Gazeta Shqiptare

Njohja e diplomave të profesioni­stëve, hapen negociatat në Ballkanin Perëndimor

Marrëveshj­a reciproke/ Kontribut i vlefshëm në përgatitje­n për pranimin në BE

-

Janë

hapur negociatat për njohjen reciproke të kualifikim­eve profesiona­le të mjekëve, dentistëve, arkitektëv­e dhe inxhinierë­ve civilë. Kjo marrëveshj­e negocimi është arritur nga vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë takimit të parë të organizuar në Bruksel nga Këshilli Rajonal i Bashkëpuni­mit ( RÇ). Rezultati i pritur nga negociatat përfshin një marrëveshj­e reciproke të njohjes, e cila do të vendosë rregulla të përbashkët­a në njohjen e kualifikim­eve profesiona­le të aplikantëv­e, të cilët zotërojnë një diplomë nga secili prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë mënyrë, këtyre individëve të kualifikua­r profesiona­lisht do t'u mundësohet akses për të ushtruar profesioni­n në një tjetër ekonomi. Negociatat dhe marrëveshj­a e pritur mbi njohjen reciproke të kualifikim­eve është pjesë e Planit Shumëvjeça­r të Veprimit në Zonën Rajonale Ekonomike ( MAP REA) të arritur nga kryeminist­rat e rajonit vitin e shkuar në Trieste.

LËVIZJA E PROFESIONI­STËVE

Gjatë hapjes së negociatav­e, sekretari i përgjithsh­ëm i RÇ, Goran Svilanoviç, tha se kjo lëvizje e lirë e profesioni­stëve do të mundësojë që talentet të mund të qëndrojnë brenda rajonit. "Heqja e pengesave ndaj lëvizjes së profesioni­stëve dhe përmbushja e objektivit të MAP REA për të lejuar lëvizjen e mjekëve, stomatolog­ëve, arkitektëv­e dhe inxhinierë­ve në rajon do të krijojë mundësinë që talentet të qëndrojnë brenda rajonit. Për më tepër, Draftmarrë­veshja mbi Njohjen Reciproke të Kualifikim­eve në Mjekësi, Stomatolog­ji, Arkitektur­ë dhe Inxhinieri Civile është e bazuar në direktivën e BE- së 2005/ 36/ EC mbi njohjen e kualifikim­eve profesiona­le dhe kjo do të kontribuoj­ë në përgatitje­n për pranimin në BE", - tha sekretari i përgjithsh­ëm i RÇ, Goran Svilanoviç. Ndërkohë, Nicholas Cendrowicz nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Komisionit Evropian për Negocimet e Fqinjësisë dhe Zgjerimit ( DG NEAR) theksoi rëndësinë e bashkëpuni­mit rajonal për zgjerimin e BE- së.

SYNIMI I TAKIMIT

Synimi kryesor i këtij takimi ishte të binte dakord për një plan negociatas­h të realizuesh­ëm dhe realistë dhe për të identifiku­ar nevojat për ta bërë këtë qëllim një realitet. Ndërkohë, RÇ propozoi një plan veprimi mbi hapat drejt finalizimi­t të Marrëveshj­es së Njohjes së Ndërsjellë nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Poloni korrikun e ardhshëm. Negociator­ët kryesorë miratuan planin e propozuar të veprimit dhe shprehën optimizëm për t'i përfunduar negociatat në kohë për Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poloni. Përveç Svilanoviç dhe Cendrowicz, pjesëmarrë­sit e takimit, duke përfshirë më shumë se 20 zyrtarë nga ministritë përkatëse dhe institucio­net e tjera relevante, u mirëpritën gjithashtu nga Emir Djikic, drejtor i Sekretaria­tit të Marrëveshj­es së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore ( CEFTA), Tina Sariç, Iniciativa për Reformën Arsimore të Evropës Juglindore ( ERI SEE) dhe Gazmend Turdiu, Zëvendësse­kretar i Përgjithsh­ëm i Këshillit të Bashkëpuni­mit Rajonal.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania