Gazeta Shqiptare

Ramizi: Libri i Petro Markos të bëhet karton dhe asnjë kopje të mos lihet në qarkullim

Ultimatumi i Alisë: Të tërhiqet kopja e vetme e librit të Petros nga Kosova, që në asnjë mënyrë të mos botohet atje

- Nga Dashnor Kaloçi

Trajtimi i figurës së Enver Hoxhës në një vepër letrare apo dhe në artet figurative nga ana e shkrimtarë­ve dhe artistëve gjatë periudhës së regjimit komunist të para viteve ' 90- të, ishte një problem me mjaft zarar dhe paraqiste një risk të madh për autorët që merrnin përsipër trajtimin e "figurës së udhëheqësi­t kryesor", sidomos kur ai ishte në epiqendër të veprës si personazh kryesor i saj. Risku që mbartnin mbi vete krijuesit në rast të mos aprovimit të veprës, e cila trajtonte "figurën e udhëheqësi­t', nuk dëmtonte vetëm autorin e veprës, por edhe redaktorët, recensentë­t apo drejtuesit e Shtëpisë Botuese dhe ata të Lidhjes së Shkrimtarë­ve e Artistëve që kishin dhënë aprovimin për botimin e saj. Sidoqoftë kësaj, atë "risk" e patën marrë përsipër dhe provuar një numër jo i pakët shkrimtarë­sh e artistësh, por jo të gjithë arritën ta kalojnë me sukses "provën e zjarrit" mbi të cilën endej e ravijëzohe­j "figura dhe roli i udhëheqësi­t kryesor" në fantazinë e tyre krijuese. Ndër të parët që e pësoi këtë gjë, ishte dhe shkrimtari i njohur Petro Marko, i cili që në vitet 1972' 73, në romanin e tij me temë historike, "Një emër në katër rrugë", ( i cili u konsiderua si roman autobiogra­fik, merrte përsipër e trajtonte edhe figurën e Enver Hoxhës, kryesisht për periudhën e Monarkisë së Zogu. Madje duke e trajtuar atë gati- gati si personazh kryesor të veprës së tij, e cila jo vetëm që nuk u lejua të qarkullont­e pas botimit të saj nga ana e Shtëpisë Botuese "Naim Frashëri", por ajo shkaktoi një furtunë të vërtetë për të gjithë ata që lejuan botimin e saj. Dhe e gjitha kjo, pasi në veprën e tij, Petro Marko "nuk kishte trajtuar drejt figurën dhe rolin e Enver Hoxhës"?! Siç duket, fati i keq vazhdonte ta ndiqte "këmba- këmbës" Petro Markon, ( në vitet e para të pas Luftës, vuajti disa vjet burg politik), pasi botimi i librit të tij koncidoi edhe me fillimin e pranverës së vitit 1973, kur Enver Hoxha ndërmori "furtunën" e madhe ndaj shkrimtarë­ve dhe artistëve, ku autori me origjinë nga Bregu, u ndodh papritur në qendër të atij "cikloni", madje krejt i zbuluar. Të gjitha këto duken dhe nga këto dokumente arkivore që publikohen për herë të parë dhe të plota në faqet e këtij libri, ku krerët më të lartë të udhëheqjes, duke filluar nga Ramiz Alia, Hysni Kapo, Manush Myftiu, Mantho Bala etj., kanë bërë një sërë shënimesh mbi to, duke dhënë orientimet përkatëse për dënimin e autorit Petro Marko, si dhe atyre që kishin lejuar e dhënë viston për botimin e atij libri, si; Pipi Mitrojorgj­i, Ali Abdihoxha, Alqi Kristo, Dilaver Dilaveri, Dhurata Xoxe, Dalan Shapllo etj. etj. Aq i madh ka qenë alarmi i shkaktuar nga ai roman, saqë Ramiz Alia si rrallë ndonjë herë në të gjitha dokumentet që ai ka parë dhe nënshkruar, ka mbushur disa faqe të tëra me shkrimin e tij për ndëshkimin e atyre që lejuan botimin e tij, ( gjë e cila duket dhe nga faksimilet përkatëse që po i publikojmë në këtë shkrim, ekskluziv për "Gazeta Shqiptare"), libër i cili pa dritën e botimit vetëm pas shembjes së regjimit komunist pas viteve ' 90- të.

( vijon nga numri i kaluar)

RECENSIONI I ROMANIT TE PETRO MARKOS NGA DALAN SHAPLLO Recension për romanin "Gjikë Bua", (" Një emër në katër rrugë") Të Petro Markos

Romani i ri i Petro Markos, që pasqyron ngjarje të periudhës së Zogut, në tërësinë e vet është një vepër pozitive. Vlera e romanit lidhet me pasurinë e fakteve që sjell autori, me vërtetësin­ë e ngjarjeve dhe me riprodhimi­n besnik të atmosferës së kohës. Autori e ka pasur për qëllim të tregojë rrugën e formimit të katër fshatarëve ( me emrin Gjikë), nën ndikimin e rrethanave shoqërore dhe si pasojë e karakterit të tyre. Në përgjithës­i, Petro Marko ja arriti kësaj dhe tregoi formimin apo degjenerim­in e këtyre tipave. Përmes faktit të tyre del tabloja e jetës asi kohe, me gjithë të palarat e oborrit, të qarqeve të shthurura, me injorancën dhe brutalitet­in. Përveç kësaj autori është munduar të japë edhe lëvizjen revolucion­are të kohës, njerëz të thjeshtë të popullit me ëndrrat dhe aspiratat e tyre.

Vepra është shkruar me një stil të formuar, me letërsi dhe thjeshtë. Në pjesët kryesore romani zgjon interes dhe besohet. Romani ka vlera edukative.

 ??  ?? Petro Marko Petro Marko dhe Fatos Arapi
Petro Marko Petro Marko dhe Fatos Arapi
 ??  ??
 ??  ?? Ramiz Alia
Ramiz Alia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania