Gazeta Shqiptare

Kryeminist­ri, qytetarëve: Denonconi drejtorët e korruptuar që marrin para

-

Kryeminist­ri

i vendit, Edi Rama u bëri thirrje dje qytetarëve që t'i drejtohen platformës së bashkëqeve­risjes për të shkarkuar të gjithë ata drejtorë të korruptuar shkollash që kërkojnë para në këmbim të një vendi pune. "Kemi drejtues shkollash të shkëlqyer, por edhe të korruptuar e të paaftë që mund t'i identifiko­jmë së bashku. Janë një pjesë që duhen larguar një orë e më parë nga drejtimi i shkollave", u shpreh dje Rama. Disa raste u bënë publike gjatë takimit javor me koordinato­rët e bashkëqeve­risjes. Një prej tyre ishte Abaz Kojnozi, të cilit nuk i ishin njohur 11 vite sigurime, kur punonte si agronom.

"11 vite punë nuk mu njohën nga sigurimet shoqërore. Isha i detyruar, kisha shumë besim tek qeveria. Më kthyen përgjigje shumë shpejt jam shumë i kënaqur, këtu shihet që ato që qeveria thotë bëhen realitet", u shpreh qytetari. Sipas Ramës, platforma është e vetmja mënyrë që kanë qytetarët e thjeshtë për të gjetur mikun që të ndërhyn direkt tek ministri. "Platforma të gjen mikun edhe sikur të jesh në fund të botës, në pikën ku ke mbetur vetëm dhe askush nuk të kthen sytë, jo mik dosido por mik direkt ministrin, titullarin më të lartë të institucio­nit përmes grave, burrave që punojnë për platformën, që janë më të pakorruptu­eshmit", tha Rama.

VENDOSI:

1. Pezullimin e përkohshëm të veprimtari­së, në fushën e lojërave të fatit, të Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s së Lojërave të Fatit ( AMLF), deri në ristruktur­imin e

këtij institucio­ni.

2. Ngarkohet ministri i Financave dhe Ekonomisë, si organi epror, të nxjerrë aktet e nevojshme për ristruktur­imin e AMLF- së, si dhe të ndjekë zbatimin e

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania