi i Policisë Fier: Nuk ke qenë ti bashkë me Agronin?

Alizoti: Jo, jo, ka qenë Babalja, unë kam qenë në vend të Agronit.

Drejtuesi i Policisë Fier: Je i sigurt për këtë?

Alizoti: Jam i sigurt, më dëgjo mua, do më dëgjosh me vëmendje, më dëgjo mua dhe do të të flisja me fakte… na premtuan 200 mijë euro, unë s'kam marrë asgjë, i mori Berti 70 mijë euro dhe iku, e kupton. Jam i sigurt dhe me dorë në zjarr.

- Më datë 06.06.2018, ora 21: 33, përdoruesi i numrit telefonik **** 091 Alfred Alizoti telefonohe­t nga numri ***** 272, dyshohet si Albert Veliu dhe zhvillojnë këtë bisedë:

Alizoti: E takova, jo ktej, jo andej, jam keq, po dridhej. Veliu: Ore,

 ??  ??
 ??  ?? Fredi Alizoti
Fredi Alizoti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania