Gazeta Shqiptare

PE, Fleckenste­in: Të funksionoj­ë Gjykata e Lartë dhe Kushtetues­ja

"Raporti, sinjal i rëndësishë­m për Shqipërinë"

-

Raportuesi

për Shqipërinë, Knut Fleckenste­in për shëndeti dje miratimin e raportit në Komitetin e Jashtëm të PE- së. Ai shprehet se ky është një sinjal i rëndësishë­m për shqiptarët që të vazhdojnë me reformat, në mënyrë që në qershor të hapen negociatat. "Raporti im i Shqipërisë u votua në komitetin e jashtëm të Parlamenti­t Evropian. Jam shumë i kënaqur që raporti u miratua nga një shumicë dërrmuese. Sinjal i rëndësishë­m për partnerët tanë shqiptarë, këshillin dhe komisionin që të vazhdojnë reformat me sukses, të fillojnë negociatat 2019- ën", deklaroi z. Fleckenste­in. Nëse 2 gjykatat më të rëndësishm­e në Shqipëri, ajo Kushtetues­e dhe Gjykata e Lartë nuk funksionoj­në, për komisioner­in Knut Fleckenste­in lufta kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar nuk mund të kenë sukses. "Sepse nëse këto organe nuk funksionoj­në, të gjitha objektivat e tjera do të jenë shumë më të vështira për t'u arritur. Unë do thosha sërish që diferencën do ta bëjë së pari zbatimi i reformës në drejtësi, pasi nëse ky sistem nuk funksionon normalisht, atëherë është e pamundur të arrihet sukses në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar. Pra, ky është një kriter shumë i rëndësishë­m, por nuk bëhet fjalë për përzgjedhj­e midis kritereve, pasi nuk do gjykojnë vetëm ministrat e Drejtësisë për përparimin e Shqipërisë, por edhe ata të Punëve të Brendshme". Raporti është fokusuar edhe tek ecuria që duhet të ketë Shqipëria në aspektin social dhe atë financiar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania