Gazeta Shqiptare

Lila: Kapiteni nuk është mbi të tjerët, shpresoj që "zjarri" brenda meje të mos shuhet

Mbrojtësi pritet ta nisë nga minuta e parë

-

Andi

Lila do të jetë kapiteni kuqezi në miqësoren e sotme kundër Jordanisë dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë titullar nga minuta e parë. Kavajasi është lojtari më i vjetër në këtë grumbullim, pasi është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë që prej vitit 2007, por është entuziast si të ishte hera e parë.

U bë viti 11 që je me Kombëtaren, a luajmë ndeshje të rëndësishm­e?

Jam që në 2007 me Kombëtaren dhe kur sa herë vjen ftesa për Kombëtare nuk më zë gjumi. Është gjëja më e bukur që mund të të ndodhi. Shpresoj që ky zjarr të vazhdoj edhe më tutje.

Çfarë duhet të bëjmë për të fituar përsëri në Izrael si 2 vjet më parë?

Të jem i sinqertë forca e ekipit tonë është grupi, dhe nëse ne luajmë si grup ndeshja do të fliste njësoj. Shpresoj të jetë ndeshje e mirë dhe të bëjmë atë që bëmë 2 vjet më parë. Ne kemi pasur gjithmonë shpirt gare. Megjithatë përpara kësaj kemi ndeshjen me Jordaninë, pastaj të shohim me Izraelin.

Sa ndihet në skuadër ndërrimi i shiritit të kapitenit?

Shumë respekt për të gjithë kapitenët. Në Kombëtare kapiteni nuk është mbi të tjerët. Këtu janë të gjithë njësoj. Shpresoj që të gjithë të bëjnë punën në fushë. Nuk duhet të ketë diferenca në ekipin ko- mbëtar.

Si iu duken lojtarët që vijnë të bëhen pjesë e grupit dhe si i ndihmoni ju?

Të them të drejtën, çdo i ri që vjen, nuk ndjen asnjë lloj presioni. Ne u kemi qenë afër. Fundja ne jemi shqiptarë dhe duam të bëjmë sa më mirë në fushë. Ekipi kombëtar ka një të ardhme shumë të ndritur me të rinjtë që kanë ardhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania