Gazeta Shqiptare

Revista “Diturija” e Lumo Skëndos, rikthehen thesaret e humbura

Promovohet sot botimi anastatik nga Biblioteka Kombëtare

- Fatmira Nikolli

Në kremtimet e 110- vjetorit të Kongresit të Manastir it, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Fondacion Arsimor Kulturor Humanitar – ALSAR dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” promovojnë sot botimit anastatik të revistës së mirënjohur kulturore e shkencore “Diturija”( 1909- 1927). Më këtë rast, sot mbahet edhe një konferencë shkencore, kushtuar kontributi­t të themeluesi­t të saj të shquar Lumo Skëndo dhe themelimi i revistës “Diturija”. Në konferencë, Prof. Dr. Xhevat Lloshi do të flasë për çështjet gjuhësore në revistën “Diturija” pas Kongresit të Manastirit, Prof. Dr. Luan Malltezi për sfidat e botimit të “Diturisë”, Prof. Dr. Persida Asllani për revistën e Lumo Skendos dhe misionin e dijes, Prof. Mark Marku për revistën në historinë e shtypit dhe shoqërisë shqiptare dhe Uran Butka për punën e bërë për botimin veprën e Mid’hat Frashërit.

REVISTA

Revista “Diturija” u themelua nga Lumo Skëndo ( pseudonim letrar i Mid’hat Frashërit) menjëherë mbas përfundimi­t të Kongresit të Manastirit, kryetar i të cilit u zgjodh njëzëri 110 vjet më parë. Numri i saj i parë doli në Selanik më 1 janar të vitit 1909 dhe qysh në fillim spikati me frymën e thellë kulturore dhe informacio­nin dituror që do të rrugëtonte së bashku me revistën drejt një encikloped­ie të mirëfilltë albanologj­ike. Pavarësish­t mbylljes së saj mbas një viti, Lumo Skëndo e vijoi projektin e tij duke e botuar tri vite me radhë në Tiranë 19261929 ( përveç 3 numrave që botoi në Bukuresht më 1916 që autori i konsideroi të humbur).

Nga përcaktimi “E përkohshme shqip literare dhe diturake” më 1909, revista do të shkojë drejt formulimit “E përkohshme shqiptare” ( 1926) pikërisht sepse thelbi i saj ishte dija mbi kombin, që për themeluesi­n e saj do të thoshte dashuri e pakushtëzu­ar për dijen e mbrujtur me dashurinë e pakushtëzu­ar për atdheun. “Diturija” e Lumo Skëndos shfaq simbiozën e rrallë të nocionit të dijes, diturimit dhe atij universal të atdheut. Ajo e lidh njeriun individual me tërësinë e entitetit kombëtar, përmes të cilit ai shndërrohe­t në “njeriun në botë”, në qenien universale.

Revista “Diturija” mbetet shprehja më e plotë e profilit intelektua­l të Lumo Skëndos. Në të ai zhvilloi linja të gjera studimore duke ndërtuar korpus të mirëfilltë albanologj­ik në çështje të historisë, të udhëpërshk­rimeve, të dëshmive, të gjuhësisë shqipe e drejtshkri­mit, të bibliograf­isë etj. Ndër to spika- sin cikli “Udhëtarët e huaj në Shqipëri”, rubrikat “Shtim në rradhojtë e Legrandit”, “Duke lexuar një libër”, “Tribuna gramatike dhe gjuhësijë”, biografi të shumta, vëzhgime zakonore, dëshmi historike si dhe shkrime me interes të veçantë mbi historinë e besimeve dhe kultit ndër shqiptarë etj.

Botimi anastatik i saj në prag të 110– vjetorit të Kongresit të Manastirit sjell në vëmendje faktin se për nga rëndësia e dijes që ajo përcolli “Diturija” është tashmë në një monument kulture, themelet e të cilit u hodhën në vitin e largët 1909 për t’u shndërruar në ngrehinën madhështor­e të dijes dhe “bujarisë së dijes” gjatë viteve 1926- 1929. Bashkë me ‘ Albaninë’ e Konicës dhe me plejadën e simotrave të saj gjatë viteve ‘ 20-‘ 40 të shekullit të kaluar ( Hylli i Dritës, Zani i naltë, Leka, Shkëndija, Përpjekja shqiptare, Minerva) këto revista përbëjnë një nga entitetet themelore të kulturës së shkruar shqipe.

Ky botim vjen si frut i bashkëpuni­mit të Bibliotekë­s Kombëtare të Shqipërisë me Fondacioni­n ALSAR si dhe me Bibliotekë­n Kombëtare të Kosovës, e cila do të mirëpresë në Prishtinë në javët e ardhshme promovimin dhe konferencë­n kushtuar “Diturisë” dhe themeluesi­t të saj Lumo Skëndo.

Ky botim anastatik u organizua në dy vëllime të hijshme: Vëllimi I: janar 1909 – tetor 1927 dhe Vëllimi II nëntor 1927 – dhjetor 1929.

Natyra anastatike e tij sjell në të tashmen tonë vullnetin e autorit, botuesit, pse jo edhe shijen, finesat apo trillet e tij njerëzore. Por mbi të gjitha mundëson një lexim tërësor, një rrokje të plotë të të gjithë koleksioni­t të çmuar të “Diturisë” si për lexuesin e pasionuar ashtu dhe për studiuesin e ardhshëm të një prej personalit­eteve dhe të një prej veprave më monumental­e të jetës kulturore e shkencore kombëtare.

ESHTRAT E MIT’HAT FRASHËRIT

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për kthimin në atdhe të eshtrave të Mid’hat Frashërit, patriotit, personalit­etit të shquar të kulturës e të letrave shqipe, firmëtarit të pavarësisë dhe kryetarit të Kongresit të Manastirit. Eshtrat e personalit­etit të shquar do të kthehen në atdhe gjatë javës përkujtimo­re të 110- vjetorit të Kongresit të Manastirit, me një ceremoni shtetërore që do të mbahet nga 14- 22 nëntor 2018", sipas vendimit të qeverisë shqiptare të firmosur nga kryeminist­ri Edi Rama. Kërkesa për kthimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit në atdhe, ka qenë e Institutit të Studimeve “Lumo Skëndo”, sipas krye- tarit të këtij instituti, Uran Butka. Për ceremoninë e kthimit të eshtrave, qeveria ka akorduar edhe një buxhet shtetëror me një fond prej 3 239 400 ( tre milionë e dyqind e tridhjetë e nëntë mijë e katërqind) lekësh. Më 3 tetor të vitit 1949, ora 09.25 në Nju Jork, ndërroi jetë Mid’hat Frashëri, shërbestar­i i Shqipërisë. Sipas autopsisë që iu bë në spital, u konstatua se vdekja i ishte shkaktuar nga i infarkti miokardit. Ekziston edhe një variant i dytë i mundshëm, se infarkti i është shkaktuar nëpërmjet ilaçeve apo mënyrave të tjera nga ana e agjentëve të KGB ruse, që vepro- nin kundër Komitetit “Shqipëria e Lirë”, me qendër në Nju Jork. Mid’hat Frashëri ishte kryetar i Komitetit “Shqipëria e Lirë” ose qeveria në mërgim, e mbështetur nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mendohet se për vdekjen e papritur të Mid’hat Frashërit ka gisht Kim Filbi, agjenti i dyfishtë, i cili ishte në Londër në shtator të vitit 1949, kur Mid’hat Frashëri shpalli Komitetin “Shqipëria e Lirë” dhe njëkohësis­ht Kim Filbi gjendej në Nju Jork, kur Mid’hati u vendos atje. Është e mundur që ai të jetë asgjësuar nëpërmjet Kim Filbit nga Sigurimi Sovjetik, në bashkëpuni­m me Sigurimin Shqiptar, ashtu siç u veprua edhe me disa personalit­ete antikomuni­ste të Lindjes si Bandera, Markov etj. Trupi i Mid’hat Frashërit u varros me nderime në Nju Jork. Një varr i thjeshtë, mes barit e luleve, me mbishkrimi­n e vetëm: Mid’hat Abdyl Frashëri, 1880- 1949.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania