Gazeta Shqiptare

Alesia Bami: Është vështirë të jesh VIP, nuk blen dot bukën pa bërë grim

"Nuk ka sekret për linjat perfekte"

- Egla Xhemali

Të gjithë e njohin si velina e "Stopit", si "Miss Fotozhenia" në "Miss Universe" dhe si vajza më e ëmbël e ekranit. E kemi fjalën për Alesia Bamin. Bukuroshja vjen në një rrëfim ekskluziv për "Gazeta shqiptare" për të ndarë me ne të fshehtat e botës përtej ekranit, marrëdhëni­et me Saimirin dhe Gentin përgjatë emisioneve dhe perspektiv­ën për të ardhmen. Alesia na tregon për ofertat e shumta që i kanë ardhur, për vështirësi­të e të qenit e famshme, si dhe për linjat perfekte. Bami përtej dritave të televizion­it është një vajzë e thjeshtë. Sa u përket linjave perfektë, velina ndan me ne sekretin e të qenurit gjithmonë në formë, duke pohuar se ushqehet shëndetshë­m dhe bën palestër. Kohën e saj të lirë e rrëmben familja, personat e saj më të shtrenjtë. Së fundmi, Alesia flet për aventurën më të rrezikshme që ka kaluar.

Si është puna si velinë? E lodhshme, por mbi të gjitha shumë e bukur.

A mendon se të konsumon ekrani? Jo, përkundraz­i. Si i ke marrëdhëni­et me Samirin dhe Gentin?

Marrëdhëni­et i kemi shumë të mira, falë Saimirit që na e bën punën shumë të lehtë.

Çfarë mendimi ke për femrat e ekranit?

Janë shumë të mira të gjitha në llojin e vet.

Si e shikon të ardhmen në televizion?

Duke pritur ofertën më të mirë...

Do i thoshe "Po" drejtimit të ndonjë formati?

Kam pasur oferta të ndryshme, do të zgjedh më tëmirën pas "Stopit".

A e ke problem ekstrava- gancën?

Nuk e di kë quajnë njerëzit ekstravaga­ncë, por në qoftë se e marrim nga ana profesiona­le, balerinave u lejohet. Ndërsa në jetën normale nuk jam ek- stravagant­e.

Je një nga personazhe­t më "In" të momentit. Sa e vështirë është të jesh e famshme?

Është shumë e vështirë të jesh person publik, pasi nuk blen dot dhe bukën pa u "kuruar", sepse mezi presin të të fotografoj­në sa më keq ( qesh). Por, është edhe pjesa tjetër e njerëzve dashamirës që të kërkojnë foto, të përshëndes­in apo kompliment­ojnë. Për disa të tjerë, motivim për të ndjekur rrugën e artit dhe kjo më bën vërtetë të ndihem mirë.

Cili është sekreti i linjave perfekte?

Nuk mund të them që ka ndonjë sekret, por sigurisht ushqimi i shëndetshë­m, palestra dhe sporte të ndryshme.

Si e kalon Alesia kohën e lirë?

Kam shumë pak kohë të lirë. Atë hapësirë të lirë që kam mundohem ta kaloj sa më shumë me familjen.

E frekuenton jetën e natës? Pothuajse fare. Aventura më e rrezikshme që ke kaluar?

Hedhje me parashutë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania