Gazeta Shqiptare

Vrasja në Lushnje, ish- kryeplaku u qëllua në pritë me një plumb në kokë

Policia shoqëron 20 persona. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie Banorët: Viktima po kthehej nga lokali i vëllait, u ekzekutua afër portës së shtëpisë

-

Vrasja me plumb në kokë e ish- krye plakut të fshatit Shegas në Lushnje, Qemal Alla ka alarmuar policinë, e cila së bashku me prokurorin­ë po hetojnë intensivis­ht për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Një ditë pas atentatit ku humbi jetën 48vjeçari, blutë kanë shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 20 persona. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, teksa Qemal Alla ishte duke u kthyer në shtëpi, pasi kishte qenë për të pirë kafe në lokalin e të vëllait në fshat. Një ditë pas ekzekutimi­t në pritë të ish- kryeplakut janë zbardhur detaje të reja. Sipas hetuesve të çështjes, por edhe dëshmive të dhëna nga banorët, Qemal Alla është qëlluar për vdekje afër banesës së tij ( rreth 100 metra) nga një person që i kishte zënë pritë. Nga hetimet paraprake, dyshohet se autori i krimit ka qenë i fshehur mirë dhe e ka qëlluar në befasi 48- vjeçarin. Më pas agresori është larguar pa u vënë re nga askush, i ndihmuar edhe nga errësira. Grupi hetimor është hetuar në disa pista, ku nuk përjashtoh­et mundësia që Qemal Alla të jetë vrarë për motive pronësie, konkurrenc­e, apo një grabitjeje të mundshme. Nga ana tjetër, të afërmit e vik- timës u shprehën dje për "Gazeta Shqiptare" se Qemali nuk ka shfaqur ndonjë shqetësim për të dyshuar në lidhje me ndonjë problem që mund të kishte. Ata thanë se gjatë gjithë kohës, ai ka qenë i qetë dhe se në dijeninë e tyre nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë.

NGJARJA

Rreth orës 21: 30, ish- kryeplaku Qemal Alla ka dalë nga lokali i fshatit që është në pronësi të vëllait të tij. Ai ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij tip fuoristrad­ë për në drejtim të shtëpisë së vet, kur një person i ka zënë pritë duke e qëlluar e lënë të vdekur në vend. Krisma e armës ka alarmuar familjarët dhe fqinjët, të cilët e kanë gjetur të pajetë 48vjeçarin. Pas sinjalizim­it për vrasjen, forcat policore të Lushnjës, të Fierit si dhe FNSH- ja kanë mbërritur në vendngjarj­e. Mësohet se në ndihmë të grupit hetimor kanë shkuar një grup ekspertësh të hetimit nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë së Shtetit. Viktima është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjës, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje edhe familjarët e viktimës, i cili jetonte vetëm me bashkëshor­ten, kurse djali është emigrant në Greqi. Pas kryerjes së veprimeve heti- more paraprake, hetuesit e çështjes pohuan se 48vjeçari nuk ka qenë person problemati­k dhe me precedent penal. Në fshat, Alla njihej si person i qetë dhe pa konflikte. Paraprakis­ht dyshohet se krimi mund të ketë ndodhur për motive pronësie ose konkurrenc­e, pasi viktima kishte një rezervat peshku dhe ishte prodhues i fidanëve të ullirit.

BANORËT

Pas ngjarjes së rëndë, banorët e fshatit Shegas kanë deklaruar se kanë dëgjuar një krismë arme. Mund të na thoni se çfarë ndodhi mbrëmjen e së martës?

Dëgjuam një zhurmë, Baf.

Çfarë bëtë më pas, dolët e patë jashtë?

Ku të shihje. Le që ishte natë.

Sa krisma dëgjuat dhe dini gjë se kush mund të ketë qëlluar?

Vetëm një krismë. Autori ka qëlluar vetëm një fishek. Një tek. S'e dimë kush e ka bërë.

Ku e kanë qëlluar viktimën?

Qemali ka ardhur për në shtëpi, pasi ishte në lokalin e fshatit për të pirë një kafe. Sa ka mbërritur, ka hapur portën për të hyrë brenda dhe aty është qëlluar.

Sa larg banesës ndodhet lokali?

100- 200 metra larg është.

 ??  ?? Ish- kryeplaku i fshatit Shegas në Lushnje, Qemal Alla
Ish- kryeplaku i fshatit Shegas në Lushnje, Qemal Alla
 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania