Gazeta Shqiptare

Berisha publikon foton: Deputeti i PS- së vdes për trafikantë­t

Ndreu: Hajde të bëjmë vetingun

-

Ish-

kryeminist­ri Sali Berisha publikoi dje një mesazh të një qytetari që thotë se deputeti i PS- së, Pjerin Ndreu, i siguron mbrojtje një trafikanti, i cili bën ligjin me emërimet në Fushë- Arrëz e Pukë. Berisha shkruan se "Pjerini vdes për trafikantë­t". "Pjerini vdes për trafikantë­t. Ata kanë para shumë! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Bashkëngji­tur po ju informoj mbi kriminalit­etin që ndodh në Fushë ArrëzPukë, në foto, në krahun e majtë të Z. Pjerin Ndreu, Albert Tuci vëllai i kryetarit të bashkisë, z. Fran Tuci. I dënuar për trafik dhe vazhdon i qetë punën, pasi siç shihet në foto, ka mbrojtjen e vëllait dhe të deputetit Ndreu. Gjithashtu, çdo emërim në punë bëhet me urdhrin e tij", thuhet në mesazhin drej- tuar z. Berisha. Por, deputeti socialist, Pjerin Ndreu reagoi pas publikimit të fotos së tij me një personazh ishtë dënuar nga ish- kryeminist­ri Sali Berisha. Në një status në "Facebook", Pjerin Ndreu e fton Berishën të bëjnë veting për darkat, duke i përmendur darkat e tij, për të cilat thotë se do habitej jo vetëm Tropoja, por edhe Beogradi. Ndreu i kujton Berishës së është malësor dhe thotë se në shtëpinë e tjetrit nuk i zgjedh të ftuarit, duke justifikua­r kështu foton me ish- të dënuarin për trafik droge. "Doktor, hajde bëjmë ceting për darkat, por kam frikë se do habitet edhe Prishtina, jo vetëm Tropoja me darkat e tua, se Beogradi ti dhe unë e dimë që nuk habitemi, se ka edhe bisedat që ke bërë me ata, jo vetëm fotografi! Hiq dorë nga përndjekje­t e njerëzve me dreka e darka se ato janë pa protokoll, nuk kanë kriter dëshminë e penaliteti­t! Meqë je edhe malësor, por që ke harru rregullat elementare të tavolinës, në shpi të tjetrit nuk i vendos rregullat e as nuk zgjedh të ftuarit ti!", shprehet z. Ndreu.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania