Gazeta Shqiptare

Tekste falas për nxënësit e arsimit bazë të pakicave kombëtare në Shqipëri

Nisma për hapjen e klasave në gjuhën e kësaj kategorie

-

Me

propozimin e min istres të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave vendosi që të pajisen me tekste falas të gjithë nxënësit e arsimit bazë të pakicave kombëtare, të cilët mësojnë dhe/ ose mësohen në gjuhën e pakicës kombëtare, u sigurohen tekstet shkollore falas. Ndërkohë ministria përgjegjës­e për arsimin bashkërend­on punën me institucio­net publike të arsimit të lartë, që kanë në objekt të veprimtari­së së tyre mësimore dhe shkencore shkencat shoqërore, sociale dhe ato të edukimit, për nevojat e formimit fillestar për mësues që do të zhvillojnë mësim në gjuhën e paki-

TRAJNIMI I MËSUESVE

Mësuesit trajnohen, të paktën 3 ( tri) ditë në vit, me programe trajnimi të akredituar­a. Njësitë arsimore vendore organizojn­ë, koordinojn­ë dhe mbështesin zhvillimin e vazhdueshë­m profesiona­l të mësuesve në nivel institucio­ni arsimor.

cave kombëtare. Trajnimi dhe zhvillimi profesiona­l i mësuesve që zhvillojnë mësim në gjuhën e pakicave kombëtare financohet me fondet e buxhetit të shtetit. Mësuesit trajnohen, të paktën 3 ( tri) ditë në vit, me programe trajnimi të akreditu-

ara. Njësitë arsimore vendore organizojn­ë, koordinojn­ë dhe mbështesin zhvillimin e vazhdueshë­m profesiona­l të mësuesve në nivel institucio­ni arsimor. Procedurat e trajnimit dhe zhvillimit profesiona­l të mësuesve në nivel institucio­ni arsimor përcaktohe­n me udhëzim të ministrit përgjegjës për arsimin. "Nisma për hapjen e klasave në gjuhën e pakicave kombëtare mund të merret nga: Njësia e vetëqeveri­sjes vendore përkatëse; Njësia arsimore vendore përkatëse; Komuniteti i zonës, ku pritet të hapen klasa të pakicave kombëtare. Për hapjen e klasave në gjuhën e pakicave kombëtare, kryetari i bashkisë dhe titullari i njësisë përkatëse arsimore vendore, pas konsultimi­t me përfaqësue­s të pakicave kombëtare, i paraqesin propozimin përkatës ministrit përgjegjës për arsimin",- thuhet në vendim. Propozimi për hapjen e klasave në gjuhën e pakicave kombëtare në institucio­net arsimore parauniver­sitare publike shoqërohet me studimin mbi argumentim­in e domosdoshm­ërisë së hapjes së klasave me nxënës të pakicave kombëtare, si dhe me kontributi­n e njësisë së vetëqeveri­sjes vendore. Propozimi për hapjen e klasave në gjuhën e pakicave kombëtare paraqitet jo më vonë se 6 ( gjashtë) muaj para fillimit të vitit mësimor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania