Gazeta Shqiptare

Biznesmeni Plarent Cani u ekzekutua me 4 plumba, babai: Kërkoj me çdo kusht të gjendet vrasësi

"Kaluan 5 vjet, shteti s'bëri asgjë për zbardhjen e ngjarjes"

-

DURRËS - "Unë kërkoj me çdo kusht të gjendet vrasësi i tim biri. Kërkoj hetuesi speciale. Unë kam fakte. U kam shkruar të gjitha instancave shtetërore. Jam tejet i shqetësuar, pasi shteti nuk ka bërë asgjë për zbardhjen e ngjarjes". Kështu është shprehur dje Bajram Cani, i cili vazhdon të kërkojë drejtësi për të parë pas hekurave autorët e krimit. Apeli i të moshuarit vjen pesë vite nga vrasja e biznesmeni­t të ndërtimit, Plarent Cani në zonën e plazhit të Durrësit. I ati i biznesmeni­t kërkon drejtësi që të hidhet dritë mbi ngjarjen ku i mbeti i vrarë djali, baba i tre fëmijëve të mitur. Biznesmeni Plarent Cani u ekzekutua me katër plumba, dy në kokë e dy në zemër në një atentat të mirorganiz­uar. Ngjarja e rëndë ndodhi me 2 shtator të vitit 2013, rreth orës 8: 30 të mëngjesit, në sektorin "Teuta" në plazhin e Durrësit, pak metra larg prej themeleve të një pallati

NGJARJA

Biznesmeni Plarent Cani u ekzekutua me katër plumba, dy në kokë e dy në zemër në një atentat të mirorganiz­uar. Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 shtator të vitit 2013 rreth orës 8: 30 të mëngjesit, në sektorin "Teuta" në plazhin e Durrësit, pak metra larg prej themeleve të një pallati që po ndërtohej nga viktima. që po ndërtohej nga viktima. znesmenin dhe janë larguar Dy persona të maskuar, të me shpejtësi nga vendi i krimcilët lëviznin me motor e it. Pas vrasjes, burime polikanë qëlluar me pistoletë bi- core të asaj kohe bënë me dije se pista kryesore e hetimeve ishte për larje hesapesh. Kjo për shkak të së kaluarës së viktimës në shtetin italian, por nuk u përjashtua edhe ndonjë konflikt pronësie për tokën ku po ndërtohej pallati. "Ka pesë vjet që mu vra djali. Gjatë kësaj kohe u kam dërguar disa shkresa ish- prokurorit të përgjithsh­ëm, kryepro- kurores aktuale, kryeminist­rit Rama dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Çfarë shteti është ky", u shpreh i indinjuar babai i biznesmeni­t të vrarë.

 ??  ??
 ??  ?? Bajram Cani, duke folur për “GSH”
Bajram Cani, duke folur për “GSH”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania