Gazeta Shqiptare

Komunikimi kundër opozitës i opozitës

-

Nëse debati opozitar nuk i jep shumë hapësirë problemeve ditore të njerëzve, si mund të shmanget perceptimi se mund të bëhet fjalë për mungesë alternativ­e? Pse duhet t’u interesojn­ë njerëzve debatet që i interesojn­ë opozitës, mbushur me emra të përveçëm, por të zbrazët nga problemet e përgjithsh­me? Ky perceptim bën pa interes përpjekjet e veçanta të opozitës.

Elementi i tretë, i sipërpërme­ndur, është dedikimi i munguar ndaj problemeve, ndaj njerëzve. Duket sikur ka një padurim për të gjetur rrugë të shkurtra. Shkohet tre ditë nëpër fshatra, durohen historitë e tyre për dy- tre ditë dhe, kur nuk ndërrohet pushteti, “kthehemi te temat e zakonshme”.

Imagjinoni këtë padurim ndaj punës së detajuar të qeverisë. Qoftë si ekzekutiv, qoftë si ekzekutues­e e disa strategjis­h komunikimi.

Është thënë e rithënë, që për të krijuar ndjekës një njeri duhet të frymëzojë. Sa frymëzojnë prokurorët, si njerëz të akuzës? Aq frymëzon opozita. Edhe nëse preceptimi i fillimit mund të jetë në favor të tyre për ndonjë çështje, qoftë para se me dy lëvizje të arrihet te akuzat për Edi Ramën, maksimumi që mund të arrijnë janë disa vota më pak për shumicën parlamenta­re.

Por a janë këto vota për ta? Me gjasa kthehen në abstenime. Do të mjaftonte? Nëse po, është opozita në drejtimin e duhur dhe së shpejti do të vijë në pushtet. Por, me gjasa, opozita pa ndërruar gjeneral apo strategjin­ë gjenerale do të jetë rruga e shkurtër për fitore radhë të atyre që flasin me njerëzit për ato që shqetësojn­ë njerëzit.

Së pari, një nga elementët është: opozita nuk përshëndet asnjë vendim të qeverisë. As me nismat për mjedisin nuk është dakord? Të pastrosh Shqipërinë qenka diçka për të cilën nuk ia vlen të bashkohet politika? Si mund të ketë besueshmër­i kur e gjen fjalën e përbashkët përpara zgjedhjeve, por jo përpara një aksioni kombëtar për pastrim?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania