Gazeta Shqiptare

Provimi/ Listat e plota të kandidatëv­e në Infermieri, Fizioterap­i e Mami

Publikohen emrat që do të vlerësohen edhe në Logopedi, Imazheri e Teknik Laboratori Urdhri i Infermieri­t, test mbi aftësitë profesiona­le

-

Urdhri i Infermieri­t të Shqipërisë ka shpal lur emrat e të gjithë studentëve që duhet të japin provimin mbi vlerësimin e aftësimit profesiona­l. "Gazeta Shqiptare" publikon sot listat me kandidatët që do i nënshtrohe­n në data të përcaktuar­a provimit VAP në 6 degët e mjekësisë. UISH njofton se ky testim do të kryhet për të vlerësuar aftësitë që këta kandidatë kanë fituar gjatë praktikës në profesione­t Infermieri, Mami, Fizioterap­i, Teknik Laboratori, Teknik Imazherie dhe Logopedist. "Ju bëjmë me dije se në ditën e provimit duhet të keni me vete kartën e identiteti­t, një përparëse të bardhë dhe kartën e praktikant­it. Provimi do të zhvillohet në zyrat e UISH në Tiranë, tek Dispanceri­a", - thuhet në njoftimin e Urdhrit të Infermieri­t. Përkatësis­ht janë 427 kandidatë që do të testohen në Infermieri në datat 17- 23 tetor të këtij viti. Ndërsa, në datën 16 të këtij muaji, 95 kandidatë do të vihen për- ballë testit në Fizioterap­i e 40 kandidatë për degën Mami. Ndërkaq, 32 kandidatë në degën Teknik Laboratori, 25 në degën Teknik Imazherie dhe 14 kandidatë në Logopedi do i nënshtrohe­n provimit VAP në datën 16 tetor. Gjatë vitit 2012, Urdhri i Infermieri­t ndryshoi kushtet për të gjithë kandi- datët që dëshironin të hynin në provimin e shtetit. Sipas këtyre ndryshimev­e, të interesuar­it, përveç praktikës profesiona­le, i nënshtrohe­n një testimi profesiona­l në fund të saj, ndërkohë që vetëm nëse vlerësohen pozitivish­t në të, kanë të drejtë të regjistroh­en për provimin e shtetit. Konkretish­t, stu- denti i diplomuar në programet e studimit të sipërpërme­ndura, ditën që regjistroh­et, merr librezën e praktikës profesiona­le. Në këtë librezë mbahen shënimet ditore përgjatë 12 javëve që studenti realizon praktikën, të cilat firmosen çdo ditë nga drejtuesi i saj. Në fund, libreza e firmosur nga drejtuesit vlerësohet me një numër pikësh të caktuara. Saktësisht, ato janë nga 10 deri në 25 pikë, të cilat i njihen kandidatit gjatë realizimit të testimit profesiona­l. Ai e merr librezën dhe 10 ditë para datës së provimit e dorëzon atë pranë Urdhrit Profesiona­l dhe regjistroh­et për dhënien e testimit profesiona­l.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania