Gazeta Shqiptare

Audiopërgj­imi, Edi Rama: "Babalja", konspiraci­on për rrëzimin e qeverisë

Kryeminist­ri fton opozitën: Ndryshime në Kodin Penal, dënime ekzemplare për "të fortët" "Monitorim të rreptë të dënuarve në burgjet e sigurisë së lartë"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama e cilësoi një "konspiraci­on për rrëzimin e qeverisë", të gjithë historinë e audipërgji­mit për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në një konferencë për median, Rama u shpreh se, "në filmin ' Babale 1' kemi bashkëpuni­m me elementë të krimit të organizuar, të burgosur për krim të organizuar, kemi korrupsion, kemi përfshirje të drejtpërdr­ejtë të partisë politike në bashkëpuni­m dhe me oferta korruptive dhe kemi edhe më shumë se kaq, sepse filmi është konceptuar dhe skenari është shkruar në dy skuta të shtetit shqiptar. Unë do ju ftoja që të jepnit një ndihmesë për publikun që kjo shfaqje ekstreme e brutalitet­it të politikës më të ulët ndaj opinionit publik të mos kalojë si një nga shfaqjet e radhës". Kryeminist­ri nuk dha më shumë detaje, duke i kërkuar medias të bënte punën e saj dhe të zbulonte. "I di të gjitha, nga fillimi deri në fund, sepse kam angazhuar një grup të posaçëm që është marrë nga fillimi deri në fund për të ditur unë vetë, në radhë të parë, të gjithë të vërtetën dhe pres që e vërteta të dalë e plotë, nuk kam për ta lënë pa e nxjerrë edhe sikur për 1001 arsye të mosarsyes të mbulohet, apo të zbutet. Natyrisht që unë nuk jap vendime, as bëj pretenca. Për fat të mirë jemi në një sistem ku detyrat janë të ndara, pushtetet janë të ndara, por të jeni të bindur që shqiptarët do ta mësojnë nga A- ja tek ZH- ja, jo me institucio­net, por me emra e me mbiemra, kush është përfshirë në këtë konspiraci­on të mirëfilltë për rrëzimin e qeverisë, se i tillë është", deklaroi Rama. I pyetur për rolin e ish- kreut të kundërzbul­imit të FBI, Lou Bladel në grupin që kryeminist­ri tha se ishte ngritur, Rama nuk dha shumë detaje. "Ne jemi shumë seriozë në të gjithë përpjekjen tonë në luftën kundër krimit, në luftën kundër burimeve që financojnë krimin, në luftën kundër shmangies nga detyrimet, të pastrimit të parave dhe të evazionit", tha kryeminist­ri, i cili lidhur edhe me ngjarjen e Xhisiela Malokut u sugjeroi gazetarëve të gjejnë pamje nga komisariat­i i Fushë- Krujës, ku jo Taulant Balla, por as vetë oficeri që pretendon se i kanë vënë rev-

olen në kokë nuk figuron të ketë qenë në kamera atë ditë.

MASAT

Kreu i qeverisë njoftoi se mazhoranca do të ndërmarrë ndryshime ligjore për të dyshuarit apo për të dënuarit për përfshirje në krim të organizuar, apo dhe organizata terroriste, të cilët do t'i nënshtrohe­n një regjimi të ri shumë të rreptë, izolimi dhe monitorimi, duke iu ndërprerë çdo lloj komunikimi të brendshëm dhe të jashtëm për të gjithë kohën e paraburgim­it dhe të vuajtjes së dënimit. Ata sipas këtij propozimi, do të kenë kontakte shumë të kufizuara me qeniet e tjera njerëzore dhe

shumë rreptësish­t të monitoruar­a për të gjithë kohën e vuajtjes së dënimit të tyre. Po ashtu, do të ngrihet një sallë operative monitorimi nonstop me kamera të burgjeve të sigurisë së lartë, duke filluar nga burgu "313" dhe nga godina e operacioni­t "Forca e Ligjit". Ndërkohë, në Shërbimin e Kontrollit të Burgjeve do të ngrihet një sallë operative monitorimi non- stop e të gjitha institucio­neve peniteciar­e të Republikës së Shqipërisë. Kjo e çon sigurinë e burgjeve në një nivel të panjohur më parë, u shpreh Rama. "Qeveria ka nisur draftimin e një pakete ndryshimes­h në Kodin Penal Qeveria ka vendosur zbatimin e programit të ri për oficerët e sigurisë në shkollat e vendit. Ky program që nisi fazën pilot në 15 shkolla do të shtrihet në 150 shkolla, gjimnaze kryesisht, ku do të fillojnë nga puna menjëherë 150 oficerë sigurie, të trajnuar enkas për këtë program. Seanca e parë gjyqësore mes Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës do zhvillohet sot në Gjykatën e Tiranës. "Lulzim, ndjesë nëse je duke veshur pizhamat, po kisha merak se të zinte gjumi, prandaj të shqetësoj për kujtesë. Nesër ( sot) në 9.30 kemi gjyqin për shpifjen tënde, mos harro! Të pres të nxjerrësh qoftë edhe një provë të vetme për akuzat e tua. Nëse s'të del gjumi, mos merr raport mjekësor!", iu drejtua Balla, Bashës dje.

për të fortët. Kështu quhet paketa, ' Të fortët', të cilëve përmes një trajtimi ekzemplar, përmes përshkallë­zimit të presionit të Policisë së Shtetit në çdo territor, do t'u rezervojmë edhe ndëshkime penale ekzemplare për format e tyre të preferuara të karshillëk­ut ndaj ligjit, ndaj qytetarëve dhe ndaj biznesit. Së shpejti, natyrisht, duke qenë se bëhet fjalë për ndryshime në Kodin Penal, këtë paketë do ta ndajmë me opozitën, duke shpresuar në mundësinë e kthimit të saj nga bota e filmave, në terrenin e përballjes reale me kriminalit­etin", theksoi Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania