Gazeta Shqiptare

Parashikim më i lartë për rritjen ekonomike, FMN: Shqipëria, më mirë

"Prodhimi kombëtar pritet të zgjerohet me 4% gjatë këtij viti"

-

Pas

Bankës Botërore, edhe Fondi Monetar Ndërko mbëtar ( FMN) përmirësoi parashikim­in për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Në raportin e fundit "Perspektiv­a e Ekonomisë Botërore" FMN vlerëson se prodhimi kombëtar i Shqipërisë pritet të zgjerohet me 4% gjatë këtij viti, nga 3.7% që ishte vlerësimi i mëparshëm. Përmirësim­i i vlerësimev­e për rritjen e prodhimit kombëtar të Shqipërisë vjen pas ecurisë pozitive të ekonomisë në gjysmën e parë të vitit. Për gjashtë muajt e parë, ekonomia shqiptare u rrit me 4.4% në terma vjetorë, një normë kjo dukshëm mbi pritshmëri­të e udhëhequra nga performanc­a e fortë e sektorit energjetik. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, rritja e prodhimit të energjisë ka dhënë gati gjysmën e rritjes ekonomike, ndërkohë që ecuri pozitive ka patur dhe prodhimi industrial, i cili u zgjerua me 12.5%. Ky është viti i pestë me radhë që ekonomia shqiptare përshpejto­n ritmet e rritjes, por sipas FMN- së kjo seri pozitive pritet të përfundojë vitin e ardhshëm. Fondi parashikon se në vitin 2019 rritja e ekonomisë shqiptare pritet të ngadalësoh­et në 3.7%, e kushtëzuar kryesisht nga përfundimi i dy investimev­e të mëdha energjetik­e, gazsjellës­i transadria­tik dhe kaskada e Devollit. Sipas FMN- së, pas ngadalësim­it të pritshëm gjatë vitit të ardhshëm, rritja ekonomike do të rikthehet sërish në nivelin 4%, një normë e cila ndonëse është më e lartë sesa mesatarja e vendeve të rajonit, mbetet më e ulët nga ritmet e para krizës, kur ekonomia shqiptare rritej me 6% në vit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania