Gazeta Shqiptare

GREZDA: POETIZMI I FIGURËS FEMËRORE MË SHPËTOI NGA REALIZMI SOCIALIST

Skulptori vjen me një album të punëve të tij ndër vite

-

kjo vjen edhe për shkak të traditës ilire të antikiteti­t tonë. Sidomos në këto 15 vitet e fundit bukuria shqiptare është shpalosur në formë dhe elegancë”, vëren ai. Ermir Grezda thotë se poetizmi i figurës femërore në skulpturë e shpëtoi nga realizmi socialist.

“Në fillim të krijimtari­së fillova me temën “nëna dhe fëmija” në variante të ndryshme dhe përzgjodha atë që mu duk më interesant­e nga ana kompozicio­nale. Në mënyrë të pavetëdijs­hme hyra në poezinë e skulpturës, hyra në jetën e marrëdhëni­es njerëzore, asaj poezisë që ka njeriu, bukurinë, elegancën. Të gjitha ato që janë pjesë e parqeve kudo në botë. Shpresoj që “Nëna dhe Fëmija” të vendoset në një shesh. Madje edhe “Vallja e Shpatave”, është pjesë e Galerisë Kombëtarë dhe është publikuar në revista ndërkombët­are dhe është një nga veprat që përfaqëson traditën. Është pjesë e stilistikë­s së valles popu- llore shqiptare”.

Tashmë punët me përfaqësue­se i ka përmbledhu­r në një album, si dëshmi për breza. Krijimtari­a në skulpturën e Ermir Grezdës bën pjesë në brezin e artistëve të pas viteve ’ 70. Harmonia plastike, silueta elegante, natyralite­ti në të cilat është hedhur në skulpturë vepra e tij, shprehin shumë ndjenjë duke u bërë pjesë e jetës emocionale të vetvetes. “I jam përmbajtur artit realist. Realizmi është pa kufi dhe janë të gjitha punë me pikënisje nga natyra. Nudot janë pjesa më artistike, janë një pjesë e jetës njerëzore”.

Emocionali­teti i shpërthyer qëndron të ritmi, zhdëverjel­ltësia dhe ekuilibri brenda plastikës skulptorik­e të fortë dhe impresioni­ste. Çdo vepër e tija ka një histori të tërë në vetvete. Grezda vlerëson emocionet që ka jeta, të bukurën, dashurinë plastike, sensivitet­in emocionues e të veçantën e shfaqjes në lëvizjet plastike, në shërbim të estetikes emocionues­e që kërkon. Portretet dhe figurat e natyrave të ndryshme kompozicio­nale të imponojnë për një realitet ndryshe në skulpturë. Tek skulptura e Grezdës kombinohet modernia, bashkëkoho­rja me konceptin emocional plastik në fushën e skulpturës dhe të arsimit artistik, ku u lind në Tiranë në gusht të vitit 1949. Fillimet e tij artistike vijnë nga periudha përgatitor­e në Liceun Artistik dhe përfundimi­n me shumë sukses të Akademisë së Arteve Figurative me 1972. Fillimisht Grezda ka punuar për 20 vjet në Galerinë Kombëtare të Arteve në sektorin studimor dhe ciceron arti pranë kësaj Galerie. Karriera e tij artistike fillon me çmimin e parë në konkursin ndërmjet artistëve të rinj. Në krijimtari­në e mëvonshme u mor me skulpturën monumental­e në bronz. Grezda ka marrë pjesë në ekspozita kombëtare dhe ndërkombët­are, ku dallohet për gjetjet e reja artistike dhe stilin e tij në krijimtari. Veprat e tij kanë pasur një vlerësim të veçantë në ekspozitat jashtë shtetit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania