Gazeta Shqiptare

Panuçi: Kapitenin do e zgjedhin lojtarët!

Italiani "sulmon" mbrojtësin Elseid Hysaj: Një lojtar si ai s'mund të ankohet për skemat Për trajnerin, Jordania është shumë e vlefshme

-

Ndeshja me Jordan inë është një test i rëndësishë­m për Kristian Panuçin dhe Kombëtaren kuqezi përpara përballjes së rëndësishm­e me Izraelin. Në konferencë­n e fundit për shtyp përpara takimit, tekniku italian sqaron gjendjen e grupit të lojtarëve dhe arsyet se përse zgjodhi Jordaninë në këtë miqësore. "Kemi disa lojtarë që duhet të kenë më shumë minuta si Grezda, Mavraj, Gjimshitit, sepse në klubet e tyre kanë luajtur pak kohët e fundit. Grupi ka punuar mirë dhe ka shpirtin e duhur për të bërë një ndeshje të mirë, sepse është një ndeshje kombëtarej­e. Jordania është zgjedhur duke parë renditjen e saj, një kundërshta­r për të përgatitur ndeshjen me Izraelin në Ligën e Kombeve". Opinioni sportiv ka pasur shumë dilema në lidhje me grumbullim­et kuqezi të ish- lojtarit të Milanit, pasi ai ka snobuar kategorinë superior, por edhe për këtë, Panuçi e ka një përgjigje. "Po shohim shumë lojtarë dhe kur ka qenë rasti për të marrë një të ri, si Vrioni, për shembull, e kam marrë. Kështu bëra edhe me Uzunin tani. Dyert janë të hapura për të gjithë". Pas ndeshjes me Skocinë, Elseid Hysaj deklaroi hapur se nuk arriti ta kuptojë ndryshimin e skemës së lojës në pjesën e dytë, çka turbulloi jo pak ujërat në kampin kuqezi, por Kristian Panuçi ka kaluar në kundërsulm men- jëherë. "Një lojtar që luan në Champions, nuk e ka problem skemën. Nuk ndryshon gjë, sepse nuk është problem skeme. Për Izraelin do të mendojmë pasi të shikojmë edhe ndeshjen e tij me Skocinë. Tani të mendojmë për Jordaninë". Tjetër çështje e ndjeshme ka qenë ajo lidhur me shirtin e kapitenit, shirit që ka ndryshuar shumë duar me Panuçin në stol. Italiani e ka sqaruar edhe këtë temë, duke deklaruar se zgjedhjen e kapitenit të Shqipërisë ua ka lënë lojtarëve në dorë. Dua të sqaroj çështjen e kapitenit, duke parë që po bëhej një çështje ndërkombët­are. Unë kam folur me presidenti­n dhe me lojtarët dhe kemi rënë dakord që ata të zgjedhin kapitenin dhe dy zëvendëska­pitenë. Tani mos filloni t'i merrnin lojtarët në telefon. Nuk është e thënë që kapiteni të luajë patjetër. Do ta shikoni kapitenin nesër, nëse luan. Menduam se kështu është më mirë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania