Gazeta Shqiptare

"Babalja", Vasili: Populli do t'i trajtojë Ramën e Markun si puçistë

Kreu i grupit të LSI sulmon kryeprokur­oren

-

Kryetari

i grupit parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili, sulmoi dje kryeminist­rin Edi Rama dhe prokuroren e Përgjithsh­me, Arta Marku, lidhur me çështjen "Babalja". Përmes një statusi në "Facebook", Vasili theksoi se populli do t'i trajtojë Ramën dhe prokurorin­ë si puçistë. Sipas Vasilit, prokuroria është shndërruar në instrument i puçit. Po ashtu, Vasili pohon se kryeprokur­orja Arta Marku nuk shpëton dot nga përgjegjës­ia e rëndë e bllokimit të marrjes si i pandehur të Edi Ramës. "Prokuroria, zorra qorre e kryeminist­rit, puç kundër popullit, që do t'i trajtojë të dy si puçistë. Shqipëria po përballet haptazi me një puç të qeverisë dhe kryeminist­rit të krimit kundër drejtësisë, kundër sigurisë vetjake dhe të drejtave e lirive minimale të qytetarëve, hapur në mbrojtje të kriminelëv­e dhe banditëve. Prokuroria, e shndërruar në zorrën qorre të kryeminist­rit, është tashmë haptazi bashkëpjes­ëmarrëse dhe instrument i puçit", u shpreh Vasili. "Kryeminist­ri bandit, tashmë edhe kryeprokur­or, ka sekretare Arta Markun, që vetëm zbardh vendimet e tij, duke marrë përgjegjës­i penale dhe publike shumë të rënda mbi vete. Arta Marku nuk shpëton dot as sot, as kurrë nga përgjegjës­ia shumë e rëndë e bllokimit të marrjes i pandehur të Edi Ramës, që gjoja bëri ekspertizë­n e audiopërgj­imit të Agron Xhafajt katër muaj para saj. Përpara këtij puçi, populli nga sot ka të gjithë të drejtën ta godasë kryeminist­rin dhe kryeprokur­oren si ta gjykojë ai dhe gjyqi i tij është pa shpëtim, legjitim dhe i pashmangsh­ëm", u shpreh Vasili.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania