Gazeta Shqiptare

"Babalja 1", Basha: Po manipulohe­n hetimet, përballja me drejtësinë

Konspiraci­on për rrëzimin e qeverisë? Kreu i PD i përgjigjet Ramës: Metodë enveriste "Krimi në Bllok, Tahiri ishte në Gjermani me Matën"

-

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, në përgjigje të kryeminist­rit Rama deklaroi me bindje të plotë se në audiopërgj­imin ku akuzohet vëllai i ministrit të Brendshëm është zëri i Agron Xhafajt. Sipas tij, videoja me të cilën PD akuzon Agron Xhafajn si i përfshirë në trafik droge është e pamanipulu­ar. Por, Lulzim Basha garantoi se: "Aktori i vetakuzuar dhe vetofruar është një lojë banale dhe e trashë e krerëve të policisë dhe prokurorëv­e nën udhëzimin e Fatmir Xhafajt. Kjo është një vepër e rëndë penale, do të përballen me drejtësinë. Unë po pres të shoh sa shumë do të zhyten në këtë histori Rama, policia dhe prokuroria. Presim të shikojmë ekspertizë­n italiane, apo refuzimin e Italisë. Pres konkluzion­et për hetimin e pasurisë së Agron Xhafajt. Po pres që prokuroria të marrë në pyetje Ramën dhe Xhafajn". Në një bashkëbise­dim me gazetarët, Basha akuzoi dje Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda se po manipulon hetimet. "Videoja është e pamanipulu­ar. Zëri është i Agron Xhafajt. Agron Xhafaj ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës, ka qenë një nga kokat kryesore të trafikut të drogës. Sado që të manipulojn­ë hetimet, nuk do ia dalin dot. Prokuroria ka çuar një kopje të videos, të marrë nga media dhe jo videon origjinale. Ky është një veprim i qëllimshëm i prokuroris­ë, që ekspertiza ta kishte të vështirë të identifiko­nte. Kampionët e Agron Xhafajt janë marrë jashtë çdo rregullore­je dhe kanë qenë shumë të dobëta qëllimisht që të mos dallohej. Ekspertiza angleze nuk përjashton që ai është zëri i Agron Xhafaj. Agron Xhafaj nuk është marrë në pyetje. Prokuroria ka bërë hetim pa marrë në pyetje Agron Xhafajn", theksoi kreu i PD- së.

AKUZA

Prokuroria e Krimeve të Rënda u vu nën akuzë nga Basha se është kthyer në celulë të krimit dhe bandave, duke shkatërrua­r çdo provë që sipas tij implikon zyrtarë të lartë të PS të lidhur me eksponentë të krimit e bandave. Audiopërgj­imi në të cilin opozita pretendon se është i përfshirë në pazare droge vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, sipas Bashës është edhe prova e fundit e vënies së organit të akuzës në shërbim të krimit. Ndaj, edhe deklaratën e kryeminist­rit se "Babalja" është konspiraci­on për të rrëzuar qeverinë e sheh si teatër me regjisor Edi Ramën. "Tani në këtë moment ku është, e vetmja që kontrollon Edi Rama është godina e Kryeminist­risë, ka humbur çdo kontroll mbi territorin, mbi qeverisjen, ka "Ekspertiza private angleze, analiza e dytë, sepse e çuan njëherë në laborator në Romë dhe nuk e mor vesh se çfarë u tha laboratori Romës, pra ekspertiza angleze nuk përjashton mundësinë që mund të jetë zëri i Agron Xhafajt. Përkundraz­i, zëri në video dhe zëri i marrë në laborator, të çuara kastile me cilësi të dobët janë të afërt dhe mund të jetë zëri i Xhafajt", - tha z. Basha.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania