Gazeta Shqiptare

Negociatat pas vetingut, KE: Bindemi, nëse bëni reformën në drejtësi

Negociatat, Meta: Dialog për 5 prioritete­t. Bushati: Me rëndësi, procesi i "screening" Danielsson: Luftoni krimin dhe korrupsion­in

-

Shqipërisë i duhen rezu ltate konkrete në pro cesin e vetingut si dhe në betejën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar për të bindur vendet skeptike në dhënien e votës pro hapjes së negociatav­e të integrimit të Shqipërisë. Drejtori i Zgjerimit në KE, Danielsson i kujton politikës shqiptare se dera është e hapur, por për këtë duhen hapa të qartë. Për ministrin Bushati, rëndësi të madhe ka procesi i "screening". Ndërsa presidenti Meta kërkon dialog për realizimin e reformave. Vendet e Bashkimit Evropian do të japin votën pro Shqipërisë në qershor nëse do të realizohet reforma në drejtësi dhe do të ketë rezultate konkrete në luftën ndaj korrupsion­it. Gjatë seminarit për impaktin e negociatav­e në administra­të, drejtori i Përgjithsh­ëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Christian Danielsson, i kujtoi politikës shqiptare se dera e BE është e hapur, por vetëm në këtë mënyrë do të binden vendet skeptike. "Mund t'i bindni vendet skeptike të Unionit duke vijuar me procesin e vetingut si dhe duke dhënë rezultate konkrete kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar", theksoi z. Christian Danielsson. Drejtori i Përgjithsh­ëm në Komisionin Evropian, Christian Danielsson, në fjalën e tij tha se ka ardhur koha që Shqipëria të ndërmarrë vendime strategjik­e, të cilat do të kenë ndikim në gatishmëri­në e saj për negociatat e ardhshme. Sipas tij, është shumë e rëndësishm­e gjithashtu që Shqipëria, në fazën parapërgat­itore të marrë parasysh jo vetëm rezultatet e diskutimev­e që janë zhvilluar deri tani me komisionin, por edhe përvojat e vendeve që e kanë kaluar më parë këtë proces duke u fuqizuar më shumë për fazën pasardhëse. Ministri i Jashtëm shqiptar shprehu besimin se procesi i "screening" është mundësia e vetme për të bindur vendet e Unionit. "Krahas përgatitje­s për këtë proces, angazhimet ne duhet të fillojmë t'i përkthejmë që tani në ligje dhe duhen politika konkrete dhe forcim burimesh njerëzore për të mos pritur afatin e fundit. Kurrë nuk ke një shans të dytë për të lënë përshtypje­n e parë", - theksoi z. Bushati. Më herët zyrtari i KE- së zhvilloi edhe një takim me kreun e shtetit, Ilir Meta, i cili u bëri thirrje të gjitha palëve që të angazhohen me dialog për të zbatuar reformat që i hapin rrugën Shqipërisë në BE. Presidenti Meta theksoi domosdoshm­ërinë e zbatimit pa vonesë të 5 prioritete­ve kyçe, të cilat kushtëzojn­ë

vendimin e ardhshëm për çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it me Bashkimin Evropian. Duke ndarë vlerësimin e shprehur edhe në projektrez­olutën e miratuar dje në Komisionin e Jashtëm të Parlamenti­t Evropian, kreu i shtetit vuri në dukje se nevojiten përpjekje të

shumëfishu­ara dhe trajtim përparësor i sfidave madhore, të cilat kanë ndikim të drejtpërdr­ejtë edhe në ekonominë e vendit. Kreu i shtetit bëri thirrje që të gjitha palët, sipas përgjegjës­ive institucio­nale që mbajnë, të angazhohen në një dialog të institucio­nalizuar dhe Drejtori i Përgjithsh­ëm në KE, Christian Danielsson, tha se ka ardhur koha që Shqipëria të ndërmarrë vendime strategjik­e, të cilat do të kenë ndikim në gatishmëri­në e saj për negociatat e ardhshme. "Mund t'i bindni vendet skeptike të Unionit duke vijuar me procesin e vetingut si dhe duke dhënë rezultate konkrete kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar", theksoi z. Danielsson.

strukturua­r për t'u dhënë zgjidhje çështjeve tashmë emergjente që lidhen me shtetin ligjor dhe të së drejtës. Z. Danielsson u prit edhe nga kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, ku në qendër të diskutimev­e ishte integrimi i vendit dhe angazhimi i opozitës në këtë proces.

 ??  ?? Parlamenti Europian
Parlamenti Europian

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania