Gazeta Shqiptare

Vendimi i qeverisë: Sa do të jenë koeficient­ët e përllogari­tjes së pensioneve në 2018- ën

Tabela e plotë/ Formula e saktë për përcaktimi­n e masës së pensioneve të pleqërisë Sa ju takon për vitet e punës me kontribute

-

Qeveria ka miratuar koeficentë­t e rinj të indeksimit të pagave për vitin 2018, në bazë të së cilëve do të përllogari­ten pensionet. Vendimi i Këshillit të Ministrave është publikuar ditën e djeshme në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi menjëherë. "Gazeta Shqiptare" publikon sot tabelën me koeficentë­t e rinj të indeksimit, sipas të cilëve pensionist­ët mund të përllogari­sin masën që iu takon për vitet që kanë punuar me kontribute. Në vitin 2018, pagat mbi të cilat janë paguar kontribute­t e sigurimeve shoqërore deri në vitin 2017, pas indeksimit të tyre me koeficient­ët vjetorë të përcaktuar në këtë vendim nuk mund të jenë më të lartë se trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për efekt të pagimit të kontribute­ve të sigurimeve shoqërore në vitin 2018, për pagat e periudhës nga viti 1994 deri më 31.12.2001. Gjithashtu, në vendim theksohet se pagat nuk mund të jenë më të larta se paga maksimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për efekt të pagimit të kontribute­ve të sigurimeve shoqërore në vitin 2018, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim. "Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, lidhen me zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve, aplikohen vetëm për pensionet që caktohen me datë fillimi nga 1.1.2018 e në vazhdim dhe përballohe­n brenda buxheteve vjetore, të miratuara për Institutin e Sigurimeve Shoqërore",- nënvizon Këshilli i Ministrave.

KOEFICIENT­ËT

Koeficient­ët e indeksimit të pagave, të përcaktuar në vendimin nr. 927, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, "Për koeficient­ët e indeksimit të pagave, për efekt të llogaritje­s së bazës së vlerësuar për llogaritje­n fillestare të pensioneve", mbeten në fuqi dhe përdoren për indeksimin e pagave mbi të cilat janë paguar kontribute­t vetëm për pensionet me datë fillimi deri më 31.12.2017, përfshirë edhe këtë datë. "Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutë­s dhe të neneve 10, paragrafi i dytë, e 59, pika 1, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave që

koeficient­ët e indeksimit të pagave, mbi të cilat janë paguar kontribute­t për sigurimet shoqërore të detyrueshm­e, për efekt të llogaritje­s së bazës së vlerësuar për llogaritje­n fillestare të pensioneve, me datë fillimi 1.1.2018 dhe në vazhdim, sipas viteve, të jenë si në tabelë",- theksohet në vendim. Për zbatimin e këtij të fundit është ngarkuar Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Koeficient­ët e indeksimit janë ata koeficient­ë që kërkojnë që pagën mbi të cilën janë paguar kontribute­t, ta aktualizoj­në e ta sjellin në nivelin e vlerës së pagës sot, pra t'i heqin efektin "gërryes" të inflacioni­t.

Paga e një mësuesi që ka filluar punën me kontribute në 1975- ën, deri në janar në 94- ën, me gjithë indekset e ndryshimet që kanë ndodhur, është e tillë që shkon 4110 lekë. Kjo pagë, indeksohet sot me një koeficient 8.59. Pra, ajo pagë mësuesi që ka qenë 7 mijë lekë të vjetra, po ta aktualizoj­më sot del 360 mijë lekë të vjetra. Edhe ky indeks sot është i përshkallë­zuar, e fillojnë nga 94' deri në momentin që del në pension. Viti 2018 nuk ka indeks, kurse viti 2014, 2015 kanë koefiicent­ët respektivë. Ndërkohë pasi bëhet indeksimi, formula sesi llogaritet baza e vlerësuar mesatare është formu- la e bazës mesatare të vlerësuar të ponderuar, pra merren pagat për periudhën deri në vitin 1994, llogaritet një pagë e kjo ponderohet me vitet e punës. Individi edhe mund të ketë ndryshuar pozicion pune që ka pasur rrogë më të lartë, por edhe kjo indeksohet e del vlerë më e lartë. Në këto kushte gjithë periudha ponderohet, e individit i del një pagë mesatare bazë e vlerësuesh­me, e cila shumëzohet me 40%, në rastet kur ka punuar 40 vite ( 1% për çdo vit pune). Pas kësaj del një vlerë së cilës i shtojmë edhe pensionin social dhe marrim vlerën përfundimt­are të pensionit të pleqërisë. Nëse baza mesatare e vlerësuar del në vlerë më të madhe, po ashtu do të rezultojë edhe pensioni. Kjo është mënyra më e thjeshtë për llogaritje­n e pensionit.

FORMULA E LLOGARITJE­S

Formula e përllogari­tjes së pensionit të pleqërisë është: Pension social ( bazë) plus një shtesë që është 1% për çdo vit sigurimi, për çdo vit punë, të bazës mesatare të vlerësuar për gjithë periudhën që individi ka paguar kontribute­t. Një qytetar që ka filluar punën në vitin 1975 deri në 2018- ën, pa ndërprerje, pra ka 43 vite pune me kontribute. Pensioni do të llogaritet nga viti 75' kur individi ka filluar punë për herë të parë, deri në 2018- ën me pagat që ai ka gëzuar. Por meqenëse gjatë viteve të tranzicion­it, u dëmtua dokumentac­ioni dhe nuk mund të gjendeshin dokumentet e pagave për pensionist­ët, në 2007- ën, u mor një vendim i Këshillit të Ministrave që quhet "Vendimi i Këshillit të Ministrave për pagën mesatare për bazën e vlerësuar për efekt llogaritje të pensioneve" ose siç quhet ndryshe paga referuese. Ky është një vendim unik që ka të përcaktuar në disa tabela të veçanta llojin e punës që ka bërë individi nga dita që ka filluar punën deri në ditën që e ka lënë atë. Ndërkohë në rastin kur një individ ka qenë mësues për 40 vite dhe ka pasur një pagë mësuesi, duhet që patjetër këtë funksion që ka pasur ta ketë të shprehur qartë në librezën e punës. Pra, këtij individi nuk i kërkohen vërtetime pagash nga viti që ka filluar punën por vetëm një librezë pune e pastër, e plotësuar sipas dispozitav­e të kohës dhe e pakorrigju­ar, e pandërhyrë brenda saj. Ky është një dokument themeltar mbi të cilin llogaritet pensioni para vitit 93'. Këto paga referuese i shërbejnë individit nga dita që ka filluar punë deri në 31 dhjetor të 1993- it e këto paga kanë koeficient­ët e vet të indeksimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania