Gazeta Shqiptare

Prokuroria: Donte azil familjar, ja pse "Babalja" inskenoi përgjimin e rremë

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për rastin "Agron Xhafaj" Gazetari donte të denigronte Fatmir Xhafajn

-

thuaj bëj likuidimin që kemi lënë, thuaj kaq, asgjë në botë o Fredi vllai se me atë s'kam lidhje fare kontakti, besomë se jam në azil, për shpirt të plakës, unë flas me anë të tjetrit, me kosovarin, me atë. Thuaj e vlla, bëj likuidimin si e lamë, thuaj….

- Në datë 07.06.2018, ora 13: 49, përdoruesi i numrit telefonik **** 091 ( Fredi Alizoti) telefonohe­t nga numri **** 272 ( Albert Veliu) dhe zhvillohet kjo bisedë:

Alizoti: Fol një herë me ata miqtë e vlla se unë s'dola dot andej poshtë. Mua më erdhën më degjenerua­n dy herë në mëngjes, më mbajtën katër orë aty, më bënin presion. Mendo dhe për mua i q… motrën.

Veliu: Ore, po s'bëhet llaf, po rri rehat tani, boll tani.

Alizoti: Ai miku që ti njëherë më thoshe mua, fol, hap gojën sa do ore, unë sikur e kam…

- Në datë 12.06.2018, ora 12: 55, përdoruesi i numrit telefonik ***** 091 telefonohe­t nga një numër **** 974 dhe zhvillohet kjo bisedë:

Alizoti: Muhabet nuk ke dëgjuar në televizor ti, me shoku, po fola unë gjëra e ai muhabeti jam unë, e kape filmin ti? Unë bëra sikur isha vëllai i atij, e ke parasysh, dëgjon e? 974: Hë.. Alzoti: Bëra sikur isha vëllai i atij, e kupton ti, që do merrnim nga një bindshme e kupto ti?

974: eee. Alizoti: Po këta re burrë, po s'ishte e mirë ajo gjë, kupton ti, nga një qindëshe erdhi muhabet, prit re nga një qindëshe për një dyqindëshe e më tha mua nuk marrim dyqind, më tha mua do marrim njëqind, ore, mirë i thashë unë, mendova unë v. k. Mendova që po devijonte, ke parasysh ti çfarë tipi që ka ai. I thashë unë nëm një njëzetëshe, unë iki andej, lëviz, kupton ti.

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për çështjen ' Babalja'. Në vendimin e gjykatës të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për ' BalkanWeb' pasqyrohen dëshmitë e Fredi Alizotit, për të cilën u kërkua nga prokuroria masa ' arrest me burg', masë që u caktua edhe për Albert Veliun.

Ky i fundit është cilësuar si ' dëshmitari X', në audiopërgj­imin e publikuar nga PD, ku implikohet vëllai i ministrit Xhafaj, Agron Xhafaj në pazare droge.

Në vendimin e zbardhur thuhet se Jetmir Olldashi nuk dorëzoi përgjimin origjinal, ndërkohë që motivet që i shtynë të hetuarit për ' kallëzim të rremë' janë të ndryshme. Sipas vendimit të gjykatës, motivi i Olldashit lidhet me denigrimin e figurës së ministrit Xhafaj, ndërsa Veliu kërkonte të përfitonte azil për vete dhe familjarët.

"Motivet që i shtynë të hetuarit në kryerjen e veprës penale të ' kallëzimit të rremë' rezultojnë të ndryshëm. Për të hetuarin Olldashi me profesion gazetar dhe me lidhje të ngushta të një prej deputetëve të krahut opozitar, dyshohet se motivi lidhet me denigrimin e figurës së ministrit të Brendshëm. Qëllimi i investigim­it të tij, sikurse iu pohoi drejtuesit të emisioni të ' Pa Ekspozuari­t' ishte vëllai i ministrit të Rendit, ndërsa materiali i përgjuar nëse do ishte i vërtetë, do të duhej ta dorëzonte në organet e ndjekjes penale dhe jo në selinë e një force politike. Për të hetuarin Veliu, motivi dyshohet se lidhet me qëllimin për të përfituar për vete dhe për familjarët azil", thuhet në një pjesë të vendimit.

Po ashtu në vendimin e gjykatës thuhet se tre të pandehurit realizuan inskenimin, ndërsa pas dështimit shkruhet se ata përdorën Fredi Alizotin. Sipas vendimit të Krimeve të Rënda, Alizoti ka me ngjashmëri zëri me Agron Xhafajn.

AKT- EKSPERTIZA BRITANIKE

Ekspertes britanike që analizoi materialin audio të përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, do t'i duhej një cilësi më e mirë e të folurës së personit që pretendohe­t se ishte shtetasi Agron ( Geron) Xhafaj për të dhënë një konkluzion të qartë nëse ka qenë i përfshirë në bisedën me shtetasin Albert Veliu, të njohur ndryshe si "Babalja".

Sipas përgjimeve, që janë kryer në numrat telefonikë të Fredi Alizotit, Albert Veliut dhe disa personave të tjerë më të cilët këta komunikoni­n, bëhet e qartë biseda rreth inskenimit të audio- përgjimit. Ka qenë Alizoti ai që pranon në disa biseda se rolin e Agron Xhafajt në përgjim e ka luajtur ai dhe se i janë premtuar 100 mijë euro për këtë rol. Madje, në disa bise- da, ai tregon se ato para nuk i ka marrë, por Veliu, sipas tij, ka marrë 70 mijë euro përpara se të nisej për në Kosovë. Në përgjime janë edhe dy biseda interesant­e mes tij dhe "Babales", ku Alizoti i kërkon atij që të kërkojë shumën e premtuar. Gjithashtu, interesant është fakti se ka qenë Alizoti që nuk ka duruar më dhe ka telefonuar në Policinë e Fierit, duke treguar gjithçka, përpara se të drejtohej në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, ku ka folur për audio- përgjimin dhe se si u realizua ai.

 ??  ?? Gjykata e Krimeve të Rënda
Gjykata e Krimeve të Rënda
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania