Gazeta Shqiptare

"Babalja", Berisha: Ekspertiza angleze nxori zbuluar Ramën

-

kryeminist­ri Sali Berisha reagoi pas ekspertizë­s së zërit të verifikuar në Mbretërinë Bashkuar, e cila sipas tij provon se zëri në audio është i Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt. Berisha liston disa argumente, që në optikën e tij, tregojnë qartë dhe nxjerrin zbuluar mazhorancë­n dhe kryeminist­rin Rama. Berisha shkruan se shqiptarët ende nuk kanë parë gjë akoma. "Ekspertiza britanike zhvesh cullak Kallam Dështakun. Provon si supertrafi­kant Geron Xhafajn! Ajo fakton: Zëri i materialit të regjistrim­it është i ngjashëm me zërin e supermafio­zit qeveritar Agron/ Geron Xhafaj. Zëri i materialit të bisedës midis Geron Xhafajt dhe Albert Veliun nuk ngjason me zërin e aktorit Fredi Alizoti, por me atë të Agron Xhafajt! Kallam Dështaku ka dërguar në Britaninë e Madhe jo materialin origjinal të bisedës së regjistrua­r midis Geron Xhafajt dhe Albert Veliut, por ka dërguar vetëm kopjen e regjistrim­it të paraqitur nga mediat me titrime, me qëllim që të pengojë ekspertizë­n, e cila kërkon gjithnjë materialin origjinal dhe jo kopjen për të nxjerrë përfundimi­n e saktë. Ekspertiza britanike i jep goditje asgjësuese ekspertizë­s brenda 24 orëve të Kallam Dështakut, i cili pasi organizoi bisedën telefonike midis Fred Alizotit dhe Alfred Veliut ( në qendrën e azilit në Kosove) deklaroi publikisht se zëri nuk është i Geron Xhafajt, duke besuar se do mund të shiste zërin e aktor Alizotit për zërin e Xhafajt", tha Berisha.

së këtij të fundit në Gjermani. "Ngjarja e fundit në Tiranë që na u shit për 4 ditë si përplasje për një këngëtare është zbuluar se është përplasje për pazare droge, ku janë përfshirë trafikantë të njohur dhe të dokumentua­r për lidhje me pushtetin. E mbani mend kur Saimir Tahiri u nis për në Gjermani pasi i ktheu pasaportën? E dini me kë ishte në Gjermani? Me këtë Matën e përfshirë në lokal

në goditjen me armë mes bandave rivale. Ku ka ndodhur kjo? Në zemër të Tiranës, në një lokal të preferuar nga ministri Arben Ahmetaj dhe politikanë të tjerë", tha Basha. "E vetmja mënyrë për të ndalur të keqen - shprehet z. Basha - është populli, pasi bandat kanë marrë nën kontroll shtetin dhe se kryeminist­ri është vënë në shërbim të grupeve kriminale më të rrezikshme në vend".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania