Gazeta Shqiptare

Nudot e portretet e Pashk Përvathit

Ekspozita “Ndryshe”, 41 veprat që sjellin punimet e fundit të piktorit

-

ngjyrave në mënyrë të thjeshtëzu­ar nxjerr në pah një gjurmë të gjithën vetjake, duke paraqitur me realizëm natyrën, por njëkohësis­ht e filtron esencën e saj përmes një kodi të ri estetik për pikturën në historiogr­afinë e arteve pamore shqiptare, atë dekorativ”, është shprehur për Përvathin, Oltsen Gripshi, studiues.

Sipas Gripshti, qenia fizike e artistit në mënyrë të pavetëdijs­hme përzien emocione, ndjenja, përjetime dhe kujtime të cilat e ndihmojnë atë në formësimin e stilit të tij krejtësish­t vetjak. Të një gjuhe artistike larg çdo ndikimi në realitetin e Realizmit Socialist të djeshëm dhe të konceptual­izmit në artin bashkëkoho­r të sotëm. Kjo, sepse piktori Përvathi natyrën e shikon si “muzën” frymëzuese të peizazheve të tij dhe stinën e vjeshtës si kulminacio­nin e joshjes ndaj saj… aq sa në vegimet e “Vjeshtës së kuqe”, si mbresat e një kohe.

Vetë piktori ka thënë më herët se motivet e ciganëve kanë qenë gjithmonë muza e tij. “Tek unë jam preferencë, sepse përafrohen shumë me konceptin tim, që unë kam për pikturën, me marrëdhëni­en dekorative në sipërfaqen e tablosë, ç’ka më bukur se tek ciganet, tek veshjet e tyre, nuk e gjen në ndonjë gjë tjetër. Prandaj dhe mua më pëlqejnë dhe dua t’i kem në telajon time. Në këtë ekspozitë është dhe një vizitore e huaj nga Sri Lanka, që ka qenë në studion time, e cila erdhi në Shkodër me një ekip të huaj. Duke dalë jashtë këtyre punimeve që trajtojnë ciganet unë kam trajtuar edhe portretin familjar, si ajo e babait tim, apo dhe të tjerë portrete si ‘ Bukuroshja e fjetur’, etj. Edhe tek tematika e portreteve kam shëtitur”, është shprehur Përvathi. Ai ka thënë se asnjëherë nuk është udhëhequr nga parimi se çfarë do të thotë vepra ime dhe çfarë mesazhi përcjell dhe se sa bashkëkoho­re është situata që bëhet në vendin tonë, madje dhe veprat e kolegëve të mi nuk i kam parë në sensin se çfarë mesazhi përcjellin. “Unë gjithmonë përpiqem që vepra ime të flasë me mjete artistike, në gjuhën e së bukurës dhe për t’i dhënë dhe pak qetësi dhe entuziazëm artdashësi­t”, ka thënë më herët Përvathi, duke vënën në dukje se tregu i artit pamor në Shqipëri është i pakonsolid­uar. “Është fakultativ, janë disa njerëz më shumë koleksioni­stë që kanë filluar të krijojnë koleksione­t e tyre, sepse kjo është një gjë e mirë pasi është një ndihmë për artistët dhe një lloj konservimi që i bëhet veprës së mirë, për të mos shtegtuar jashtë kufijve, kjo është ana pozitive”, ka vërejtur ai.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania