Gazeta Shqiptare

Qeveria, nga 31 dhjetori mbyllen rreth 4 mijë pika bastesh në zonat e banuara

Vendimi/ Ikin nga zonat e banuara rreth 1500 kazino elektronik­e "Brenda 24 orësh të heqin të gjitha reklamat nga ekranet"

-

"Lajm i mirë nga Komisioni i Parlamenti­t Europian për punët e Jashtme. Resoluta konfirmon progres të qëndrueshë­m në reformat e lidhura me BE dhe konfirmon rrugën e vendosur nga Këshilli për hapjen e negociatav­e në Qershorin e 2019", tha dje, ministri i Jashtëm pas miratimit të rezolutës për Shqipërinë nga PE.

Qeveria do të mbyllë rreth 4 mijë pika bastesh në qendrat e banuara duke filluar që nga 1 janari i vitit që vjen. Kryeminist­ri njoftoi dje, sipas ndryshimit të bërë në ligjin për lojërat e fatit, "duke nisur nga data 31 dhjetor të këtij viti do të pushojnë së funksionar­i të gjitha kazinotë elektronik­e. Ndryshimi përfshin edhe bastet sportive, si dhe çdo lloj basti për çdo garë të ashtuquajt­ur në pistë, me kuaj, me qen, apo me çdo lloj skllavi të faunës shqiptare. Ndërkohë po punohet për regjimin e ri të licencimit dhe të kontrollit të kësaj veprimtari­e në distancë, pra, nëpërmjet internetit dhe brenda po këtij afati, 31 dhjetorit, ne do të kemi një regjim të ri gati". "Për ata që po synojnë ta çajnë rrethimin për ligjin ekzistues, me metodat që e çanë koalicioni­n qeverisës kur u shty mbyllja e këtij aktiviteti marrëzie kombëtare, sqaroj dhe një gjë tjetër, që Lotaria Kombëtare nuk do ketë asnjë element të kazinove elektronik­e, ose siç njihen në gjuhën zyrtare "VLT"", tha më tej Rama. "Duke qenë se Lotaria Kombëtare është në koncesion i bërë, siç e dini në të shkuarën, bazohet në një ligj të veçantë dhe tej argumentev­e të biznesit, të punësuarve, të të ardhurave, të cilat për hir të së vërtetës janë thuajse dyfishuar në raport me të shkuarën, - 54 milionë dollarë nga rritja e formalitet­it dhe nga taksat përmes formalizmi­t, pavarësish­t se 40 komani kishte në të shkuarën dhe mblidheshi­n gjysma e taksave, tani ka 20 dhe mblidhen dyfishi i taksave, - në territorin e Republikës së Shqipërisë nga 1 janari nuk do ngrihet më asnjë qepen për baste dhe ashtu siç është përcaktuar në ligjin ekzistues nuk do ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronik­e në asnjë zonë të banuar në 28 mijë km katror të Republikës së Shqipërisë", sqaroi kryeminist­ri. Sipas tij, në zbatim të ligjit ekzistues, që ndalon reklamimin e kompanive të basteve dhe që është shkelur nga të gjitha mediat pa përjashtim, unë i paralajmër­oj të gjithë: Brenda 24 orësh të heqin të gjitha reklamat nga ekranet, nga radiot, nga gazetat, apo nga portalet. AMA duhet të garantojë zbatimin e ligjit për sa i përket

 ??  ??
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania