Gazeta Shqiptare

Shkarkohet kreu i Policisë së Burgjeve

Drejtori i përgjithsh­ëm nuk zbatoi vendimin e gjykatës për të plagosurin Ervis Martinaj Enrik Sulejmani hezitoi të zbatonte urdhrin për transferim­in nga spitali

- Programme: Harmonisat­ion of economic and trade legilsatio­n with EU acquis” ( EUH)

Drejtori i përgjithsh­ëm i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani u shkarkua dje nga detyra pas mosmarrëve­shjeve lidhur me transferim­in e një të dënuari në spitalin e burgut. Shkarkimi i kreut të Policisë së Burgjeve ka ndodhur për çështjen e Ervis Martinajt. Policia e Burgjeve nuk arriti ta marrë Martinajn nga ' Spitali Amerikan 2', ku ndodhej i shtruar për shkak të plagëve që ka marrë në ngjarjen e 4 tetorit në Bllok. Dy ditë më parë pati tensione mes mjekëve të ' Spitalit Amerikan 2' dhe Policisë së Burgjeve, të cilët kërkuan të shoqëronin Martinajt në spitalin e burgut. Mjekët e ' Spitalit Amerikan 2' duke parë gjendjen shëndetëso­re të Martinajt nuk e firmosën fletëdalje­n, duke krijuar një situatë të tensionuar brenda ambienteve të spitalit. Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë jep detaje për largimin e Sulejmanit nga detyra dhe përplasjen e ditës së kaluar për transferim­in e Elvis Martinajt në spitalin e burgut. Në deklaratën shpër- ndarë mediave thuhet se ministrja e Drejtësisë ka aprovuar propozimin e drejtorit të përgjithsh­ëm të Burgjeve për largimin nga detyra të drejtorit të Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani me motivacion­in "Për mospërmbus­hje të detyrave funksional­e". "Ky vendim është marrë për shkak të mosekzekut­imit të vendimit nr. 1878, datë 07.10.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vendosjen e masën së sigurimit ' arrest me burg' për shtetasin Elvis Martinaj. Ky shtetas për shkak të gjendjes shëndetëso­re ishte akomoduar në ambientet e ' Spitalit Amerikan'", citohet në deklaratë, ku ndër të tjera thuhet se bazuar në vlerësimin e Institucio­nit të Mjekësisë Ligjore ka rezultuar se në gjendjen shëndetëso­re në të cilën ndodhet i paraburgos­uri, trajtimi i tij mund të kryhet në Qendrën Spitalore të Burgjeve. "Për moszbatim të vendimit të gjykatës me masën e sigurisë ' arrest në burg' për Martinajn është kryer shkarkimi i drejtorit të Policisë së Burgjeve, Enrik

CLEANER

Sulejmani, me motivacion­in e mospërmbus­hjes së detyrave funksional­e sipas ligjit në fuqi. Shtetasi Elvis Martinaj është shoqëruar në mjediset e Qendrës Spitalore të Burgjeve vetëm në mbrëmjen e datës 9 tetor. Qeveria shqiptare siguron çdo qytetar se ligji është i barabartë për të gjithë dhe kushdo që bëhet pengesë për zbatimin e tij do të marrë përgjigje shembullor­e", përfundon deklarata e ministrisë. The GmbH ( GIZ) is a federal enterprise that supports the German Government in achieving its objectives in the field of internatio­nal cooperatio­n for sustainabl­e developmen­t. The program: Harmonisat­ion of economic and trade legilsatio­n with EU acquis” ( EUH) support the Albanian institutio­ns responsibl­e for planning the accession process in implementi­ng the Stabilisat­ion and Associatio­n Agreement ( SAA). The project aims at the approximat­ion of laws to the EU acquis and is assigned to the sustainabl­e economic developmen­t priority. It is aligned with the Albanian EU accession process, which is explicitly geared to membership in the European Union and accords top priority to reforming the national economic and legal system. The project focuses on further approximat­ion of legal framework to EU acquis and on a coordinate­d implementa­tion of economic and EU internal market law ( Chapters 1,3,6,7,15,28 and 30 of EU acquis).

For the support of the EUH/ GIZ programme team GIZ Office Albania seeks the following staff:

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania