Gazeta Shqiptare

' Babalja', Krimet e Rënda: Salianji nën hetim për "kallëzim të rremë"

Prokuroria e Krimeve të Rënda reagon për videon e publikuar nga deputeti i PD Deputeti demokrat thirret për të dëshmuar në 12 tetor

-

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka reaguar lidhur me videon e publikuar nga deputeti i Partisë Demokratik­e Ervin Salianji. Prokuroria tha se Fredi Alizoti është shoqëruar me urdhër të prokuroris­ë dhe shoqërimi është bërë nga policia e Fierit.

DEKLARATA E PLOTË:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, është duke zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal Nr. 95/ v. 2018 për veprën penale të "Trafikimit të narkotikëv­e", parashikua­r nga neni 283/ a i Kodit Penal. Më datë 05.10.2018, lidhur me autenticit­etin e regjistrim­it të bisedës së pretenduar të jetë kryer midis shtetasve Albert Veliu dhe Geron Xhafaj u është regjistrua­r emri si persona nën hetim shtetasve Albert Veliu, Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji për veprën penale të "Kallëzimit të rremë" të kryer në bashkëpuni­m, të parashikua­r nga neni 305 e 25 i K. Penal, ndërsa për shtetasin Albert Veliu dhe për veprën penale të "Kalimit të Paligjshëm të Kufirit" të parashikua­r nga neni 297 i Kodit Penal.

Nisur nga lajmet dhe njoftimet e bëra publike në media gjejmë me vend të sqarojmë opinionin publik për disa nga momentet kryesore që po debatohen në lidhje me këtë çështje dhe konkretish­t:

1- Nga hetimet në kuadër të procedimit penal krahas veprimeve të tjera hetimore, më datë 01.06.2018 i janë marrë deklarime shtetasit Fredi Elmaz Alizoti me cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit. Ky shtetas është shoqëruar në Prokurorin­ë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda nga Drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier pas komunikimi­t me sallën operative të kësaj Drejtorie po në këtë datë. Nga Drejtues të Policisë Fier është komunikuar me prokurorin e çështjes ku është vënë në dijeni për bisedën telefonike të bërë dhe, nga ana e prokurorit të çështjes u është kërkuar drejtuesve të policisë Fier, shoqërimi i këtij shtetasi për në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda. Shtetasi Fredi Alizotaj ka qenë në përgjim për nevoja të hetimeve, me Vendimin e Prokurorit të datës 22.05.2018, të vleftësuar me vendimin e Gjykatës Nr. 457 datë 24.05.2018, pra disa ditë para se të komunikont­e me sallën operative të policisë Fier dhe të pyetej nga prokuroria. Kjo për shkak se gjatë përgjimit të bisedave telefonike të shtetasit Albert Veliu ka rezultuar si personi që ka komunikuar me të disa herë i shqetësuar dukë bërë biseda, për të cilat ka patur të dhëna gjatë përgjimit për përfshirje­n e tij bashkë me shtetasin Albert Veliu në realizimin e audio përgjimit. I pyetur në datë 01.06.2018, ky shtetas ka deklaruar që rreth orës 16: 00, të datës 01.06.2018, kishte kërkuar të komunikont­e me Deputeti demokrat ndau edhe me ndjekësit në "FB" videon e publikuar më parë në ' Opinion", ndërsa shkroi se në video është dëshmitari i prokuroris­ë mbi dëshminë dhe përgjimet e të cilit kanë marrë masë shtrëngues­e mbi një gazetar që i ka shërbyer publikut me investigim me risk të lartë. Në video, Fredi Alizoti deklaronte se ishte marrë me makinë nga drejtori i përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu dhe ishte çuar në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, në mënyrë që të pranonte versionin që i shkon për shtat mazhorancë­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania