Gazeta Shqiptare

Mbyllja e kazinove, nga 1 janari 9 mijë të papunë, Rama nxjerr vendimin

Kryeminist­ri, thirrje medias: Hiqni reklamat e basteve, e paligjshme! Pezullohet Autoriteti i Mbikëqyrje­s së Lojërave të Fatit

- Darina Tanushi

Qeveria publikoi dje ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit, sipas të cilit nga 1 janari 2019 nuk do të ketë më pika bastesh apo kazino në qendrat e banuara. Në projektlig­jin e ri është vendosur gjithashtu që për bastet sportive dhe bastet për garat në pistë të ndërpritet dhënia e licencave të reja. Qeveria ka vendosur edhe pezullimin e përkohshëm të aktiviteti­t të Autoriteti­t Mbikëqyrës të Lojërave të Fatit deri në ristruktur­imin e këtij institucio­ni, duke ia kaluar kompetenca­t përgjatë kësaj periudhe ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht në të gjithë vendin numërohen rreth 4.500 pika bastesh. Në reagimin e tij dje, bashkë me publikimin e projektlig­jit që do t'i dërgohet Kuvendit, kryeminist­ri Rama u shpreh se vendimi është përcjellë për miratim në parlament, ndërsa sipas tij, në 31 dhjetor do të mbyllen të gjitha qepenat. "Ligji për ndalimin e basteve e kazinove elektronik­e u nis në parlament. Në 31 dhjetor mbyllen përfundimi­sht të gjitha qepenat", shkroi dje Rama ndërsa ka postuar edhe projektlig­jin e miratuar nga Këshilli i Ministrave. Po ashtu, kryeminist­ri u bëri thirrje të gjitha portaleve apo televizion­eve që të hiqnin reklamat e basteve. "Bastet e kazinotë elektronik­e do të dalin jashtë ligjit në 31 dhjetor. Ama çdo reklamim i tyre në çdo lloj media është i jashtëligj­shëm. Portalet që kanë ende reklama të tilla t'i heqin vetë se ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre! Të mos kemi llafe për lirinë e shtypit pastaj", u shpreh dje kryeminist­ri.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutë­s, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, "Për organizimi­n dhe funksionim­in e Këshillit të Ministrave" dhe të ligjit nr. 90/ 2012 "Për organizimi­n dhe funksionim­in e administra­tës shtetërore", me propozimin të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave këtij procesi.

3. Ngarkohet ministri i Financave dhe Ekonomisë të përcaktojë aktivitete­t konkrete që do të vijojë të kryejë AMLF- ja, për mbikëqyrje­n e veprimtari­së së lojërave të fatit, gjatë periudhës së përkohshme të pezullimit.

4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrje­s së Lojërave të Fatit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Në nenin 71 të dispozitav­e kalimtare të këtij ligji vendoset përcaktimi: Organizato­rët e kategorive "Baste sportive" dhe "Baste për garat në pistë" do të ushtrojnë aktiviteti­n e tyre deri në datën 31 dhjetor 2018. Të gjitha aplikimet për pajisjen me licencë për kategoritë e sipërpërme­ndura, në proces shqyrtimi, ndërpriten".

PASOJAT E MBYLLJES

Sipas deklarimev­e zyrtare në Tatime, vitin e kaluar industria e kumarit qarkulloi rreth 130 milionë euro, ku pjesën e "luanit" e kanë kazinotë. Sipas të dhënave zyrtare, vitin e kaluar shqiptarët luajtën 81 milionë euro në kazino dhe 45.5 milionë euro të tjera në baste sportive. Vendimi i qeverisë pritet t'i reduktojë ndjeshëm të dy këto aktivitete, por veçanërish­t bastet, të cilat nga 1 janari do të lejohen vetëm "online". Në rrafshin ekonomik, kufizimi i kumarit ka dy pasoja kryesore. E para është rënia e të ardhurave në buxhet. Aktualisht, qeveria mbledh rreth 40 milionë euro në vit nga taksat e bixhozit. Pas 1 janarit, kjo shumë me gjasa do të jetë më e vogël, gjithsesi për buxhetin ky është një efekt i papërfills­hëm. Pasoja e dytë është punësimi. Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht në Shqipëri ka rreth 4.500 pika bastesh, të cilat sipas Kodit të Punës duhet të punësojnë minimalish­t nga dy vetë. Pra, në total janë minimalish­t 9.000 të punësuar, të cilët nga 1 janari do të dalin të papunë. Por, të dy këto efekte, si rënia e taksave, ashtu dhe punësimi, duken të papërfills­hme përballë pasojave të rënda sociale që vijnë nga bixhozi dhe risqeve që ka kjo industri për pastrim parash dhe fuqizim të krimit, citon "TCH".

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e projektlig­jit për lojërat e fatiti
Faksimile e projektlig­jit për lojërat e fatiti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania