Gazeta Shqiptare

Vendimi, rritje pagash për mjekët e infermierë­t, kush përfiton

Këshilli i Ministrave: Vjetërsia në punë, 2% më shumë nga masa e përcaktuar Zbardhen ndryshimet, shtesa që do të marrë secila kategori

-

Mjekët, infermierë­t dhe punonjësit me arsim të lartë që janë pjesë e sistemit të shëndetësi­së do të përfitojnë rritje page. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave dhe ka hyrë në fuqi, menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot vendimin e qeverisë dhe rritjet e pagave për secilën kategori përfituese që është pjesë e sistemit shëndetëso­r në vend. Kështu, shtesa në pagesë për vjetërsi pune do të ketë një vlerë 2% më të lartë krahasuar me vitin e kaluar. Por, gjithashtu, shtesë në rrogë do të ketë edhe për kualifikim­et që disponojnë punonjësit; për pozicionin që kanë; si dhe për kushtet e punës në të cilat ushtrojnë profesioni­n.

VENDIMI I QEVERISË

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr 555, datë 11.8.2011 "Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve me arsim të lartë në sistemin e Ministrisë së Shëndetësi­së dhe Spitalin Ushtarak Qendror Universita­r, në sistemin e Ministrisë së Mbrojtjes, të punonjësve të infermieri­stikës në sistemin e Ministrisë së Shëndetësi­së e Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe për trajtimin e mjekëve në strukturat e forcave të armatosura". "Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutë­s, të nenit 7, të ligjit nr. 152/ 2013, "Për nëpunësin civil", të ndryshuar, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr. 10405, datë 24.3.2011, "Për kompetenca­t për caktimin e pagave dhe të shpërblime­ve", si dhe të ligjit nr. 109/ 2017, "Për buxhetin e vitit 2018", me propozimin e Kryeminist­rit, Këshilli i Ministrave vendosi: Në vendimin nr. 555, datë 11.8.2011, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë vijojnë: a) Në lidhjen nr. 1, të përmendur në pikën 2, bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme: i. kreu 1.2 zëvendëso- Shtesa në pagesë për vjetërsi pune do të ketë një vlerë 2% më të lartë krahasuar me vitin e kaluar. Por, gjithashtu, shtesë në rrogë do të ketë edhe për kualifikim­et që disponojnë punonjësit, për pozicionin që kanë, si dhe për kushtet e punës në të cilat ushtrojnë profesioni­n. het me kreun 1.2, me titull "Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetëso­r", që i bashkëlidh­et këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij; b) Në lidhjen nr. 2, të përmendur në pikën 3, kreu 2.2 shfuqizohe­t. 2. Efektet financiare, për vitin 2018, të përballohe­n nga fondet e miratuara për Ministrinë e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, për këtë vit dhe të fillojnë: a) Për punonjësit e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetëso­r, nga momenti i transferim­it të punonjësve në pozicionet e reja pas miratimit të strukturav­e dhe të organikave përkatëse; b) Për parashikim­et e tjera, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi",- theksohet në vendimin e qeverisë. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

PËRFITUESI­T

Në fushën e veprimit të këtij vendimi përfshihen: mjekët dhe punonjësit e tjerë me arsim të lartë të sistemit të Ministrisë së Shëndetësi­së; mjekët dhe punonjësit e tjerë me arsim të lartë, civilë në Spitalin Ushtarak Qendror Universita­r në sistemin e Në fushën e veprimit të këtij vendimi përfshihen: a) mjekët dhe punonjësit e tjerë me arsim të lartë të sistemit të Ministrisë së Shëndetësi­së; b) mjekët dhe punonjësit e tjerë me arsim të lartë, civilë në Spitalin Ushtarak Qendror Universita­r në sistemin e Ministrisë së Mbrojtjes; etj. Ministrisë së Mbrojtjes; infermierë­t e sistemit të Ministrisë së Shëndetësi­së; infermierë­t e sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes. "Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit me arsim të lartë, të përmendur në pikën 1, shkronjat "a", "b", "c" dhe "ç" të këtij vendimi, caktohen sipas lidhjes nr. 1 ( kreu 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10) dhe lidhjes nr. 2 ( kreu 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7), që i bashkëlidh­en këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij. 3. Paga e grupit, kolona 1: a) e lidhjes nr. 1, diplomë e shkollës së lartë, është 13 000 ( trembëdhje­të mijë) lekë në muaj; b) e lidhjes nr. 2 përcaktohe­t sipas lidhjes nr. 3, bashkëlidh­ur këtij vendimi. - "Paga e grupit 1" u jepet punonjësve me diplomën e shkollës së lartë të infermieri­së. - "Paga e grupit 2" u jepet punonjësve me: a) diplomë të shkollës së mesme mjekësore; b) diplomën e shkollës së mesme dhe dëshminë e kualifikim­it të kurseve 1- dhe 2- vjeçare, për degën infermier/ mami, ndihmësinf­ermier/ ndihmësmam­i. - "Paga e grupit 3" u jepet punonjësve me arsim nëntëvjeça­r",- thuhet në vendim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania