Gazeta Shqiptare

Kapet me pistoleta dhe shpatë në lokal, arrestohet i "forti" i Fierit, Ilir Boriçi

"Nipçja" i Ben Qimes ishte në masën e sigurisë "Detyrim paraqitje" Policia: Është prangosur 5 herë për tentativë vrasjeje kanosje, shkatërrim prone dhe armëmbajtj­e pa leje

-

Një prej të "fortëve" të Fierit ka përfunduar në pranga në kuadër të operacioni­t "Forca e Ligjit". Bëhet fjalë për Ilir Boriçin, i cili u arrestua në flagrancë, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestrua­r dy pistoleta dhe një shpatë. Burime zyrtare nga policia lokale dje bënë me dije se 42- vjeçari është pjesë e grupit të quajtur "Boriçët", grup me precedentë kriminalë, kryesisht në fushën e krimeve kundër personit.

ARRESTIMI

Të armatosur rëndë, me veshje e maska, efektivë të FNSH- së dhe të policisë Fierit kanë ushtruar kontrolle të befasishme nëpër lokale të dyshimta në këtë qytet për kapjen e personave që qarkullojn­ë me armë zjarri dhe personave të shpallur në kërkim. Kontrollet janë kryer jo vetëm në lokale, por edhe në ambiente të ndryshme si edhe në akset rrugore kryesore e dytësore të qytetit të Fierit dhe Lushnjës. "Në vijim të zbatimit të planit të masave për ' Kontrollin e territorit, parandalim­in e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale' si edhe nga mbajtja nën vëzhgim e ambienteve që frekuentoh­en nga persona me precedentë kriminalë, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Ilir Boriçi", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Sipas bluve, nga kontrolli i ushtruar në lokalin në lagjen "8 Shkurti" Fier, 42- vjeçarit iu gjetën 2 armë zjarri pistoletë dhe një shpatë. Po të njëjtat burime sqaruan se Boriçi është arrestuar nga policia 5 herë për veprat penale "Tentativë vrasje", "Kanosje", "Shkatërrim prone" dhe "Armëmbajtj­e pa leje". Aktualisht 42vjeçari ishte në masën "Detyrim paraqitje" për veprat penale "Armëmbajtj­e pa leje", "Kanosje" dhe "Shkatërrim prone". Ilir Boriçi ka lidhje familjare me një personazh tjetër të njohur në Fier dhe konkretish­t Ben Qimen, një ndër personat më të kërkuar të drejtësisë italiane. Mësohet se Ben Qimja e prezantont­e Boriçin si "nipçen" e tij, pasi ishte martuar me mbesën. Ndërkaq, po në kuadër të kontrollev­e të ushtruara nga policia dhe FNSH- ja, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Said Dervishi, 25 vjeç, banues në Lushnje. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje ka caktuar masën e sigurimit "Arrest me burg" ndaj tij për veprat penale "Kanosje" dhe "Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak". Ky shtetas, më 04.09.2018, në kodrat e fshatit Zhamë, gjatë një konflikti për motive pronësie ka qëlluar disa herë me armë zjarri automatik drejt vëllezërve N. M. dhe H. M..

 ??  ?? Policia gjatë kontrollev­e në Fier
Policia gjatë kontrollev­e në Fier
 ??  ?? 42- vjeçari i arrestuar, Ilir Boriçi
42- vjeçari i arrestuar, Ilir Boriçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania