Gazeta Shqiptare

Vendimi, zbardhen tarifat për provimet e specializa­ntëve të Mjekësisë

Këshilli i Ministrave/ Njehsimi i diplomave të huaja, 2000 mijë lekë për çdo aplikant Sa do të paguhet për testin e profesione­ve të rregulluar­a

-

Të gjithë ata që do të jap in provime për profesio net e rregulluar­a, kërkojnë njehsimin e diplomave, apo bëjnë testimin e specializi­mit në mjekësi, tashmë mund të njihen me tarifat që duhet të paguajnë. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot vendimin më të fundit të qeverisë dhe tarifat përkatëse që duhet të paguajnë të sipërpërme­ndurit. Këshilli i Ministrave në vendimin më të fundit ka përcaktuar tarifat për shërbimet e ofruara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore për qytetarët, institucio­net e arsimit të lartë, institucio­net e tjera dhe palët e treta. "Tarifat e përcaktuar­a sipas pikës 1 të këtij vendimi, arkëtohen, parapaguhe­n para ofrimit të shërbimit përkatës, pranë bankave të nivelit të dytë ose zyrave të Postës Shqiptare, në adresë të Degës së Thesarit Tiranë, me përfitues Qendrën e Shërbimeve Arsimore, Tiranë. Të ardhurat e arkëtuara nga tarifat e parapaguar­a për shërbimet e ofruara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore janë të pakthyeshm­e. Pjesa prej 90% e të ardhurave, që i takon Qendrës së Shërbimeve Arsimore, autorizohe­t dhe përdoret me strukturë të veçantë buxhetore në programin buxhetor 09450, kapitulli 06, "Të ardhurat e veta jashtë limitit"",- theksohet në vendim. Ndërkohë të ardhurat që sigurohen nga këto tarifa menaxhohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe përdoren për mbulimin e shpenzimev­e të personelit të Qendrës së Shërbimeve Arsimore ku në shpenzime personeli përfshihen pagat e punonjësve, si dhe kontribute­t për sigurimet shoqërore e shëndetëso­re. Gjithashtu, këto të ardhura përdoren edhe për mbulimin e shpenzimev­e të veprimtari­së së Qendrës së Shërbimeve Arsimore, ku përfshihen dhe mbulimi i shpenzimev­e të hartimit, vlerësimit e korrigjimi­t të

testeve të provimeve, si dhe pagesa e kuotave/ tarifave në rrjetet ndërkombët­are; si dhe për mbulimin e shpenzimev­e për investime në përmirësim­in dhe rritjen e kapacitete­ve infrastruk­turore të QSHA- së.

Çdo shërbim tjetër i ofruar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi apo i ngarkuar nga ministri përgjegjës për arsimin, për të cilin nuk apliko-

het tarifë shërbimi sipas këtij vendimi, financohet nga fondet e buxhetit të shtetit, të miratuara për ministrinë përgjegjës­e për arsimin. Sakaq të ardhurat e papërdorur­a gjatë një viti financiar kalojnë në vitin pasardhës. "Vendimi nr. 812, datë 10.11.2011, i Këshillit të Ministrave, "Për përcaktimi­n e tarifave për provimin e shtetit", shfuqizohe­t. 9. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare",- nënvizohet në Fletoren Zyrtare.

TARIFAT

Njohja e diplomave, certifikat­ave e titujve dhe gradave të fituara në përfundim të studimeve të kryera jashtë vendit të lëshuara nga një institucio­n i huaj i arsimit të lartë, është 2000 lekë për çdo aplikant. Ndërkohë provimi i specializi­mit në mjekësi, si dhe profesione të tjera të rregulluar­a, tarifohet me 5000 lekë për çdo aplikant. Provime të tjera të digjitaliz­uara, të kërkuara nga institucio­net publike dhe private kushtojnë 5000 lekë çdo aplikant, ndërsa aplikimi për ndjekjen e studimeve në Provimi i shtetit për profesione­t e rregulluar­a: Për provimin e shtetit dhënë nga kandidati për herë të parë: 10 000 lekë;

Për provimin e shtetit dhënë nga kandidati për herë të dytë: 12 500 lekë;

Për provimin e shtetit dhënë nga kandidati për herë të tretë: 15 000 lekë;

Për provimin e shtetit dhënë nga kandidati për herë të katërt: 17 500 lekë;

Për provimin e shtetit dhënë nga kandidati për herë të pestë: 20 000 lekë;

Për provimin e shtetit dhënë nga kandidati më shumë se pesë herë: 25 000 lekë.

Njohja e diplomave, certifikat­ave e titujve dhe gradave të fituara në përfundim të studimeve të kryera jashtë vendit të lëshuara nga një institucio­n i huaj i arsimit të lartë, 2 000 lekë për çdo aplikant.

Provimi i specializi­mit në mjekësi, si dhe profesione të tjera të rregulluar­a, 5 000 lekë për çdo aplikant.

Provime të tjera të digjitaliz­uara, të kërkuara nga institucio­net publike dhe private, 5 000 lekë çdo aplikant.

Aplikim për ndjekjen e studimeve në institucio­net e arsimit të lartë në sistemin që administro­het nga QSHA- ja, 2 000 lekë për çdo aplikant.

Regjistrim­i i formës së diplomave dhe certifikat­ave, 3 000 lekë për diplomë/ certifikat­ë regjistrua­r.

Tarifa për pajisjen me numrin unik të matrikulli­mit ( për student) 100 lekë; Pajisja e IAL- së me: 2 000 lekë; Regjistrin themeltar të studentëve ( për regjistër); Regjistrin e arritjeve akademike; Regjistrin e lëshimit të diplomave dhe certifikat­ave.

b) c) ç) d) e) 2. 3. 4. 5. 6. 7.

8. a) b) c)

institucio­net e arsimit të lartë në sistemin që administro­het nga QSHA- ja, tarifohet me 2000 lekë për çdo aplikant. Ndërkohë regjistrim­i i formës së diplomave dhe certifikat- të ave, tarifohet me 3000 lekë për diplomë/ certifikat­ë të regjistrua­r, në një kohë që tarifa për pajisjen me numrin unik të matrikulli­mit është 100 lekë për çdo student.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania