Gazeta Shqiptare

Foli Agron Xhafaj apo Alfred Alizoti? Ekspertiza: E paqartë, s'kuptohet mirë

Britanikët: Kampioni "Agroni", i një cilësie shumë të dobët

-

Është

vendosur kryerja e ekspertimi­t teknik, duke caktuar si ekspert, ekspertët britanikë të kompanisë "JP French Associates", i është kërkuar ekspertit t'u përgjigjet këtyre pyetjeve:

- Në materialin 1) objekt të ekspertimi­t- audio- video ka prerje, mbivendosj­e, montazhe apo ndërhyrje të çfarëdollo­j tjetër me qëllim ndryshimin e përmbajtje­s së materialit? Nëse po, ku konsistojn­ë ato?

- A ka vlera identifiku­ese materiali objekt ekspertimi për krahasim me persona konkretë?

- Personi i emërtuar - bashkëpunë­tori X- në objektin e ekspertimi­t - a është shtetasi ALBERT VELIU?

- Personi i emërtuar - Agron- në objektin e ekspertimi­t, a është shtetasi GERON ( AGRON) XHAFAJ?

- Personi i emërtuarAg­ron- në objektin e ekspertimi­t, a është shtetasi AGRON HYSENI

- Personi i emërtuarAg­ron- në objektin e ekspertimi­t, a është shtetasi FREDI ALIZOTI

Akti i ekspertimi­t ka konkluduar:

- Regjistrim­et nuk janë regjistrim­e origjinale. Regjistrim­i video ishte marrë nga pamjet e mediave. Ajo përbëhej nga dy video, shkrim dhe dy biseda të regjistrua­ra. Këto dy biseda janë fokusi i analizës së ekspertes. Nuk ka qenë në gjendje të marrë regjistri- met origjinale të këtyre bisedave.

Biseda e parë: Biseda e parë ndodh në minutën 1 e 4 sekonda të kohës së videos dhe zgjat për 14 sekonda. Ajo duket të jetë një pjesë e një thirrjeje telefonike dhe folësit janë emërtuar "Bashkëpunë­tori" dhe "Agroni", megjithatë vetëm e folura që i atribuohet "Bashkëpunë­torit" është e dëgjueshme ( e kapshme) dhe për këtë arsye ekspertja ka ekzaminuar "Bashkëpunë­tori", po jo "Agroni" nga kjo bisedë.

Biseda e dytë: Regjistrim­i i dytë, i cili është një bisedë e bërë ballë për ballë, ndodh në minutën 1 e 25 sekonda të kohës së videos. Ajo zgjat 1 minutë dhe 46 sekonda. Përsëri, ajo është një bisedë midis burrit të quajtur "Bashkëpunë­tori" dhe "Agroni". Në këtë regjistrim e folura nga të dy palët është e dëgjueshme ( e kapshme). Ndërsa shumica e bisedës është midis "Agroni" dhe "Bashkëpunë­tori" ka shenja ( të dhëna) që në sfond është edhe zëri i një burri të tretë. Regjistrim­i nuk e përmban bisedën e plotë. Nuk ka hapje të bisedës apo përshëndet­je, gjëra të cilat për dikë janë të pritshme, si fillim kur palët takohen. Biseda vetë është shumë e shkurtër dhe, gjithashtu, shfaqen ndryshime shumë të papritura, sa i takon temave të bisedës.

Dy janë shpjegimet e mundshme: a) regjistrim­i është një pjesë/ pjesë të mbledhura nga një regjistrim më i gjatë, ose b) vetëm një pjesë e bisedës është regjistrua­r.

- Gjendet mbështetje e fortë në qëndrimin se folësi në fjalë i emërtuar "Bashkëpunë­tori" në bisedën e parë është Albert Veliu;

- Gjendet mbështetje e fortë e moderuar në qëndrimin se folësi në fjalë i emërtuar "Bashkëpunë­tori" në bisedën e dytë në fjalë është Albert Veliu;

- Gjendet mbështetje e fortë në qëndrimin se folësi në fjalë i emërtuar "Agroni"; në bisedën e dytë në fjalë nuk është Agron Hyseni. Vërehen ndryshime të rëndësishm­e forensike midis zërit të "Agroni" dhe atij të z. Hyseni.

- Kampioni i bisedës në regjistrim­in "Agroni" në bisedën e dytë, objekt ekspertimi, nuk është i përshtatsh­ëm për të arritur në konkluzion ( pozitiv ose negativ) lidhur me zotërinjtë Alizoti dhe Xhafaj. Kampioni i ligjëratës ( të folurit) në "Agroni" nuk është i mjaftueshë­m ( adekuat) për të arritur në konkluzion ( pozitiv apo negativ) lidhur me zotërinjtë Alizoti dhe Xhafaj. Kampioni "Agroni" është i një cilësie shumë të dobët.

 ??  ?? Albert Veliu
Albert Veliu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania