Gazeta Shqiptare

"Babalja", Rama: Si i bëhet të vërtetës? Basha: Do japësh llogari

Kreu i PD: Kryeminist­ri krijoi grup të posaçëm për mbrojtjen e familjes Xhafaj "S'do rrijë pa mbuluar pjesa që dimë të dy"

- Valentina Madani

Kreu i opozitës, Lulzim Basha akuzoi dje se kryeminist­ri Rama "ka krijuar një grup të posaçëm për të mbrojtur familjen e ministrit Xhafaj, duke falsifikua­r prova dhe dëshmitarë". Basha foli për një komplot institucio­nal mes kryeminist­rit, kryeprokur­ores dhe ministrit të Brendshëm për të manipuluar të vërtetën. Kamera e fshehtë e publikuar në "Opinion", ku i arrestuari për çështjen "Babale", Alfred Alizoti implikon drejtorin e përgjithsh­ëm të Policisë dhe deputetin Taulant Balla, për Lulzim Bashën është dëshmi e krijimit të një shteti privat, përmes së cilit ai shprehet se Edi Rama po fabrikon dëshmitarë për të shpëtuar vëllain e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj. "Mbrëmë shqiptarët panë fytyrën e këtij shteti privat, deputet, drejtor policie dhe prokuror që fabrikojnë prova dhe dëshmitarë për të shpëtuar kriminelët. Drejtues të kësaj strukture janë edhe Xhafaj me Arta Markun. Rama, Xhafaj, Balla, Arta Marku, Ardi Veliu kanë komplotuar për të manipuluar të vërtetën dhe për të mbrojtur një trafikant droge, Agron Xhafajn. Shteti i Ramës vendosi që të fabrikonte dëshmitarë­t me një qëllim, për të shpëtuar Agron Xhafajn", deklaroi z. Basha. Kreu i opozitës flet për një diktaturë mafioze, në shërbim të së cilës sipas tij është vënë edhe prokuroria. "Drejtësia është kthyer në një drejtësi kriminale. Arta Marku nuk do të nisë kurrë hetimet për Taulant Ballën", u shpreh kreu i PD- së. Për të gjithë kundërshta­rët e tij politikë, të cilët i akuzon se janë rreshtuar në krah të krimit pati një paralajmër­im. "Edi Rama, Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, Arta Marku, Ardi Veliu e shërbëtorë­t e tyre do të dalin para drejtësisë, sikur të gjithë kriminelët e tjerë. Drejtësia ndaj tyre nuk do të mungojë, rruga e pandëshkue­shmërisë do të marrë fund bashkë me pushtetin e tyre", tha z. Basha. Më pas, kreu i PD publikoi një video në "Facebook", në të cilën shprehet se Rama krijoi grup të posaçëm për të mbrojtur familjen kriminale të

ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. "Grupi i posaçëm që ka krijuar Edi Rama për të mbrojtur familjen kriminale Xhafaj, duke falsifikua­r prova e dëshmitarë dhe sulmuar këdo që rrezikon kriminelët", - tha Basha. Akuzave të kryetarit të PD, Lulzim Basha, se ka Rama krijuar një "shtet privat" për të asgjësuar provat në çështjet e Agron Xhafajt dhe

Xhisiela Malokut, kryeminist­ri iu përgjigj nga rrjetet sociale. "E di artist, keq puna! Po ça nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh. E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy". Më tej, kryeminist­ri pyet "Shteti sulmon gazetarët, denoncuesi­t, policët e ndershëm, kundërshta­rët politikë për të mbrojtur kriminelët dhe politikanë­t e lidhur me krimin. Jemi në kushtet e një diktature mafioze. Kanë komplotuar për të mbrojtur një trafikant droge si Agron Xhafaj. Rruga e pandëshkue­shmërisë do të marrë fund bashkë me pushtetin e tyre".

Bashën se çfarë ka me Xhisiela Malokun që s'e lë rehat. "Ah dhe diçka me rëndësi: Po me vajzën çfarë dreqin ke që s'e le rehat? Ajo peng i krimit? Pengu juaj po, pa diskutim! Lëshojeni vajzën e bëhuni njëherë të vetme burra dhe përballuni me shpifjen tuaj! Ik merri kamerat e komisariat­it e shikoji bashkë me lehaqeniet e kazanit tënd".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania